AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Media serbe kritikohet për shfrytëzim të rastit të vrasjes së këngëtares

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqe të para të gazetave serbe që kanë raportuar pë vrasjen. Foto: BIRN.

Ndërsa historitë për vrasjen e një këngëtareje vazhdojnë ende, kritikët thonë se mediat kanë shkelur rëndë normat etike për të vazhduar me këtë histori.

Faqe të para të gazetave serbe që kanë raportuar pë vrasjen. Foto: BIRN.

Tashmë mediat e njohura të Serbisë kanë pasur një temë të re të preferuar për më shumë se një vit. Ditë pas dite, ato e kanë mbushur publikun me histori në lidhje me vrasjen e këngëtares pak të njohur Jelena Marjanoviç.

Pasi një “zbulim” pason një tjetër, ish-zyrtarë policie, gjyqtarë, numerologë dhe madje edhe lexues letrash tarot, të gjithëve u është ofruar hapësirë për të dhënë interpretimet e tyre.

Tabloidët e kanë vazhduar historinë, duke ofruar rregullisht raporte të reja “ekskluzive” që përmbajnë kthesa të freskëta. Së fundmi, një gazetë madje botoi fotografi të tmerrshme nga skena e vrasjes.

Kjo zallamahi e çuditshme ka ngritur shqetësime mbi rrjedhjen e informacioneve nga hetimi tek shtypi, por edhe për keqpërdorimin e fëmijëve nga ana e medias dhe për abuzimin e rastit në përgjithësi.

Disa ekspertë thonë se zgjatja e kësaj historie shërben si një qëllim i pastër politik, që do t’ua lehtësojë jetën politikanëve të Serbisë duke e shpërqendruar publikun nga çështje më të rëndësishme.

Ato përfshijnë korrupsion, përqindje të lartë papunësie dhe standarde të ulëta jetese, thanë këta ekspertë për BIRN.

Slavisa Lekiç, nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, NUNS, tha se trajtimi që media i ka bërë kësaj historie që vazhdon ishte një “pasqyrë e shoqërisë serbe”.

“Serbia është një vend tabloid me politikanë tabloid që drejtojnë një politikë tabloide, në të njëjtën kohë duke shkelur të gjitha postulatet e një shoqërie demokratike dhe të qytetëruar,” tha ai për BIRN.

Marjanoviç, e cila ishte shumë pak e njohur për publikun, u vra në prill 2016. Trupi i saj u gjet në brigjet e lumit Danub, pasi familja e saj denoncoi zhdukjen dhe organizoi një kërkim.

Misteri në lidhje me vdekjen e saj kapi menjëherë vëmendjen e medias, e cila filloi të zhytej në jetën e familjes së Marjanoviçit dhe në dhimbjen e tyre.

Burri i këngëtares së ndjerë, producenti muzikor, Zoran Marjanoviç, u bë shpejt i njohur për publikun dhe mori edhe më shumë vëmendje pasi mori pjesë në një program televiziv më 6 shtator.

Buja u bë edhe më e madhe më 14 shtator kur ai u largua në mënyrë misterioze nga shfaqja dhe u arrestua një ditë më vonë.

Arrestimi i tij u njoftua nga prezantuesi i stacionit televiziv që transmetonte programin.

Një gjykatë më 10 tetor konfirmoi ndalimin e tij ndërsa dëshmitë e dëshmitarëve vazhdojnë ende.

Ky ishte përsëri një lajm për në faqe të parë për tabloidet, të cilët kanë gumëzhirë prej kohësh me spekulime në lidhje me atë që vrau Marjanoviçin dhe, pas arrestimit të burrit të saj, për mënyrat në të cilat ai mund ta ketë vrarë atë.

Ekspertë të ndryshëm, burime të paidentifikuara, psikikë dhe ish-oficerë policie kanë dhënë të gjithë opinionet e tyre në lidhje me mënyrën si mund të jetë zhdukur këngëtarja.

Ish-oficeri i policisë, Mile Novakoviç, tha për faqen e internetit Pravda, se këngëtarja ishte vrarë “nga një njeri i afërt me të”.

Ndërkohë që tabloidët e vazhdojnë fushatën, me një raport pas një tjetri, më 2 nëntor, një prej tyre vazhdoi edhe një hap më tej duke publikuar fotografi të skenës së krimit.

“Paralajmërim i rëndësishëm: Fotot e trupit të pajetë që do të shikoni më poshtë janë shqetësuese dhe nuk rekomandohen për persona të ndjeshëm,” tha Telegraf në raportin e saj më 2 nëntor, i cili përmbante fotografi nga skena e vrasjes.

