AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kërcënimi për t’u larguar nga CEFTA shkakton debat në Kosovë

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga faqja e Facebokkut të Dhomës së Tregtisë së Kosovës.

Ndërsa qeveria e Kosovës kërcënon se do të tërhiqet nga CEFTA, duke cituar trajtimin e saj të pabarabartë, ekonomistët paralajmërojnë se ndalimi i tregtisë së lirë rajonale do të rezultojë në ngritjen e çmimeve.

Foto nga faqja e Facebokkut të Dhomës së Tregtisë së Kosovës.

Njoftimi i fundit i Kosovës se ajo mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore, CEFTA, për shkak të asaj që ajo e shikon si trajtim të pabarabartë, ka shkaktuar një debat në lidhje me këtë plan dhe me pasojat e tij të mundshme.

UNMIK, i cili përfaqëson Kosovën në CEFTA, i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë të rishqyrtojë kërcënimin, ndërsa shumica e ekspertëve vendas paralajmërojnë se një lëvizje e tillë do të rriste çmimet e shumë mallrave të importuara.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Bajram Hasani, tha të premten se Kosova do të shqyrtonte mundësinë për t’u tërhequr nga CEFTA nëse nuk merret parasysh kërkesa e saj për përfaqësim të drejtpërdrejtë – në vend që të përfaqësohet nga UNMIK-u.

“Jemi ftuar të marrim pjesë në tryezën e rrumbullakët të CEFTA-s më datën 23 të këtij muaji. Sigurisht që do të ngremë disa çështje atje. Ne i kemi kërkuar gjithashtu zyrës së BE-së që të ushtrojë presion mbi UNMIK-un që të heqë dorë nga preambula dhe të njihet si Republika e Kosovës,” citohet të ketë thënë të premten Bajrami.

“Sigurisht që ka një mundësi tjetër, të njihemi si Kosova nga të gjithë shtetet anëtare dhe të trajtohemi njësoj. Përndryshe, mund të shqyrtojmë mundësinë e tërheqjes nga CEFTA, nëse kërkesa jonë nuk merret parasysh,” tha Hasani.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ra dakord se ishte hera e parë që Kosova ndërmerrte një qasje të ashpër, duke thënë se vendimi në të kaluarën për të lejuar UNMIK-un të përfaqësonte Kosovën në CEFTA kishte qenë një gabim.

“Kosova duhet të  angazhojë ekspertizë ligjore për të argumentuar pro kërkesave e saj për të mos lejuar që fati i marrëveshjeve të tilla të mbetet në duart e ndërkombëtarëve, siç ka ndodhur me marrëveshjen e CEFTA-s të udhëhequr nga UNMIK,” tha Gerxhaliu për BIRN.

Ai tha se ndërkohë që Kosova duhej të ishte pjesë e proceseve rajonale, ajo duhet të kishte alternativa të tjera, sepse duhet të jetë njësoj me vendet e tjera në interes të zhvillimit të saj ekonomik.

“Nuk mund të ketë CEFTA në të ardhmen dhe asnjë treg rajonal, nëse ne nuk jemi të barabartë,” tha ai. “Ne duhet të tregojmë se jemi një shtet dhe ky realitet duhet të pranohet nga të gjithë, kështu që nëse nuk jemi të barabartë, nuk është e nevojshme të jemi pjesë e nismave që vetëm na dëmtojnë.”

Megjithatë, disa ekspertë ekonomikë thonë se ndërkohë që e kuptojnë argumentin e qeverisë, kjo e fundit duhet të jetë e ndërgjegjshme se pasojat e një vendimi të tillë do t’i vuanin qytetarët e thjeshtë.

“Ne kemi nevojë për më shumë integrim dhe jo disintegrim,” tha për BIRN drejtori i Kolegjit Universitar të Universum në Kosovë, Alejtin Berisha.

Berisha e pranoi se ishte problematike për Kosovën që të përfaqësohej në CEFTA nga UNMIK-u dhe jo nga qeveria e saj. Por ai shtoi se kjo çështje duhej të diskutohej me kujdes, pasi largimi nga CEFTA do të kishte pasoja për njerëzit.

“Tërheqja e Kosovës do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj ekonomik, pasi çdo mbyllje kufiri redukton efikasitetin, ul konkurrencën brenda tregut dhe rrit çmimet,” tha ai.

Berisha pohoi se konsumatorët do të përfundonin duke paguar çmime më të larta për shumicën e produkteve. “CEFTA nuk është një nga marrëveshjet tona më të mira, por është ende e domosdoshme,” tha ai.

Drita Dobranja, një studiuese në Institutin “Riinvest”, druhet gjithashtu se një lëvizje e tillë do të rriste çmimet e importeve nga vendet në rajon – të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të tregut konsumator në Kosovë.

“Si pjesë e CEFTA-s, Kosova ka përfitime të tregtisë së lirë me vendet në rajon,” tha ajo. “Me mundësinë që Kosova të tërhiqet nga CEFTA, ajo do të duhej të negocionte marrëveshje dypalëshe tregtie të lirë me vendet e rajonit në mënyrë që të jetë në gjendje të vazhdojë të tregtojë lirshëm,” përfundoi Dobranja.

CEFTA u krijua në vitin 1992. Shumica e ish-anëtarëve të saj në Europën Lindore janë larguar, duke iu bashkuar Bashkimit Europian. Shtetet anëtare aktuale janë Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe UNMIK, që përfaqëson Kosovën. Kosova iu bashkua CEFTA-s në vitin 2007, por s’mundi të bashkohej me të drejtën e saj për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur ish-provincën e saj si një shtet të pavarur.

Etiketa: BajramBashkimit EuropianBEBIRNBosnjaKosovaKosovëMaliMali i ZiMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeMoldaviandikimpasojaQeveriarajonRepublika e KosovësSerbiashqipShqipëriaTregUNMIKVendimi
Tjetri
Myslimanët në Ballkan organizojnë një kundërsulm ndaj radikalëve

Myslimanët në Ballkan organizojnë një kundërsulm ndaj radikalëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.