AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rritja e tarifave kufizon aksesin dhe rekursin në gjykata

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Tiranës | Foto nga : BIRN

Organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë se vendosja e një tarife të re maksimale për fillimin e një procesi gjyqësor si dhe rritja e tarifës për ankimim në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë kufizojnë aksesin në gjykatë dhe të drejtën për rekurs të qytetarëve.

Gjykata e Tiranës | Foto nga : BIRN

Të enjten Kuvendi pritet të mblidhet në seancë plenare për të votuar projektligjin “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e tarifave gjyqësore dhe ato të shërbimeve që ofrohen nga sistemi gjyqësor, me qëllim rritjen e eficencës, përmirësimin e shërbimit dhe të financimit të sistemit gjyqësor.

“Projektligji është pjesë e një pakete ligjore që synon përmirësimin e aksesit në gjykatë për çështje të bazuara në ligj, uljen e mbingarkesës së gjykatave si dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë për përdoruesit e gjykatës,” shkruhet në relacionin shoqërues.

“Gjithashtu një efekt i pritshëm është rritja e të ardhurave nga shërbimet e ofruara nga gjykata si dhe promovimi i zgjidhjes së konflikteve gjyqësore nëpërmjet formave alternative si ndërmjetësimi apo arbitrazhi,” shton relacioni.

Edhe pse projektligji sjell disa risi pozitive, si uljen e tarifës minimale për gjykimin e çështjeve civile, organizatat e shoqërisë civile ankohen se rritja e tarifës maksimale për fillimin e një çështjeje gjyqësore në 20 milionë lekë dhe vendosja e tarifës gjyqësore për rekurs në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, shënojnë hapa mbrapa, për të cilat ato i bëjnë thirrje parlamentit që të rishikohen.

Sipas relacionit, ky projektligj është hartuar nga një grup pune ekspertësh të nivelit të lartë, ndërkombëtarë dhe vendas, të angazhuar si pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, të cilët kanë punuar mbi një draft fillestar të misionit EURALIUS- projekti i Bashkimit Europian për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Në raportin e përgatitur nga Komisioni për Çështjet Ligjore për seancën plenare të parlamentit, ai rekomandon miratimin e projektligjit, duke u shprehur se janë diskutuar dhe reflektuar dhe rekomandimet e ardhura në komision.  Por jo çdokush bie dakord me draftin e konsoliduar nga Komisioni i Ligjeve.

Disa organizata të shoqërisë civile si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA, qendra për Shërbime Ligjore Falas Tiranëë, TLAS, qendra ‘Res Publica’ dhe të tjera, vazhdojnë të kenë rezerva serioze mbi draftin e projektligjit që pritet të votohet nga deputetët.

Nëpërmjet një kërkese për rishikimin e draftit, drejtuar Komisionit të Ligjeve, drejtori ekzekutiv i OSFA’s, Andi Dobrushi shprehet se pavarësisht përparësive të draftit në krahasim me legjislacionin aktual, projektligji i propozuar vazhdon të kufizojë të drejtën e aksesit në gjykatë dhe të paraqitjes së ankimit, duke cënuar parimin e sigurisë juridike, atë të proporcionalitetit si dhe interesin publik.

“Vendosja e tarifës maksimale prej 20.000.000 lekësh përbën një limit maksimal shumë të lartë dhe të pajustifikuar, që i vendoset një subjekti që fillon një proces gjyqësor për të kërkuar rivendosjen e një të drejtë ose interesi të ligjshëm të shkelur,” shkruan Dobrushi.

“Parashikimi i një limiti të tillë mundëson vendosjen e tarifave gjyqësore të papërballueshme për subjektet që i drejtohen gjykatës, duke cënuar të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë në kuadrin e procesit të rregullt ligjor,” shtoi ai.

