AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Komuniteti rom në Ballkanin Perëndimor ende i diskriminuar, thotë raporti

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e raportit të prezantuar nga Samiti Rajonal i Romëve të Ballkanit Perëndimor.

Një raport i prezantuar së fundmi për gjendjen e komunitetit rom në Ballkanin Perëndimor, vlerësoi se diskriminimi, papunësia dhe mungesa e aksesit në shërbimet shtetërore, vazhdon të privojë romët nga një jetë e denjë.

Foto e raportit të prezantuar nga Samiti Rajonal i Romëve të Ballkanit Perëndimor.

Një raport i prezantuar në Samitin Rajonal të Romëve të Ballkanit Perëndimor në Prishtinë së fundmi nga Civil Rights Defenders, zbuloi se kushtet e jetesës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve vazhdojnë të jenë të dobëta për shkak të diskriminimit, papunësisë dhe mungesës së aksesit në shërbimet shtetërore.

Duke analizuar jetën e komunitetit rom në aspekte si siguria, dokumentet personale, punësimi, arsimimi, strehimi, aksesi në drejtësi dhe shëndeti, raporti “Muri i Anticiganizmit” nxiti qeveritë të marrin masa për t’i siguruar komunitetit një jetë më të denjë.

Gjuha e urrejtjes ishte një shqetësim i përbashkët për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

Incidente të dhunës verbale përmes gjuhës së urrejtjes, por edhe rastet e dhunës fizike nga policia, të cilat shkelin të drejtën e sigurisë dhe lirisë nga tortura, janë një fushë që qeveria duhet ta luftojë përmes miratimit të ligjeve dhe trajnimit më të mirë të punonjësve shtetëror – thuhet në raport.

Raporti ” vlerësoi se falë përparimeve të bëra në sigurimin e dokumenteve personale për komunitetin është pakësuar numri i romëve pa shtetësi, të cilët në mungesë të dokumenteve nuk përfitojnë nga shërbimet shtetërore.

Në këtë aspekt, ku raporti vlerëson se ka ende mangësi dhe prevalojnë praktikat diskriminuese, ai rekomandon që shteti ta luftojë pashtetësinë përmes regjistrimit të të gjithë të porsalindurve.

Punësimi në raport mbetet një nga fushat më të vështira të jetës për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në çdo shtet.

Në Shqipëri, citohet një sondazh i PNUD sipas të cilit vetëm 15% e komunitetit rom ka një vend pune të qëndrueshëm, ndërsa shifrat tregojnë se papunësia është më e lartë te komuniteti rom sesa te shtetasit jo rom (23% kundrejt 18% përkatësisht).

Në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi ligji krijon kuota të cilat duhen mbajtur në institucione shtetërore nga grupet minoritare, por ligji sipas raportit nuk gjen zbatim të vazhdueshëm në praktikë.

Sipas vlerësimit të Civil Rights Defenders (CRD), arsimimi mbetet një tjetër fushë ku komuniteti rom nuk gëzon mundësi të barabarta prej paragjykimit. Shifrat për Shqipërinë tregojnë se në faza të ndryshme të edukimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, komuniteti rom ka dy deri në katër herë më pak gjasa të frekuentojë shkollën.

Përqindje të ngjashme shihen edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Megjithatë raporti vlerëson se numri i romëve që marrin pjesë në të gjitha nivelet e arsimit është rritur dhe më pak fëmijë romë po edukohen në shkolla të dedikuara atyre, gjë që ndikon në fenomenin e segregimit.

Aksesi në Drejtësi i komunitetit rom, sipas raportit duket mirë në letër për nga ligjet e barazisë dhe antidiskriminimit, por në realitet sistemi i drejtësisë shihet në shumë vende të Ballkanit si i korruptuar.

Në Shqipëri veçanërisht, instrumenti i përfaqësimit juridik në gjyqe nga komuniteti rom nuk është shumë i praktikuar pasi raporti citon shkaqet si mosbesimi te trajtimi i barabartë i njerëzve, burokracia dhe korrupsioni.

Në Maqedoni, mosbesimi në drejtësi shihet në numrin e vogël të ankesave të ngritura nga komuniteti rom në institucionin e Avokatit të Popullit (4.54% në vitin 2016).

Gjendja shëndetësore e komunitetit rom në Ballkan duket se ka prirje të jetë më e keqe sesa e joromëve, prej diskriminimit dhe pabarazisë së aksesin në shëndetësi, por edhe prej varfërisë dhe përjashtimit shoqëror.