Me një shënim pak më të dëshpëruar, tabloidi Kurir më 6 nëntor njoftoi se bashkëshorti i arrestuar i këngëtares qartazi “po hynte në një vit fatal” – duke cituar një numerolog që e mbështeste këtë pretendim.

Milan Antonijeviç, nga Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut, YUCOM, tha se nuk kishte asnjë dyshim se rrjedhja e informacioneve nga hetimi ishte rezultat i rrjedhjeve të përsëritura në shtyp.

“Kjo çështje ka disa pika problematike. Një është shkelje e prezumimit të pafajësisë, e parë çdo ditë në këto raporte,” tha ai për BIRN.

“Gjithashtu ka një rrjedhje të dhënash nga hetimi, që nuk duhet të publikohet në media në faqet e tyre të para me tituj bombastikë e kështu me radhë,” shtoi Antonijeviç.

Ndërkohë që media e ka shfrytëzuar shumë rastin, edhe politikanët e Serbisë kanë qenë të pritur të përfshihen gjithashtu.

Qershorin e kaluar, kreu i Partisë Progresive Serbe, në atë kohë kryeministër, Aleksandër Vuçiç, tha se ai ishte “i shqetësuar për të gjetur vrasësin e Jelena Marjanoviçit”.

“Është një krim serioz,” tha ai për mediat më 3 qershor 2016. Dhjetë muaj më vonë, më 2 prill, ai fitoi zgjedhjet presidenciale dhe u bë kreu i shtetit në Serbi.

Vuçiç e ka përmendur këtë çështje edhe herë të tjera. Pasi bashkëshorti i këngëtares u arrestua në shtator, Vuçiç, tani president i Serbisë, tha për të dyshuarin se ai nuk e kuptonte se si dikush “mund të ndiejë keqardhje për dikë që e theu një kafkë në disa vende”.

Presidenti e kishte injoruar faktin që bashkëshorti i këngëtares kishte mohuar të kishte gisht në vdekjen e saj dhe se, deri më tani, asnjë avokat s’e kishte përcaktuar fajin e tij.

Ndihmës profesori i filozofisë Ratislav Diniç nga Nishi është dakord me Lekiçin që trajtimi i çështjes është i pandashëm nga kultura e gjerë mediatiake e Serbisë moderne.

“Tabloidët pranë regjimit e kanë rritur qëllimisht interesin në këtë çështje, jo vetëm për shkak të renditjes, por edhe për të mbuluar çështje të tjera të rëndësishme politike, trajtimi i të cilave do të të dëmtonte regjimin,” tha ai për BIRN.

Ndërkohë, Antonijeviç tha se institucione të tjera serbe duhet të kishin reaguar për shfrytëzimin e çështjes dhe të kishin lajmëruar Avokatin e Popullit në këtë çështje përfshihej edhe vajza e Marjanoviçit, e cila është përmendur shpesh në media – përsëri duke shpërfillur standardet profesionale.

Avokati i Popullit Zoran Pasaliç tha për BIRN se ai s’mbante mend ndonjë rast tjetër vrasjeje të mbuluar kaq shumë nga media.

“Është quajtur një vrasje rituale. Media i ka shpallur vrasësit pa gjyq dhe nuk ka prezumim të pafajësisë. Vajza e vogël e këngëtares së vrarë, jo për fajin e saj, është bërë gjithashtu një figurë publike,” tha ai, duke renditur disa nga gabimet në mbulimin e çështjes nga mediat.

Pasaliç shtoi se edhe të drejtat e fëmijës së viktimës ishin shkelur në këtë rast, duke theksuar se zyra e tij do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje.

Lekiç, nga NUNS, megjithatë tha se kishte pak shpresë se dikush do të mbahej përgjegjës për normat e shumta ligjore dhe etnike që janë shkelur në këtë rast.

Të presësh që dikush të përgjigjet për shkelje të normave dhe kodeve etike të medias “kufizohet nga besimi se politikanët e tabloideve nuk do të tallen më me elektoratin me masa dhe premtime populiste”, tha ai për BIRN.

BIRN i kërkoi Ministrisë së Brendshme të Serbisë t’i përgjigjej pretendimeve se kishte pasur rrjedhje të informacioneve nga hetimi, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Etiketa: arrestimiAvokati i PopullitBashkëshortiBIRNdëshmitarëfotografigazetarGjyqgjyqtarKorrupsionKrimKulturaMasaMediaParapresidentraportrrjedhjeSerbiSerbiaSHshtatorvrasjeYUCOMZgjedhjet
Tjetri

Shqipëria kryeson rajonin në klasifikimin e barazisë gjinore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.