AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Patatofobia” mban të ndarë Shqipërinë dhe Kosovën

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai shqiptar Edi Rama, gjatë ceremonisë së siglimit të marrëveshjeve në Korçë | Foto nga : Kryeministria.al

Me gjithë përparimin e pretenduar prej dy qeverive, mbledhja e katërt e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe marrëveshjet e nënshkruara në Korçë duken si përsëritje e mbledhjeve të mëparshme, të cilat sollën një bilanc të paqartë arritjesh.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai shqiptar Edi Rama, gjatë ceremonisë së siglimit të marrëveshjeve në Korçë | Foto nga : Kryeministria.al

Në mbledhjen e katër të përbashkët të mbajtur në Korçë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë premtuan sërish rrëzim të barrierave kufitare për tregtinë dhe njerëzit dhe firmosën edhe 12 marrëveshje, protokolle dhe memorandume. Kjo e ka çuar numrin e këtyre marrëveshjeve të firmosura në këto takime në 43, që prej janarit të vitit 2014 kur u realizua edhe takimi i parë në Prizren.

Mbetet e paqartë se sa kanë ndikuar këto marrëveshje për të  përmirësuar qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, që sipas INSTAT nuk kanë njohur ndonjë ndryshim domethënës prej fillimit të takimeve. Ndërkohë vetë qeveritë kanë humbur numërimin dhe kanë rënë në përsëritje, siç duket të jetë rasti i tre marrëveshjeve për diasporën që u firmosën sëfundmi dhe që ishin firmosur edhe më 2015-tën në Tiranë.

Enver Robelli redaktor i të përditshme Zviceriane Tagesanzeiger, i tha BIRN duke iu referuar takimit të dy qeverive se shihte “shumë populizëm dhe pak punë konkrete”. “Shumë plane e pak realizim të tyre. Kjo shihet edhe te projektet e infrastrukturës. Rruga e Kombit? E pambaruar. Lidhje hekurudhore? Aspak”, tha Robelli.

Të njëjtin vlerësim dha në një intervistë televizive edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafai. “Pra shumë zhurmë për asgjë, pasi rezultatet kanë qenë shumë të padukshme deri tani. Çfarë është arritur në mbledhjet e kaluara? Pra nuk është bërë një bilanc dhe nuk pati asnjë referencë për marrëveshjet e mëparshme”, tha Mustafai në një bisedë për News 24.

Ecjen e ngadaltë e pranoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me homologun Ramush Hajradinaj, kur tha se disa prej problemeve të vjetra që këto takime duhej të kishin zgjedhur mbeteshin të pa zgjidhura. “Telashet te patatet janë telashe të vjetra, që janë më pak sot se dje, por që duhet të jenë zero nesër në krahasim me sot”, tha Rama pasi u pyet nga një gazetar i Kosovës.

Por këto probleme ishin ato që priteshin të zgjidheshin që kur u iniciua mbledhje e qeverive. Këtë kishte premtuar Rama në Kosovë, kur e pati cilësuar atëherë luftën tregtare në dogana si “patatofobi”.

Nga ana e tij Haradinaj, që është i treti kryeministër i Kosovës pas presidentit të tanishëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës që merr pjesë në këto mbledhje,  gjatë të njëjtës konferencë mori përsipër “fajin” nga ana e Kosovës sa i përket unifikimit doganor. “Pala e Kosovës ka ngec, mirëpo jemi në proces dhe do të arrijmë aty”, tha ai.

Asnjë ndryshim në tregti

Në shifrat që përmedi Rama në një dekadë marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ishin pesëfishuar. “Në periudhën kohore të këtij 10-vjecari, tregtia midis dy shteteve tona është mbi pesëfishuar, nga rreth 30 milionë euro në 165 milionë euro”, tha ai. Por siç vetë pranoi shifra “mbetet modeste”, madje  kryeministri Rama anashkaloi faktin se ndryshimet në tregti pas fillimit të mbledhjeve të dy qeverive dhe deri te e katërta kanë qenë krejtësisht minimale dhe me luhatje.  Kështu ndërsa në vitin 2015 eksportet e Shqipërisë drejt Kosoës u rritën sipas INSTAT  nga 18.7 miliard lekë në 2014,  në 20.9 miliard lekë, ato ranë sërish vitin që shkoi në vetëm 16.6 miliard lekë.

