AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Familjet në Shqipëri hasin vështirësi në pagesën e energjisë elektrike

Loreta CukangaLoreta Cuka
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studimi “Varfëria Energjetike” në Shqipëri, zbuloi se shumica e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagimin e energjisë. Foto: Loreta Cuka/BIRN, Tiranë, 06/12/2017

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagimin e faturave të energjisë elektrike dhe kursejnë në ngrohje duke mos i plotësuar nevojat e tyre energjetike, zbulon një sondazh i qendrës mjedisore Eden.

Studimi “Varfëria Energjetike” në Shqipëri, zbuloi se shumica e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagimin e energjisë. Foto: Loreta Cuka/BIRN, Tiranë, 06/12/2017

Një studim i zhvilluar nga qendra mjedisore Eden në pesë qytete kryesore të Shqipërisë zbulon se familjet shqiptare kanë vështirësi në pagesat e faturave të energjisë elektrike dhe konsumojnë më pak energji se nevojat e tyre.

Familjet në qytetin e Vlorës dhe Beratit duket se kanë vështirësitë më të mëdha financiare në pagimin e faturës së energjisë elektrike, ndërsa kryeqyteti është më pak problematiku në këtë drejtim.

Të dhënat e marra nga studimi i rreth 1000 familjeve, (600 në kryeqytet dhe 400 në qytetet e tjera) flasin gjithashtu për një trend të shqiptarëve për të konsumuar më pak energji elektrike nga sa kanë nevojë reale.

Duke qenë se sondazhi gjithashtu tregon se shumica e energjisë elektrike e konsumuar nga familjet shkon për ngrohje të ambientit dhe ujit, konsumimi më i pakët i energjisë nënkupton më pak ngrohje për familjet.

Lira Hakani nga qendra Eden thotë se qytetarët kursejnë më shumë në ngrohje për shkak të mungesës së informacionit dhe prej mosizolimit të banesave.

“Ndërtesat nuk të janë izoluara siç duhet dhe sistemi i ngrohjes në shtëpi nuk është i kuruar dhe kjo ndikon në shëndet, ekonomi apo në jetën sociale”, tha për BIRN Hakani, duke shtuar se shumica e familjeve shqiptare ngrohen me energji elektrike ose gaz.

Berati rezulton nga sondazhet qyteti me izolimin më të dobët të dritareve dhe dyerve, të cilat ndikojnë në futjen e rrymave të ajrit nga jashtë, ndërsa Elbasani ka rezultatin më të mirë nga pesë qytetet e studiuara me vetëm 10% të familjeve pa izolim.

Projekti “Së bashku një sy për mjedisin” synon të nxisë zbatimin e politikave dhe praktikat më të mira që sigurojnë efiçencën e energjisë, diversifikimin e burimeve për energji të pastër dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët e shtresave të varfra dhe të mesme në Shqipëri.

Për vitin 2018, Shqipëria synon të kursejë me 28 për qind konsumin e energjisë elektrike në banesa, i cili në vitin 2014 ndahej në 29 për qind për ngrohje të ambientit, 22 për qind për ngrohjen e ujit dhe 25 për qind për gatim.

Shumica e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk kanë dëgjuar për ligjin “Për performancën e energjisë së ndërtesave”, i cili u miratua në vitin 2016 për të përmirësuar performancën e energjisë në banesa.

Gjatë prezantimit të gjetjeve në Tiranë, aktivistët e qendrës Eden ndërgjegjësuan qytetarët përmes lojërave dhe pyetësorëve, ndërsa shpërndanë llamba ekonomike falas.

…

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNEDENekonomienergji elektrikegazizolimkostoliraMediaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaresondazhTiranëVlorë
Tjetri
Lufta kundër makinerive të “lajmeve të rreme” në Ballkan

Lufta kundër makinerive të “lajmeve të rreme” në Ballkan

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.