AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Weinstein punësoi të njëjtën firmë që spiunoi Kovesin e Rumanisë

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi. Foto: inonutzmovie/Wikimedia Commons

Producenti amerikan Harvey Weinstein në vitin 2016 punësoi të njëjtën kompani inteligjence izraelite që spiunoi kryeprokuroren e anti-korrupsionit në Rumani për të zhdukur akuzat për ngacmim seksual, raporton The New Yorker.

Kryeprokurorja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi. Foto: inonutzmovie/Wikimedia Commons

Producenti hollivudian Harvey Weinstein, i cili akuzohet për ngacmime seksuale dhe përdhunim nga një numër i madh grash, punësoi hetues privatë nga një firmë izraelite, agjentët e të cilëve ishin burgosur në Rumani se kishin spiunuar kryeprokuroren e anti-korrupsionit në vend Laura Codruta Kovesi, raportoi të martën The New Yorker.

The New Yorker tha se në vjeshtën e vitit 2016, Weinstein vendosi të hidhte poshtë akuzat për ngacmim seksual, duke punësuar agjenci private sigurie për të mbledhur informacione mbi gratë dhe gazetarët e përfshirë në përpjekjen për të ekspozuar akuzat.

Gazetarët thonë se dhjetëra faqe dokumente tregojnë se Weinstein punësoi Kroll – një nga kompanitë më të mëdha të inteligjencës në botë – dhe Black Cube, një ndërmarrje e drejtuar nga ish-agjentët e Mossad.

Black Cube nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë punë që ka bërë për Weinstein.

Në Rumani, dy shtetas izraelitë të kontraktuar nga Black Cube u dënuan në vitin 2017 për vjedhje të identitetit kibernetik pasi u përpoqën të spiunonin kryeprokuroren e anti-korrupsionit Laura Condruta Kovesi. Një i tretë, Yossi Barkshtein, nuk është gjetur ende.

Weiner dhe Geclowicz të dy e deklaruan veten të pafajshëm dhe bënë marrëveshje me prokurorët e krimit të organizuar për të marrë dënime të reduktuara. Geclowitz u dënua me 2 vjet e tetë muaj dënim të pezulluar në nëntor 2016 dhe Weiner mori të njëjtin dënim në janar 2017.

Sipas prokurorëve të krimit të organizuar, Weiner ishte ekspert IT i punësuar për të trajtuar sulmet mashtruese dhe për të marrë të dhënat e postës elektronike të Kivesit. Geclowitz më parë i kishte bërë thirrje familjarëve dhe miqve të siguronin adresa emaili që i përkisnin kryeprokurores së anti-korrupsionit.

Një ish-oficer rumun i inteligjencës i akuzuar për korrupsion në një tjetër çështje u arrestua gjithashtu dhe u gjykua nën dyshimin se kishte bërë një sy qorr ndaj gjithë operacionit.

Miliarderi Benny Steinmetz, konsulenti politik Tal Silberstein dhe manjati rumun i mediave Sebastian Ghita u hetuan gjithashtu nga prokurorët rumun të krimeve të organizuara në lidhje me vjedhjen e identitetit kibernetik.

Në fillim të vitit 2017 Rumania pa protestat e saj më të mëdha që prej rënies së komunizmit. Lëvizja shoqërore u shkaktua nga lëvizjet e Social Demokratëve për të ndryshuar ligjet e drejtësisë, të cilat shiheshin si një përpjekje për të frenuar pavarësinë e prokurorëve anti-korrupsion. Protesta të reja u zhvilluan të dielën e kaluar në disa qytete në të gjithë Rumaninë.

Kroll me bazë në SHBA ishte punësuar nga Banka e Moldavisë për të kryer një hetim mbi mashtrimin që oa zhdukjen e miliarda dollarëve të zhdukeshin nga tre banka moldave në vitin 2014.

Etiketa: adresaBlack CubegazetarHetimhetuesKorrupsionLaura Codruta Kovesimarrëveshjengacmim seksualprokurorProtestaProtestatPunëRumaniRumaniaSHBAtë zhdukurvjedhje
Tjetri
S’ka asgjë normale te norma natyrale e papunësisë

S’ka asgjë normale te norma natyrale e papunësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.