AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ratko Mlladiç dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid

Erna MackicngaErna Mackic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ratko Mlladiç gjatë kohës së luftës. Foto: Anadolu.

Gjykata e Hagës e dënoi me burgim të përjetshëm ish-kreun ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç për gjenocid të boshnjakëve nga Srebrenica dhe krime kundër njerëzimit.

Ratko Mlladiç gjatë kohës së luftës. Foto: Anadolu.

Të mërkurën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë e shpalli ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për disa nga mizoritë më të këqija në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mlladiç, 74 vjeç, u dënua për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, përndjekjen dhe shfarosjen e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin, terrorizim të popullsisë së Sarajevës me një fushatë bombardimi dhe sulmi me snajperë, si edhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Por ai u lirua nga akuzat për gjenocid në gjashtë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992.

Mlladiç u largua nga salla e gjyqit në një pikë pasi ndërpreu seancën duke i bërtitur gjyqtarëve.

Ai u zemërua pasi ata refuzuan kërkesën e avokatit të tij mbrojtës për t’i shkurtuar procedurat gjyqësore për shkak të tensionit të lartë të gjakut.

Kur gjyqtari lajmëroi se Mlladiç dënohej me burgim të përjetshëm, viktimat boshnjake të luftës që ishin në sallën e gjyqit duartrokitën.

“Kjo tregon se s’mund të kryesh krime e të mos ndëshkohesh,” tha për BIRN Fikret Grabovica nga Shoqata e Prindërve Fëmijët e të cilëve u vranë Gjatë Luftës, një grup viktimash boshnjake të luftës.

Por djali i Mlladiçit, Darko, akuzoi Gjykatën e Hagës për njëanshmëri kundër babait të tij.

“Nuk habitem nga vendimi. Gjykata ishte e njëanshme që në fillim,” citoi të ketë thënë ai gazeta Telegraph.

Vendimi i ditës së mërkurë s’është përfundimtar dhe mund të apelohet.

Etiketa: BIRNgazetagjenocidGjykataGjykatëGjyqgjyqtarKrimeLuftaMlladiçOKBSarajevëSrebrenicaVendimi
Tjetri
Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara

Përgatitja për luftërat tregtare të Trump

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.