AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata zbut akuzat për ish-policin, nga narkotrafiku në gjykim për “shpërdorim detyre”

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia shqiptare gjatë një aksioni anti-kanabis. Foto: Policia e Shtetit.

Ish-oficeri i policisë në arrati Renaldo Avdylaj, i cili akuzohej si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të kultivimit dhe trafikut të kanabisit, do të gjykohet vetëm për “shpërdorim detyre” pasi gjykata vendosi moskopetencë në një seancë paraprake të vlerësimit të provave. Prokuroria nuk është dakord me vendimin, por thotë se nuk ka mundësi apelimi.

 

Policia shqiptare gjatë një aksioni anti-kanabis. Foto: Policia e Shtetit.

Renato Avdylaj, efektivi i policisë së Vlorës i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj,  nuk do të hetohet dhe gjykohet si pjesë e këtij grupi kriminal, por veçmas dhe vetëm për akuzën “Shpërdorim detyre”.

Vendimi për të ndarë Avdylajn, nga pjesa tjetër e të pandehurve të dosjes së prokurorisë në të cilën ai akuzohej si pjesë e këtij grupi kriminal dhe zbutur akuzat ndaj tij, është marrë në seancën paraprake që është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ditën e sotme.  Prokurorët e dosjes i thanë BIRN se vendimi i gjykatës në këtë seancën “është i pabazuar në ligj dhe prova”, por ata nuk kishin mundësi ligjore për  ta ankimuar atë.

Grupi në të cilin prokuroria pretendon se bën pjesë edhe Avdylaj u godit një vit më parë, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora,  dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis. Sipas Prokurorisë, Haxhiraj  bashkëpunonte me në atë kohë punonjësin e policisë, Renaldo Avdyli, të afërmin e tij, Xhovalin Baço dhe shtetasit Shkëlqim Koçiaj, Marjus Bajrami dhe Reshat Radhima.  Në kërkesën për gjykim që dorëzoi në fillim të tetorit në gjykatë, prokuroria thotë se mes Haxhirajt dhe Renaldo Avdylit, i cili mbante detyrën e ndihmës-specialistit në sektorin e antikrimit ekonomik në drejtorinë e Policisë së Vlorës kishte komunikim të vazhdueshëm lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Avdyli sipas përgjimeve të paraqitura në atë kërkesë për gjykim dyshohet se jo vetëm zotëronte edhe vetë një parcelë me kanabis, por të paktën në një rast ka dekonspiruar përpjekjet e kolegëve të tij policë për të gjetur prova për grupin e mësipërm.

Ndërkohë pak javë më parë ky grup u përfshi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe në dosjen kundër atij që u pagëzua prej akuzës si “grupi kriminal Habilaj”, dosje në të cilën hetohet edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Megjithatë gjyqtarja Ilirjana Olldashi në seancën paraprake, në të cilën ka vlerësuar provat e prokurorisë pranoi si të mirqënë hetimin e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Ended Nakuçi për Taulant Haxhiraj, Xhovalin Baco, Shkelqim Koçiaj, Reshat, Radhima, Marjus Barjami, Klajdis Imeri, Anis Pajo, por vendosi që për ish-oficerin e policisë nuk kishte prova të implikimit në kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe se ai mund të akuzohej vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Menjëherë pas këtij vendimi prokurorët e çështjes do shpallin moskopetencën hetimore për rastin e Avdylajt dhe çështja ndaj policit të shpallur në kërkim për më shumë se një viti, do i kalojë për veprime të mëtejshme gjykatës së Vlorës, ku Avdylaj do gjykohet vetëm për “Shpërdorim Detyre”.

Prokurorët e dosjes thanë se vendimi i gjykatës në seancën paraprake është i pabazuar në ligj dhe prova, por ata thanë se ishin në pamundësi ligjore për  ta ankimuar atë. “Këto janë pasojat e ligjit. Një gjyqtare e vetme vlerëson për gjysëm ore hetimin dhe punën që një prokuror ka kryer për një vit me rradhë”, i tha BIRN një prej prokurorëve.

Ata thanë se ishin të bindur dhe kishin prova konkrete që Avdylaj, kishte “parcelë droge në fshatrat e Vlorës dhe se ishte pjesë e këtij grupi kriminal, që drejtohej nga Taulant Haxhiraj”.

Mirëpo tani këto akuza janë rrëzuar nga gjyqtarja Olldashi dhe pritet që shumë shpejt ish-polici i akuzuar prej prokurorisë si i implikuar në kultivimin e drogës, do gjykohet vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas dosjes që prokuroria dorëzoi për gjykim  i dyshuari si kreu i grupit Taulant Haxhiraj, siguronte mbrojtje për bashkëpuntorët e tij, duke qenë se ai kishte lidhje me inspektorin e Policisë të pandehurin Renaldo Avdyli dhe efektivë të tjerë policie të paidentifikuar ende. Prokurorët thonë se nga hetimet  dhe procesverbali i transkriptit i një bisede telefonike të kryer më 7 gusht 2016 mes Haxhirajt dhe Avdylit, i cili përshkruhet në kërkesën për gjykim, ekspozohen përpjekjet e punonjësit të policisë që bashkëpunëtori i tij në kultivimin e kanabisit të mos binte pre e një agjenti të infiltruar.

“Po erdhi ndonjë nga Kruja atje mos e qas as për kafe as për tutje…Nonji i panjohur krutan,” mësohet t’i ketë thënë Avduli Haxhirajt përmes telefonit.

Sipas Prokurorisë, biseda lidhej me përpjekjen për të infiltruar një agjent të policisë si blerës kokaine dhe kanabisi brenda grupit të Haxhirajt. Insistimit të këtij të fundit për të mësuar arsyet, Avduli i është përgjigjur: “Mos e qas thashë se është nga tanët…”.

Implikimi i punonjësve të policisë në fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit gjatë vitit 2016 ka qenë një ndër çështjet më të debatuara të politikës gjatë dy viteve të fundit. Për këtë arsye, një numër i madh drejtuesish të policisë në rrethe u ndryshuan në pranverën e vitit 2017, ndërkohë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka premtuar “vettingun” në polici për ta adresuar këtë çështje.

Etiketa: AkuzaavdyliBIRNdosjeDrogeFatmir XhafajGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqtareHabilajHetimetkanabisKanabisikokaineLigjMASmbrojtjepaktpoliciPoliciaPolicia e ShtetitprodhimprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëSaimir TahiriShpërdorim detyreshqiptareVendimiVladimir MaraVloraVlorë
Tjetri
Zoti Trump shkon në Kinë

Zoti Trump shkon në Kinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.