AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Krimeve të Luftës në Kosovë në librin e BIRN

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopertina e librit elektronik.

BIRN ka publikuar një e-book mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës, që synon të rrisë kuptimin në lidhje me gjykatën e re të themeluar së fundmi që do të gjykojë ish-guerilasit për krime gjatë dhe pas luftës.

Kopertina e librit elektronik.

Libri elektronik i BIRN-it, i titulluar “Dhomat e specializuara të Kosovës: Nga hetimet tek aktakuzat“, i botuar të martën, përfshin analiza ekspertësh, intervista dhe raporte arkiv që gjurmojnë historinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës që nga hetimi fillestar i Këshillit të Europës për krimet e kohës së luftës dhe ato të pas luftës nga luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës deri te themelimi i gjykatës së re që do t’i gjykojë ata në Hagë.

Para aktakuzave të para, BIRN përpiloi arkivin e tij të gjerë në lidhje me këtë temë në një guidë gjithëpërfshirës për mënyrën se si do të funksionojë gjykata, cilat janë sfidat e saj kryesore dhe çfarë kanë për të thënë lojtarët kyç në lidhje me akuzat dhe ndjekjet e ardhshme penale.

Libri elektronik mund të shkarkohet pa pagesë në gjuhën angleze, shqipe, serbe dhe maqedonase.

“Themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës është shoqëruar me polemika – gjykata shihet si e njëanshme në Kosovë, sepse ajo shënjestron vetëm një grup etnik, ndërsa në Serbi ajo është përshëndetur si shpresa e fundit për drejtësi për serbët e Kosovës. Në këtë atmosferë të nxehtë, ne besojmë se ky libër elektronik mund të jetë një mjet i çmuar për këdo që ka ndjekur këtë rrugë torturuese drejt drejtësisë,” tha redaktorja e librit, Marija Ristic, drejtoreshë e programit të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkani të BIRN.

“Ne shpresojmë gjithashtu që ai do të kontribuojë në një mirëkuptim më të mirë të çështjeve komplekse që kanë të bëjnë me sjelljen e njerëzve para drejtësisë për krimet e kohës së luftës – një nga vlerat thelbësore të punës së BIRN-it në fushën e drejtësisë tranzicionale,” shtoi ajo.

Edhe pse me bazë në Hagë, Gjykata Speciale është ligjërisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por e pavarur nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe me staf ndërkombëtar, ndërkohë që të gjitha vendimet dhe emërimet që kanë lidhje me gjykatën do të merren Bashkimi Evropian.

Dhomat e Specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet që kanë ndodhur midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 dhe që janë kryer ose kanë nisur në Kosovë, që do të thotë se ajo mund të ndjekë penalisht krimet e kryera në Shqipëri, pasi shumë nga të burgosurit që u morën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës u mbajtën nëpër kampe në veri të Shqipërisë.

Ajo do të dëgjojë çështje që ngrihen nga raporti i Task Forcës Speciale Investigative të BE-së i cili tha se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së do të përballeshin me akuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti i SIFT u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili pretendonte se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidentin aktual Hashim Thaçi, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Thaçi i mohoi akuzat dhe që kur u bë president në shkurt të këtij viti, ai ka mbështetur publikisht themelimin e gjykatës së re.

Gjatë 17 viteve të fundit që nga përfundimi i luftës, komuniteti ndërkombëtar ka administruar drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e tij kanë qenë të dobëta – më pak se 20 vendime përfundimtare në rastet e krimeve të luftës. Serbia ka ndjekur penalisht shtatë që kanë lidhje me luftën në Kosovë.

Megjithatë, besohet se prokuroria e Kosovës nuk mund të trajtonte çështje delikate kundër zyrtarëve të lartë, që ishte edhe një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të ngrinte gjykatën e re.

Për ta shkarkuar këtë e-book, klikoni këtu.

Për të shkarkuar versionet pdf, klikoni këtu.

Etiketa: AkuzaBallkaniBashkimi EvropianBEBIRNDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHashim ThaçiHetimHetimetKëshilli i EuropësKosovëKrimeLIBLibriLigjndalimeParapresidentProkuroriaPunëPunëtorRaportiromromëSerbiSerbiaSHshqipShqipëriUshtriaVendimetvrasje
Tjetri
Shtetet e Ballkanit dalin mirë në renditjen e Të Bërit Biznes

Shtetet e Ballkanit dalin mirë në renditjen e Të Bërit Biznes

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.