AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bilanci i moratoriumit të pyjeve, në 2 vjet vetëm një gjobë që nuk vilet në Elbasan

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drurë të prerë në qarkun e Elbasanit. Foto: Administrata e Zonave të Mbrojtura.

Ndonëse moratoriumi i pyjeve premtonte masa të ashpra ndaj abuzuesve, në qarkun e Elbasanit ku ndodhen disa parqe të mbrojtura ka vetëm një rast dënimi, ndërsa shumica e çështjeve pushohen për mungesë provash. Administrata e Zonave të Mbrojtura ankohet për mungese koordinimi dhe hetime të vonuara.  

Drurë të prerë në qarkun e Elbasanit. Foto: Administrata e Zonave të Mbrojtura.

Në fillim të vitit 2016 Shqipëria shpalli një moratorium për pyjet, duke e cilësuar situatën katastrofike. Qëllimi i moratoriumit është të kufizojë prerjet masive dhe të ripyllëzojë vendet e dëmtuara tashmë. Paralelisht u paralajmëruan masa të ashpra deri edhe penale dhe me këtë qëllim u ngrit edhe një task-forcë e pagëzuar si “Roja e Gjelbër”, në të cilën u përfshi edhe ushtria.

Por 19 muaj më vonë në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata dhe madje, siç mësohet nga BIRN, edhe në këtë rast gjoba nuk është arritur të mblidhet.

Zv.prokurori i Elbasanit, Milaim Laskaj thotë se çështjet pushohen pasi për to nuk ka prova.

Por Fatmir Brazhda, drejtor i Administratës  së Zonave të Mbrojtura, i tha BIRN se kjo ndodh pasi hetimet vonohen dhe se ekspertiza bëhet kur “janë tharë drurët e prerë” dhe dëmi nuk arrihet të verifikohet.

Situata e pyjeve në vend konsiderohet e rëndë edhe nga vetë qeveria. Në botimin e saj në internet mjedisisot.info, Qendra rajonale Mjedisore REC vë në dukje se nga viti 2004 deri në 2015-ën raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit, duke krijuar “një katastrofë të vërtetë mjedisore”.

Një gjobë që nuk vilet

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dy vitet e fundit, policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori 26 raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve. Nga këto denoncime, 23 çështje janë pushuar, ndërsa vetëm një person rezulton i dënuar nga gjykata.

I  vetmi rast i gjykuar është ai i Flori B. me banim në Rrajcë të Prrenjasit. Ai është dënuar në prill 2016 me 80 mijë lekë të reja gjobë, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit.

Burime nga Administrata e Zonave të Mbrojtura i thanë BIRN se personi në fjalë ishte denoncuar disa herë prej tyre për prerje të paligjshme të pyjeve. Në shumicën e rasteve ai i ka shpëtuar ndëshkimit, ndërsa edhe në rastin e fundit kur është dënuar, askush nuk është në gjendje të thotë se si do i mbahet atij gjoba.

Ministria e Mjedisit i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se vjelja e gjobës i takonte Bashkisë së Elbasanit ku ndodhej gjykata që kishte dhënë vendimin. Kjo nuk rezulton e mundur, pasi dëmi është kryer në zonën administrative të Bashkisë Prrenjas, dhe bashkia e Elbasanit nuk ka asnjë mundësi të vjelë gjobën në Prrenjas. Bashkia Prrenjas i tha BIRN se as që kishte informacion për  vendimin e gjykatës ndaj banorit të saj të dënuar për dëmtimin e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ndërkohë i dënuari me gjobë, sipas informacioneve prej Administratës së Zonave të Mbrojtura ka vijuar të dëmtojë pyjet në zonën e Rrajcës në këmbët e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Fatmir Brazhda (djathtas) bashkë me një koleg të tij duke kryer inspektime në pyll.

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura, i kontaktuar nga BIRN tha se që ligji të funksiononte do duhej një koordinim institucional. “Për mendimin tim ka një hendek sa i përket shkëmbimit të informacionit, gjë që duhet riparuar. Sa i përket vjeljes së gjobave duhet një sistem kombëtar që njerëzit të mos përfitojnë shërbime pa shlyer gjobat”, tha ai.

