Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Zgjerohet dosja “Tahiri”, tre urdhër-arreste për ish-drejtues të policisë

Elton QynoNgaElton Qyno
21:19 | 22/11/2017
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Vendimi gjyqësor i vitit 2005 për Moisi Habilajn rrëzon pretendimet e Tahirit

Kushërinjtë Moisi Habilaj (majtas) dhe Saimir Tahiri | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj pas nisjes së procedimit penal për ish-ministrin Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e 3 ish-drejtuesve të policisë së Vlorës, të cilët akuzohen se bashkëpunuan me Habilajt në trafikun e drogës.

Kushërinjtë Moisi Habilaj (majtas) dhe Saimir Tahiri | Foto nga : LSA

Një muaj pas nisjes së procedimit penal për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi tre urdhër-arreste për ish-drejtues të policisë së Vlorës, të cilët akuzohen se janë implikuar në çështjen “Habilaj”.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i thanë BIRN se urdhër-arrestet përfshijnë ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe dy vartës të tij, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, urdhër-arrestet i janë dërguar për ekzekutim Policisë së Shtetit. Ish-drejtuesit e policisë akuzohen se kanë bashkëpunuar me vëllezërit Habilaj, duke i favorizuar ata në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Moisi dhe Florian Habilaj akuzohen për trafikimin e rreth 3.5 ton kanabis në drejtim të Italisë përgjatë viteve 2013-2017, kohë kur antimafia italiane i mbante në përgjim. Në këto përgjime, dy vëllezërit por edhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë rrjet të trafikimit kanë përmendur pagesa të bëra në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe mbylljen e njërit sy nga strukturat e policisë lokale.

Më 19 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Tahirit, por Partia Socialiste e rrëzoi këtë kërkesë duke e cilësuar të pabazuar në prova.

Situata juridike e Tahirit u rëndua pas 1 nëntorit, kur një partullë policie ndaloi 25-vjeçarin Orest Sota në afërsi të fshatit Balldren në Elbasan, ndërsa gjatë kontrollit të makinës së tij u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtim mjeti lundrues të Tahirit.

Avokatët e Sotës pretenduan se paratë i përkisnin babait të tij, biznesmenit Lefter Sota, por Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se kishte dyshime se shuma prej 863 mijë euro i përkiste ish-ministrit Tahiri dhe kishte si burim aktivitetet kriminale.

Tjetri
I pasigurt fati i statujës së “Aleksandrit” të Maqedonisë

I pasigurt fati i statujës së “Aleksandrit” të Maqedonisë

Më të lexuarat

Vendimi gjyqësor i vitit 2005 për Moisi Habilajn rrëzon pretendimet e Tahirit

Zgjerohet dosja “Tahiri”, tre urdhër-arreste për ish-drejtues të policisë

21:19 | 22/11/2017
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.