AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vendimet për Kumanovën shkaktojnë protesta në Kosovë

Die MorinaShkodran NikcingaDie MorinadheShkodran Nikci
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues në Kosovë duke djegur flamurin maqedonas të enjten në mbrëmje. Foto: BIRN.

Njerëz në Kosovë kanë protestuar kundër dënimeve të rënda që u dhanë për personat e përfshirë në shkëmbimin dy ditor të zjarrit në Kumanovë, Maqedoni, në vitin 2015, ndërsa kryeministri Haradinaj tha se ai i kishte bërë thirrje ambasadorit të Kosovës për konsultime.

Protestues në Kosovë duke djegur flamurin maqedonas të enjten në mbrëmje. Foto: BIRN.

Dhjetëra protestues u mblodhën të enjten në Pejë, Kosovë, për të kundërshtuar dënimet e rënda me burg që u dhanë për 37 shqiptarët e akuzuar për pjesëmarrje në një shkëmbimin e përgjakshëm dy ditor të zjarrit me policinë në Kumanovë, Maqedoni, në 2 maj 2015.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ai kishte kujtuar ambasadorit të Maqedonisë të këshillohej me të.

Pjesëmarrësit në tubimin në Pejë dogjën flamurin maqedonas në shenjë zemërimi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me këtë padrejtësi që u bë përsëri ndaj shqiptarëve,” tha Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekaj, të cilin gjykata në Shkup e dënoi me burgim të përjetshëm.

Shumë nga 37 të pandehurit janë me origjinë nga Kosova dhe janë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Zekaj tha se ajo ishte e zhgënjyer sidomos nga qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Haradinaj, që nuk i mbrojti qytetarët e saj.

Para deklaratës së kryeministrit, ajo tha: “Qytetarët i votuan ata me shpresë se do të bënin diçka për luftëtarët, për të gjithë ata që luftuan për këtë vend dhe idealet e tij, por kryeministri nuk ka bërë as edhe një deklaratë për çështjen e Kumanovës.”

Gjykata Penale e Shkupit të enjten dënoi me burgim të përjetshëm 37 të pandehur etnikë shqiptarë të akuzuar për përfshirje në shkëmbimin e zjarrit me policinë në Kumanovë në vitin 2015. Shumica e të pandehurve të tjerë morën dënime të gjata me burg.

Të pandehurit u gjetën fajtorë për terrorizëm, ose për pjesëmarrje ose ndihmë në shkëmbimin dy ditor të zjarrit ku mbetën të vdekur 18 persona, përfshirë tetë policë.

Përveç protestës në Pejë, në Gjilan një grup tifozësh futbolli protestoi gjithashtu kundër dënimeve.

Partia më e madhe opozitare e Kosovës, Vetëvendosja, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Shkupit si “të movituar politikisht dhe çnjerëzor” dhe tha se ajo kishte shkelur konventat e të drejtave të njeriut.

“E kaluara në Maqedoni ka treguar se shumë raste dhe padi kundër shqiptarëve kanë rezultuar në procese të montuara nga autoritetet shtetërore, duke diskredituar autoritetet hetuese dhe sistemin gjyqësor. Deri tani, qeveria e re e Maqedonisë nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj për të marrë masa kundër atyre që ngritën çështje të tilla,” thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes.

Vetëvendosja tha se vetëm një hetim profesional ndërkombëtar i të gjithë ngjarjes do të vendoste drejtësi për të gjithë personat e përfshirë në të.

“Ne ftojmë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë që të angazhohen politikisht dhe diplomatikisht në krijimin e një gjyqi të drejtë  dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e Kumanovës,” tha partia.

Disa nga të pandehurit e kanë pranuar pjesëmarrjen në përleshjet e armatosura me policinë maqedonase, por u shprehën se ata ishin viktima të një strukture të motivuar politikisht, të sajuar nga qeveria e mëparshme në Maqedoni, e udhëhequr nga partia VMRO DPMNE.

Një qeveri e re e udhëhequr nga Social Demokratët në Maqedoni, nën drejtimin e Zoran Zaev, u krijua në maj. Para dhënies së vendimit, Zaev tha se partia e tij po kërkonte një mënyrë që disa çështje problematike nga e kaluara të shqyrtoheshin si duhet.

Zaev tha se ai personalisht do të dëshironte të rishikonte një rigjykim të çështjes së shkëmbimit të zjarrit në Kumanovë me ndihmë ndërkombëtare për të garantuar paanshmëri më të madhe. Një grup special ekspertësh ligjorë po shqyrtojnë tashmë një ligj që do të lejonte rigjykime të tilla.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këmbënguli se qeveria e Kosovës e kishte ndjekur me kujdes rastin.

“Ne e kemi ndjekur me kujdes dhe vëmendje procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë në maj 2015 dhe dënimet e dhëna nga Gjykata në Shkup. Duhet të vendoset drejtësi, duke filluar me hedhjen dritë të atyre që ndodhën, me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte në zbulimin e plotë të së vërtetës, për të cilën përpiqemi të gjithë,” tha ai.

Ai shtoi: “Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje ambasadorit në Shkup, Ylber Hysa, për konsultime të brendshme dhe ka i bërë thirrje për sqarim ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Kosovë për të njëjtën çështje.”

Etiketa: Behgjet PacolliBIRNBurgGjilanGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHaradinajHetimKosovaKosovëLigjMaqedoniMasapadiParaPartiaProtestaprotestuesQeveriaRamush HaradinajSHShkupshqipVendimetviktimaVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri

KLSH: MAS shkeli ligjin me maturën 2016 dhe penalizoi maturantët pa të ardhura

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.