AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata vendos t’i bllokojë pasaportën ish-ministrit Tahiri

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për të bllokuar lëvizjet jashtë vendit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili hetohet prej dy muajsh për “trafik narkotikësh” dhe “korrupsion pasiv”.

Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. FOto: Gent Shkullaku/LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të martën që t’i bllokojë pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi prokuroria pretendoi se kishte siguruar prova të reja kundër tij për llogari të hetimit që zgjat prej dy muajsh.

Tahiri akuzohet për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “korrupsionit pasiv”, por situata e tij juridike u rëndua edhe më tej më 1 Nëntor, kur policia e Elbasanit arrestoi 25-vjeçarin Orest Sota dhe bllokoi në makinën e tij 865 mijë euro si dhe dy patenta për drejtim mjetesh lundruese të ish-ministrit të Brendshëm. Gjatë masës së arrestit për Sotën, Prokuroria pretendoi se paratë e gjetura në makinën e tij i përkasin Tahirit.

Një burim i Prokurorisë, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, akuza paraqiti prova të reja të siguruara nga ekspertiza e tre telefonave celularë të Orest Sotës.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari shprehu dyshime për pretendimet e prokurorisë për prova të reja, duke e cilësuar lëvizjen e saj si “taktike”. Megjithatë, Hajdari tha se nuk mund të jepte një qëndrim pa lexuar vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se klienti i tij kishte shprehur që në fillim vullnetin për t’u vendosur në dispozicion të hetimit.

Telashet ligjore për ish-ministrin e Brendshëm nisën në mesin e tetorit, kur antimafia italiane shkatërroi një grup shqiptar të trafikut të drogës, mes të cilëve bënin pjesë edhe kushërinjtë e Tahirit, Moisiu dhe Florian Habilaj. Emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat e përgjuara prej vitit 2013 nga antimafia italiane, ku anëtarët e grupit shpreheshin për shuma të mëdha parash që duhej t’i jepnin ish-ministrit apo për dhurata të kushtueshme për familjarët e tij.

Të akuzuarit për trafikimin e tonelatave të kanabisit në jug të Italisë u përgjuan gjithashtu duke thënë se ata kishin në dorë segmente të policisë dhe të ushtrisë.

Pas publikimit të përgjimeve në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e Tahirit, por kjo kërkesë u rrëzua me votat e mazhorancës si e pabazuar në prova. Më pas, Prokuroria iu drejtua gjykatës vetëm për të siguruar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Tahirit.

Më 22 nëntor, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tre ish-drejtuesve në policinë e Vlorës si të implikuar në çështjen “Habilaj”. Urdhër-arrestet vazhdojnë të mbeten të paekzekutuara, pasi asnjë prej ish-drejtuesve të akuzuar nuk u gjet nga policia.

Etiketa: AkuzaantimafiaBIRNEmriEuroFlorianFlorian HabilajGjykataGjykatëGjykatësHabilajKontrolliKorrupsionkorrupsion pasivMASNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ElbasanitProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSHshqipShqipëriTrafikVlorë
Tjetri
Njeriu që nuk e shpëtoi botën

Njeriu që nuk e shpëtoi botën

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.