Importet po ashtu, sipas INSTAT janë luhatur dhe nuk vihet re ndonjë përmirësim. Pas një kulmi në 6 miliard lekë në 2013, ato ranë në 5.9 mld lekëdhe 5.4 mld lekë në kohën që qeveritë realizuan dy takimet e para. Vitin që shkoi importet nga Kosova u rritën sërish në 5.8 miliard lekë, por kjo është një shifër më e vogël se para fillimit të takimeve mes dy qeverive.  Sipas të dhënave statistikore shkëmbimet mes dy vendeve mbeten minimale

Ndërkohë marrëveshja më e rëndësishme e cila ka kaluar edhe në kuvendet reciproke, ajo për linjën interkonjeksionit 400 kilovolt, mbetet e bllokuar nga Beogradi, dhe nuk dihet ende kur mund të bëhet operative.

‘Deja vu’ marrëveshjesh, memorandumesh dhe protokollesh

Ndërsa është e qartë se si arritje të këtyre takimeve palët do përmendin hapjen e dy konsullatave të përbashkëta në Milano dhe Mynih dhe angazhimin në projekte kulturore të përbashkëta apo edhe realizimin e një abetareje të përbashkët, për pjesë tjetër të marrëveshjeve dhe protokolleve është e pamundur të gjurmohet sa janë realizuar.

BIRN gjeti se veç marrëveshjes së interkonjeksionit të ratifikuar në kuvendet reciproke, marrëveshjet e tjera si ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë, janë publikuar në fletoren zyrtare të Shqipërisë, por as aty nuk bëhet e qartë nëse kanë hyrë në fuqi apo jo.

Po ashtu për një pjesë të marrëveshjeve është e pamundur të gjendet përmbajtja dhe qëllimi. BIRN gjeti ndërkohë se kishte përsëritje në marrëveshjet e deklaruara si të firmosura edhe më herët.

Në mbledhjen e fundit që vendosi si prioritet diasporën u nënshkruan sipas njoftimit të dy qeverive tre marrëveshje mes dy vendeve ku flitet për bashkëpunim sa i përket diasporës.

Kështu u nënshkruan marrëveshja për “financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë”; “për bashkëpunimin në fushën e diasporës” dhe “për qendrat kulturore (të përbashkëta) në diasporë”.

Por dy qeveritë siç del edhe nga ky njoftim i vitit 2015 kishin nënshkruar të njëjtat marrëveshje me të njëjtat qëllime të cilat u përsëritën duke ndryshuar emrat e ministrave dhe ministrive firmosëse. Kështu në 2015 u nënshkrua “ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë” dhe po ashtu edhe memorandumi i bashkëpunimit “ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës”.

Memorandumi njësoj si marrëveshja e nënshkruar sëfundmi në Korçë i kishte vënë vetes qëllimin e krijimit të qendrave kulturore të përbashkëta. “Ky Memorandum synon nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Republikës së Kosovës  në programet “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë” dhe themelimit të përbashkët të “Qendrave Kulturore në Diasporë””, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Të formuluara ndryshe duken edhe një sërë memorandumesh për shkëmbim eksperiecash apo për ndihmë të ndërsjellët në marrëdhëniet me jashtë. Marrëveshje konkrete duket vetëm ajo e njohjes së pagesave për pension në dy anët e kufirit, marrëveshje që Shqipëria e ka nënshkruar ndërkohë me disa vende të tjera.

Etiketa: BIRNEdi RamaEurogazetarHaradinajHashim ThaçiImportetINSTATKosovaKosovëKryeministriaMarrëveshjamarrëveshjeMbledhjeMilanoNews 24ParaRamaRamush HaradinajRruga e KombitshqipShqipëriashqiptaretregti
Tjetri
Muzikantët e festojnë 28 Nëntorin me versionin elektronik të himnit shqiptar (Video)

Muzikantët e festojnë 28 Nëntorin me versionin elektronik të himnit shqiptar (Video)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.