Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, vdes 20-vjeçari

Hysen LikdishaNgaHysen Likdisha
22:54 | 15/11/2017
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit mbeten të pandëshkuara

Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Share on FacebookShare on Twitter

Një 20-vjeçar mbeti i vrarë në aksidentin e dytë me vdekje brenda pak javësh në një galeri miniere në Zonën D në Bulqizë

Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Një 20-vjeçar u vra pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh mesditën e sotme në një nga galeritë e kromit në Zonën D të minierës së Bulqizës. Sipas policisë lokale “në një nga galeritë private në pjesën jugore të minierës, e ashtuquajtura Zona D, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën tragjikisht një 20-vjeçar, teksa ishte duke punuar”.

Po sipas kësaj komunikate e cila nuk bën me dije emrin e kompanisë dhe as të administratorit apo përgjegjësit të sigurisë, mësohet se minatori Eduard Dama, është zënë poshtë një masivi shkëmbor gjatë kohës që ndodhej në galeri.

Vetëm pak javë më parë në të njëjtën galeri humbi jetën edhe një tjetër minator, Eris Keta 30 vjeç. Si Dama ashtu edhe Keta kanë qenë punonjës të të njëjtës firmë mineral nxjerrëse. BIRN mësoi nga burime të policisë se kompania që menaxhon galerinë ku ndodhën dy aksidentet është Brisel.sh.p.k.  Po ashtu u mësua se ishin shoqëruar dhe më pas lënë të lirë një brigadier dhe një teknik i kompanisë, që janë pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Shkak për aksidentet me pasoja fatale në miniera është mungesa e kushteve të sigurisë në punë, pasi prej vitesh në galeritë nuk investohet nga firmat që i shfrytëzojnë. Zona D ku ndodhi aksidenti, është cilësuar në vazhdimësi nga specialistët e minierës si më e pasigurta dhe disa herë është folur për mbyllje të saj.

Tjetri
Kosova përgatitet për sfidën e sigurisë nga kërcënimi i luftëtarëve të rikthyer

Kosova përgatitet për sfidën e sigurisë nga kërcënimi i luftëtarëve të rikthyer

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit mbeten të pandëshkuara

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, vdes 20-vjeçari

22:54 | 15/11/2017
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.