AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Partia e Zaev fiton shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA

Social Demokratët e Zoran Zaev dhe partnerët e tyre në koalicion BDI, kanë vulosur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës. Opozita hodhi akuza për mashtrime në zgjedhje.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA

Social Demokratët e kryeministrit Zaev në Maqedoni konfirmuan mbështetjen e gjerë, duke fituar 18 nga 35 komunat ku u mbajtën të dielën votime. Partia e Zaev mori 39 komuna në raundin e parë të 15 tetorit ku së bashku me zgjedhjet e dyta tani ka 57 nga 81 komunat e Maqedonisë në drejtimin e saj.

VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga Nikola Gruevski, pësoi një tjetër humbje dërrmuese, ku mori vetëm dy komuna në këtë raund të dytë. Në total, VMRO ka të ngjarë të ketë vetëm pesë kryekomunarë.

LSDM arriti të sigurojë fitore edhe në qytetin lindor të Shtipit, që konsiderohej gjerësisht si bastioni i fundit i madh i mbetur për VMRO-DPMNE. Partia gjithashtu mundi VMRO-DPMNE në komunat e Gazi Babës, Kisela Voda dhe Butel të Shkupit, të cilat tradicionalisht i përkisnin krahut të djathtë.

BDI fitoi në 11 komuna etnike shqiptare dhe arriti të ruajë dominimin e saj mbi rivalët kryesorë, si Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja BESA, të cilat krijuan së bashku një aleancë pas raundit të parë.

BDI siguroi një fitore në qytetin veriperëndimor të Tetovës dhe në komunën e Çairit në Shkup, që shihej si trofeu i zonave shqiptare. BDI arriti çuditërisht të fitojë në qytetin e Strugës, ku kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ishte favoriti pas raundit të parë.

Megjithatë, partia humbi ndaj Aleancës në qytetin e Gostivarit dhe BESËS në komunën e Zelinos.

Komuna e Bërvenicës ishte e vetmja zonë në të cilën një kandidat i pavarur fitoi në raundin e dytë të votimit.

Opozita vazhdon

Minuta pas mbylljes së votimeve, VMRO DPMNE tha se nuk do t’i njihte rezultatet, pasi kishin dalë nga proces i parregullt.

Në një fjalim dramatik, lideri i partisë Nikola Gruevski deklaroi se zgjedhjet ishin jodemokratike, duke pretenduar për mashtrimin zgjedhor dhe presion të qeverisë ndaj votuesve.

“Për shkak të parregullsive zgjedhore, dhunimit të demokracisë dhe shtetit, VMRO-DPMNE nuk i njeh zgjedhjet lokale”, tha Gruevski, duke akuzuar policinë se ka ndihmuar qeverinë.

Gruevski bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme të menjëhershme dhe i dorëzoi qeverisë një listë me shtatë kërkesa, të cilat ai tha se do të siguronin votim të lirë dhe të drejtë. Lista kërkoi dorëheqjen e kreut të Komisionit Zgjedhor dhe ngritjen e një prokurorie speciale që do të hetonte parregullsitë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të vitit të kaluar dhe në këto zgjedhje lokale.

Kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e tij i kërkoi kundërshtarit politik të rishikojë qëndrimin e tij.

“Shpresoj që ata do të gjejnë guximin për të vepruar si një trup politik serioz. I bëj thirrje udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së t’i vërë interesat e qytetarëve përpara,”, tha Zaev pas mbylljes së zgjedhjeve.

Vëzhguesit zgjedhorë nga OJQ-të MOST dhe Civil deklaruan se zgjedhjet vendore kishin qenë kryesisht të lira dhe demokratike, duke përmendur disa raste të izoluara parregullsish.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE ODIHR nuk e kanë bërë ende publik vlerësimin e tyre për raundin e dytë, por thanë se i pari ka qenë demokratik dhe i lirë.

Zgjedhjet lokale u panë si test për qeverinë e re të Zaev, që erdhi në pushtet në maj pas një krize të gjatë politike të 11 vjet qeverisje nga VMRO DPMNE – akuzuar gjerësisht për tendenca autoritare dhe korrupsion.

Lidershipi i VMRO DPMNE aktualisht po akuzohet nga Prokuroria Speciale e formuar në vitin 2015, gjatë një periudhe krize, pas mashtrimeve në zgjedhjet e mëparshme.

Etiketa: AkuzaBDIfitoreGruevskiKorrupsionkrizeliraLokaleMaqedoniNikola GruevskiODIHROpozitaOSBEPartiaProkuroriaProkuroria SpecialeShkupshqiptareVëzhguesitVMRO DPMNEvotimzgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.