Sipas OSFA-s, tarifat gjyqësore për gjykimin e çështjeve në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, gjithashtu kufizojnë të drejtën e shtetasve për akses në drejtësi.  Fondacioni nënvizon se rritja e tarifës aktuale të ankimit nga 200 lekë në një tarifë që varion nga 2,000 deri në 10 milionë lekë është një rritje shumë e madhe.

Nëse legjislacioni aktual në fuqi ka një tarifë të vetme me një pagesë maksimale që shkon deri në 1% të padisë për të gjithë procesin gjyqësor dhe vetëm i shtohet një taksë pulle 200 lekëshe në Apel, projektligji i ri parashikon përveç tarifës maksimale prej 20 milionë lekësh në Shkallën e Parë, pagesën e një tarife deri në 10 milionë lekë për çdo ankim ose rekurs në Apel ose Gjykatën e Lartë.

Sipas OSFA-s, ky parashikim në draftin e fundit është vazhdimësi e projektligjit të mëparshëm, i cili parashikonte pagesën e 0.5% të vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë dhe në Gjykatën e Lartë.

Fondacioni shprehet se nëpërmjet kushtëzimit të pagesës së një shume për rekurs deri sa gjysma e shumës së paguar për inicimin e gjykimit, përbën një kufizim të së drejtës të ankimit.

“Parashikimi në projektligjin e ri i tarifës nga 2.000 lekë deri në 10.000.000 lekë për të paraqitur ankim dhe rekurs nga 200 lekë që është me parashikimin nënligjor aktual, përbën një ndryshim joproporcional dhe të pajustifikuar nga interesi publik,” shkruan Dobrushi.

“Për rrjedhojë, mosplotësimi i këtyre dy kushteve në mënyrë kumulative do të përbënte cënimin e parimit të sigurisë juridike nëpërmjet miratimit të këtij parashikimi ligjor,” përfundon ai.

Kritike ndaj projektligjit është dhe qendra ligjore “Res Publica,” e cila nënvizon se tarifa gjyqësore maksimale prej 20 milionë lekësh është joproporcionale. Në letrën dërguar Komisionit të Ligjeve, drejtori ekzekutiv i “Res Publica”, Dorian Matlija shprehet se edhe tarifa për gjykim në Gjykatën e Apelit është shumë e lartë dhe e paarsyeshme.

“Arsyeja e investimit të Gjykatave të Apelit është për të korrigjuar parregullsitë e konstatuara në gjykimin në shkallë të parë. Parimisht, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon që të lejohet të paktën një shkallë ankimi dhe shkalla më e rëndësishme në rastin tonë gjykojmë se është Gjykata e Apelit sepse ajo gjykon mbi faktet në mënyrë të plotë,” shkruan Matlija.

“Nëse një person ka paguar tarifën për të nisur procesin gjyqësor kjo tarifë duhet të jetë e vlefshme deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë,” shtoi ai.

Duke theksuar se aksesi në drejtësi përbën një nga karakteristikat themelore të një shoqërie që drejtohet nga shteti i së drejtës, TLAS gjithashtu shpreh shqetësimin që ky shërbim ndaj qytetarëve nuk mund të kostifikohet.

“Aksesi në drejtësi është një kërkesë praktike dhe jo një aspirim teorik për individët, veçantërisht për shtresat në nevojë të shoqërisë,” TLAS i shkruan Komisionit të Çështjeve Ligjore. “Është detyrë e shtetit ta sigurojë këte akses në mënyrë praktike dhe efektive për këdo në shoqëri,” përfundoi organizata.

 

Etiketa: AnkimAnkimiApelBashkimit EuropianBIRNdeputetDorian MatlijaEuraliusGjykataGjykata e ApelitGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqKomisionKomisioni i LigjeveKomisioni për Çështjet LigjorekushtetueseKuvendiLigjpaktProjektligjProjektligjiProjektligji i riSHshqipShqipëriTiranëVendimi
Tjetri
Rimëkëmbja ekonomike shtyhet për vitin 2019

Rimëkëmbja ekonomike shtyhet për vitin 2019

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.