Brazhda theksoi se të gjitha rastet e dëmtimit të pyjeve në zonat e mbrojtura konsideroheshin vepër penale, ndërsa theksoi se duhej të kishte një ashpërsim të ligjit për përsëritësit, por tha se për ta gjithçka bëhej më e vështirë për sa kohë prerësit e pyjeve shpëtojnë vetëm me procedimin nga policia.

Ka procedime, por mungojnë të dënuarit

Prerja e paligjshme e pyjeve është një fenomen i përhapur në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku buletinet mujore dhe informacionet e mbledhur nga BIRN në komunikatat e bëra publike numërojnë 250 persona të ndjekur penalisht në gjendje të lirë. BIRN vuri re se numrat u rritën në muajt Gusht-Shtator, ndërsa pati edhe kontroll më të gjerë në territor për shkak të zjarreve.

Por shembulli i Elbasanit tregon se shumica e çështjeve nuk shkojnë përtej këtij procedimi. Zv-prokurori i Elbasanit Milaim Laskaj i tha BIRN se shumica e çështjeve që janë referuar aty janë pushuar, konkretisht 23 nga 26, pasi nuk kishte prova.

“Askush nuk kapet në pyll duke prerë dru dhe kemi shumë pak ose thuajse aspak procedime të referuara nga Drejtoria e Pyjeve. Ato raste të proceduara i kemi kur policia kap një makinë të ngarkuar me dru dhe nuk vërtetohet se drurët janë prerë në pyll, pasi shumica kanë edhe faturat tatimore si dhe vendin ku i kanë marrë drutë që janë persona të licensuar. Në këto kushte e kemi të pamundur të provojmë se drutë janë prerë në pyll në mënyrë të paligjshme,” tha Laskaj.

Për Brazhdën, situata është pak më ndryshe. Ai i tha BIRN se ata si Administratë e Zonave të Mbrojtura lihen në errësirë informative edhe për rastet që kanë denoncuar.

“Problemi është se ne si institucione nuk kemi informacion se çfarë bëhet në këto raste më pas. Nuk informohemi se çfarë vendimi merret”, tha ai.

Ai thotë se një nga arsyet se çështjet nuk provohen është koha që merret për t’i hetuar.

“Janë ata [prokuroria dhe gjykata] që dërgojnë ekspertë të pavarur, gjë që kërkon kohë dhe vështirësisht verifikohet si vepër penale pasi drurët thahen, gjenden justifikime nga më të ndryshmet”, thotë ai.

Brazhda tha se edhe vendimi i vetëm i marrë nga nga gjykata ka ardhur “pasi kemi këmbëngulur me ekspertin që ata kishin dërguar në vendngjarje. Mosndëshkimi na vështirëson punën dhe motivon shkelësit e ligjit”.

Por për prokurorin Laskaj problemi qëndron tek dokumentimi. “Dokumentimi i veprimeve të para hetimore nuk bëhet në mënyrë profesionale. Nuk është problemi tek ashpërsimi i ligjit se sa kryerja e detyrave nga organet përgjegjëse në mënyrë korrekte dhe referimi i rasteve në prokurori të jenë të plota,” tha ai.

 

Etiketa: AdministrataAdministrata e Zonave të MbrojturaAdministrativeBashkiaBashkia e ElbasanitBashkia PrrenjasBIRNelbasanFloriGjobatGjykataGjykatëGjykatëshetimeHetimetMasaMinistria e MjedisitMjedisitmoratoriumMoratoriumiParaPoliciaPolicia e ElbasanitPrerja e paligjshme e pyjeveProcedimeProcedimiProkuroriProkuroriaPunëpyjetQeveriaSHShebenikshqipShqipëriashtatorUshtriaVendimiZonat e Mbrojtura
Tjetri

Familjet në Shqipëri hasin vështirësi në pagesën e energjisë elektrike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.