AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatët kërkojnë platformë mediatike për t’u ndryshuar mendjen bullgarëve

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ahmadi, Martini dhe ekipi i tyre në Sofje, Bullgari. Foto: HITL: Human in the Loop

Të gjendur përballë një rritje armiqësie nga shtetasit bullgarë, refugjatë dhe aktivistë duan të ngrenë një platformë mediatike që do t’u tregojë njerëzve se si janë në të vërtetë ata.

Ahmadi, Martini dhe ekipi i tyre në Sofje, Bullgari. Foto: HITL: Human in the Loop

Ahmedi u largua nga vendi i tij i Afganistanit një vit më parë. Jetesa atje si përkthyes për trupat e NATO-s nuk ishte “më e sigurt” për të.

Duke mos pasur asnjë rrugë ligjore për të hyrë në Evropë, ai hyri në mënyrë të jashtëligjshme nga Bullgaria, ku ka jetuar që atëherë dhe ka shijuar jetën e tij të re.

“Kisha thjesht nevojë për një vend të sigurt ku të mund të jem larg njerëzve të këqij. Për mua, Bullgaria është një vend i këndshëm. Jeta ime këtu është shumë më e mirë,” tha ai për BIRN.

Pasi mori azilin në Bullgari dhe u largua nga qendra e refugjatëve në lagjen Voema Rampa të Sofjes, ai dëshiron të ndihmojë refugjatët e tjerë të shmangin disa nga problemet me të cilat ai u përball gjatë vitit të tij të parë në Bullgari.

Kështu ai u takua me Iva Gumnishka, një aktiviste bullgare që punon për të ofruar mundësi punësimi për refugjatët në vend.

Së bashku ata organizuan një takim shkëmbimi idesh në fund të tetorit, i cili mblodhi së bashku programues, sipërmarrës, projektues dhe refugjatë, për të gjetur zgjidhje inovatore që mund t’i ndihmojnë azilkërkuesit të përballen me jetën e tyre të re në Bullgari.

Ideja që fitoi më shumë mbështetje nga refugjatët pjesëmarrës ishte krijimi i një “True News” – një platformë interneti për të kundërshtuar tregimet mbi refugjatët në media dhe për të siguruar informacione të besueshme për gjendjen reale në vendet e tyre.

Një ekip i udhëhequr nga dy programues bullgarë, të ndihmuar nga një grup refugjatësh afganë, ka zhvilluar tashmë një prototip për një platformë për shpërndarje videosh, që mund të përdoret për të shpërndarë klipe mbi përvojat, opinionet dhe lajmet midis refugjatëve dhe rrjetit të tyre.

“Shumica e njerëzve mendojnë se refugjatët janë terroristë. Por shumica prej nesh janë thjesht njerëz që kanë luftëra në vendet e tyre dhe është dashur të largohen që atje. Ne duam të fshijmë imazhin e keq që është krijuar për ne,” tha Ahmad.

Një anketim i kohëve të fundit, i zhvilluar nga qendra sociologjike hulumtimi me bazë në Sofje “Trend”, ka konfirmuar përshtypjet e Ahmadit në lidhje me qëndrimin negativ që kanë shumica e refugjatëve ndaj bullgarëve.

Rreth 84 për qind e 1, 004 pjesëmarrësve në anketim thanë se vendi i tyre s’duhet të pranojë më refugjatë nga Lindja e Mesme.

Një përqindje e ngjashme, 82 për qind, dukej e bindur se marrja e emigrantëve ekonomikë nga rajonet e shkatërruara nga lufta nuk ishte një ide e mirë në përgjithësi.

Martin Dimitrov, një nga programuesit e programeve kompjuterike të angazhuar me projektin, tha se platforma do t’i lejojë azilkërkuesit të ndajnë informacione rreth vetes dhe jetës së tyre në kampet e refugjatëve, ndërsa në të njëjtën kohë u tregojnë bullgarëve se ata janë “thjesht njerëz të zakonshëm”.

Përmbajtja origjinale, e krijuar nga refugjatët, më pas do të monitorohej dhe moderohej nga vendas përgjegjës për faqen, që do të orientonte publikun e gjerë dhe mediat bullgare.

“Ne duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Reputacioni i keq i refugjatëve vjen nga fakti që zakonisht janë palët e treta ato që flasin dhe shkruajnë për ata,” tha Dimitrov.

Ai dhe Iva Gumnishka besojnë se një platformë e tillë do të kishte shumë më tepër potencial dhe ata aktualisht po kërkojnë fonde shtesë dhe programues vullnetarë softuerësh që ta sjellin në jetë idenë.

Gumnishka e pranoi se një projekt i tillë përmban një lloj rreziku për refugjatët që marrin pjesë në të.

“Do të kisha frikë ta lija të hapur për komente, pasi kjo do të tërhiqte shumë gjuhë urrejtjeje,” tha ajo.

“Nuk jam e sigurt se në çfarë mase është e gatshme për këtë shoqëria bullgare, por shpresoj ende që refugjatët do të kenë një platformë ku të mund të shprehin veten,” theksoi ajo.

Megjithatë, Ahmadi është pozitiv se ndarja e përvojave dhe pikëpamjeve me bullgarët mund të sjellë një ndryshim pozitiv.

“Dua t’u tregoj bullgarëve se kush jam unë dhe se cilat janë qëllimet dhe ambiciet e mia në jetë,” tha ai. “Ndoshta mund të jem një njeri shumë efikas për këtë komunitet.”

Etiketa: afganaktivistanketimAzilkërkuesitBIRNBullgariBullgariaFondekomunitetLindjaLindja e MesmeLuftambështetjeMediaNATOPunëPunësimiSHTerrorist
Tjetri
“Ekonomia e kanabisit” kërcënon të zaptojë Shqipërinë

Gjykata zbut akuzat për ish-policin, nga narkotrafiku në gjykim për “shpërdorim detyre”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.