Duke iu referuar fenomenit më shqetësues për Europën dhe Ballkanin, largimit të popullatës për azil, raporti i CRD vëren se individët, të cilët kanë dështuar të sigurojnë azil në vendet e dëshiruara hasen me një mori problemesh kur kthehen në atdhe.

Problematikat janë edhe më të shumta në zbatimin e politikave të riintegrimit për komunitetin rom, pasi sipas raportit nuk merren parasysh kritere që e vështirësojnë jetën e komunitetit.

“[Politikat e riintegrimit] …nuk llogarisin gjithnjë situatën specifike të të kthyerve romë, veçanërisht format e diskriminimit dhe anticiganizmin me të cilin ata përballen, apo në terma më konkretë mungesën e strehimit të përshtatshëm dhe aksesin e limituar në tregun e punës prej etnisë”.

Perspektiva nga terreni

Samiti Rajonal iRomëve të Ballkanit Perëndimor organizuar nga CRD në Prishtinë. 21 nëntor 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duke theksuar se tashmë lëvizja populiste në Europë dhe më gjerë ka hequr të drejtat e romëve nga maja e prioriteteve për shumë qeveri, Goran Miletiç, nga Civil Rights Defenders, tha se zgjidhja e problemeve duhet të vijë në nivel komunash dhe bashkish për të pasur më shumë sukses.

“Aktivistët romë duhet të kryesojnë luftën për më shumë të drejta,” shtoi ai.

Në panoramën Ballkanike, aktivistë nga vende të ndryshme ofruan eksperiencat e tyre nga terreni në përpjekjen në luftimin e diskriminimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Aktivistja shqiptare, Pranvera Berati, nga Lëvizja e Të Rinjve Romë dhe Egjiptianë tha se romët në Shqipëri hasen me sfida të shumëfishta, nga strehimit te punësimi dhe diskriminimi.

“Strehimi është problemi kryesor. Në Elbasan nga 80 familje që aplikuan për strehim social, vetëm 10 prej tyre e fituan,” tha ajo, duke shtuar se paragjykimi racor dhe diskriminimi e kanë bërë të pamundur punësimin e të rinjve, por është edhe shumë i përhapur në mediat e vendit.

Diskriminimi është një element i përbashkët i komunitetit rom edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, ku aktivistët nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova pohuan se ashtu si në Shqipëri, ai mbetet një problem kryesor edhe në vendet e tyre.

“Diskriminimi është i pranishëm për të gjithë. Ai fillon nga padija. Në Serbi e shohim më tepër në zonën qendrore dhe ato rurale,” tha Aleksandar Nedeljkoviç, Redaktor i Programit në Gjuhën Rome – RTV Jagodina në Serbi.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mbeten më të margjinalizuarat dhe më të diskriminuarat,” tha në panelin e diskutimit, Isak Skënderi, nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Kosovë.

Duke përcjellë situatën në Bosnje-Hercegovinë, aktivisti i Otaharin, Sacmir Seferoviç tha se në vendin e tij shumë pjesëtarë të komunitetit edhe kur e ndjejnë diskriminimin nuk dinë si ta raportojnë dhe shpesh romët nuk i njohin të drejtat e tyre.

Numri i saktë i romëve, egjiptianëve dhe ashkalive në Ballkan nuk është i qartë, për shkaqe që variojnë nga hezitimi për vetëdeklarim deri te frika nga dëbimet masive. Megjithatë raporti citon censuset kombëtare sipas të cilave: në Shqipëri jetojnë 8301 romë dhe 3668 egjiptianë (13,000-150,000 sipas vlerësimit të Këshillit të Europës); në Kosovë 8824 romë, 15436 ashkali, 11524 egjiptianë (40.000-100.000 sipas KE); në Bosnje 12.835 romë dhe 12 egjiptianë; në Maqedoni 53879 romë dhe 3843 egjiptianë; në Mal të Zi 6251 romë dhe 2054 egjiptianë; në Serbi 147604 romë, 1834 egjiptianë dhe 997 ashkali – shifra këto shumë herë më të larta sipas Këshillit të Europës.

Etiketa: aktivistazilBallkanBIRNBosnjaBosnjeCivil Rights DefendersDhunëegjiptianelbasanFamiljeGjuha e urrejtjesKEKorrupsioniKosovaMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaMasaPoliciaPunësimiQeveriaraportRaportiromromëSerbiSerbiaSHshkollashqipShqipëriShqipëriashqiptareSiguriasondazhstrehimitë drejtatortura
Tjetri
Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’

Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.