AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Riviera Shqiptare. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Qeveria shpjegon në relacionin e ndryshimeve që ka propozuar në ligjin për turizmin “planin” e saj për faljen e taksave për dy-tre biznesmenë që synojnë të ndërtojnë resorte turistike përmes kontratave “franchise” duke argumentuar se ky është “modeli turk” dhe duke pranuar haptazi se kjo është një politikë diskriminimi ndaj bizneseve të vogla e të mesme në pronësi familjare në sektorin e turizmit.

Riviera Shqiptare. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për ndryshime në ligjin për turizmin, duke argumentuar faljen e shumëfishtë të taksave për “resortet turistike me status special” me argumentin se ky është modeli turk, malazez dhe maqedonas dhe sipas relacionit, kjo do të sjellë investime, rritje të numrit të turistëve dhe rritje të punësimit. Në një rast, relacioni, i publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, pranon haptazi se modeli i marrë nga këto vende përbën “diskriminim” të hoteleve me më pak se tre yje të cilat në Shqipëri, ashtu si edhe në të gjithë botën, janë nën pronësi të bizneseve familjare.

Pak javë më parë, qeveria ndryshoi disa ligje njëherësh duke dhënë mes kritikave për favoritizëm, falje të taksës së pronës, falje të tatimit mbi fitimin dhe falje të taksës për ndikimin në infrastrukturë të “hoteleve me 4 dhe 5 yje me status special” si dhe uljen e TVSH-së për të gjitha shërbimet në hotelet me 5 yje në masën 6 për qind, ndërkohë që në hotelet dhe restorantet e tjera të vendit paguhet TVSH në masën 20 për qind për të gjitha shërbimet me përjashtim të shërbimit të akomodimit. Ndryshimet u kritikuan si klientelizëm në një shkallë të paimagjinueshme, për shkak se nga kjo falje taksash nuk përfiton një sektor i ekonomisë, por vetëm një numër i vogël biznesmenësh që numërohen me gishtat e njërës dorë. Kjo lloj politike e ka bërë Shqipërinë një vend me dy standarde ligjore, një për një grusht të vogël të favorizuarish nga qeveria dhe një palë ligjesh të tjera për pjesën tjetër të popullsisë.

Qeveria në relacionin e saj nuk tregon të ketë kryer ndonjë studim të mirëfilltë mbi kostot dhe përfitimet e kësaj politike, por shprehet në terma përgjithësisht propagandistikë dhe josasiorë. Sipas qeverisë, heqja e taksave për disa biznese do të sjellë “rritjen e turistëve dhe të punësuarve”, pa dhënë ndonjë shifër konkrete, fjala vjen, sa është numri i turistëve të pritshëm në këto “resorte”, sa pritet të jetë numri i të punësuarve dhe me çfarë kushtesh do të punësohen këta njerëz. Nuk ka as ndonjë përpjekje për të shpjeguar se çfarë efektesh negative mund të kenë masa të tilla për pjesën tjetër të sektorit të turizmit.

“Përse të mos i akordohen disa lehtësi dikujt që do të kontribuojë shumë jo vetëm për rritjen e punësimit në një sektor jetik si turizmi, por mbi të gjitha do të përmirësojë imazhin dhe prestigjin e vendit?”, pyet në mënyrë retorike qeveria në relacionin e vet.

Në argumentet e qeverisë përmendet me shumicë “modeli turk”, i përbërë nga lehtësi fiskale të shumta për investime të caktuara si dhe dhënia e tokave publike falas. Qeveria harron të thotë se Turqia nuk është një vend demokratik, ka një histori ekonomike të dominuara nga interesat thuajse-feudale dhe kontrollin e procesit ligjvënës nga të pasurit në kurriz të pjesës dërrmuese të popullsisë. Gjithashtu jepet edhe shembulli i Malit të Zi, vend ku sipas relacionit të qeverisë, investimet e turizmit të luksit përfitojnë falje të taksave vendore e të tjera.

Shembulli më goditës duket se është marrë nga Maqedonia.

Në Maqedoni, thotë qeveria shqiptare, investitorët kanë mundësi të marrin tokë falas për investime në “zonat turistike”, por nuk shpjegon se çfarë zonash turistike ka në vendin tonë fqinj, i cili nuk ka dalje në det.

Biznesmenë shqiptarë me “Franchising”

Në relacion, qeveria pranon se përfituesit nga këto ligje nuk do të jenë vetëm “grupet hoteliere ndërkombëtare”, gjithmonë në rast se këto të fundit do të shprehin interes për të investuar në Shqipëri, por edhe investitorë të tjerë “të huaj ose vendas”, të cilët do të posedojnë “kontrata menaxhimi” apo “kontrata franchising”.

“Është e rëndësishme që të theksojmë se investime kaq të rëndësishme në struktura hoteliere me 4 apo 5 yje realizohen kryesisht në dy forma,” shpjegon qeveria. Në formën e parë, investimi për ngritjen e strukturës akomoduese kryhet nga grupi hotelier i mirënjohur botërisht ose;  “grupi hotelier i mirënjohur i huaj bashkëpunon me një investitor të caktuar, vendas apo të huaj, (nëpërmjet kontratave të qirasë, të tipit “management contract” apo “franchising” apo të ngjashme)”.

Ky shembull i dytë i dhënë nga qeveria do të thotë se një biznesmen “vendas apo i huaj” thjeshtë paguan një rrjet ndërkombëtar hotelerie për t’i përdorur markën dhe rrjedhimisht kjo pagesë i mundëson përfitimin e lehtësive të pafundme fiskale në Shqipëri. Kontrata të tilla të njohura si Franchising, ofrohen nga shumica e rrjeteve të hotelerisë, të tilla si Hilton apo Sheraton etj. Tarifa fillestare e përdorimit të emrit kushton vetëm 100 mijë euro ndërsa operimi i një hoteli nën një emër të tillë zakonisht kushton 8-13 për qind të të ardhurave bruto të hotelit.

Qeveria pranon haptazi kur flet për “shembullin malazez” se kjo politikë përbën “diskriminim” të hoteleve me më pak se 4 yje.

“Malin e Zi vendosi një taksë progresive me taksimin më të lartë për hotelet me 3 yje në zonat rezidenciale, duke i penalizuar ato në mënyrë që të favorizohen hotelet luksoze”, thuhet në relacion.

Qeveria nuk shpjegon se mbi çfarë strategjie dhe mbi çfarë studimi apo konsultimi ka vendosur të ndjekë “modelin turk” të turizmit në vend të, fjala vjen, modelit italian, spanjoll apo grek, ku qeveritë mbështesin në veçanti bizneset familjare, të cilat sigurojnë mirëqenie shumë më të lartë për popullsinë vendëse se sa bizneset e mëdha.

Aktualisht bizneset në sektorin e turizmit vuajnë pasigurinë e titujve të pronësisë, mungesën e lejeve të ndërtimit apo të titujve të pronësisë të përfituar nga legalizimi si dhe mungesën e shërbimeve publike bazë, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizime apo me shërbim të transportit publik. Të gjitha këto biznese i nënshtrohen taksave aktualisht, përfshirë taksën për ndikimin në infrastrukturë, e cila synon pikërisht mbulimin e kostove të shërbimit të infrastrukturës bazë si ujë, rrugë e kanalizime. Përkundrejt kësaj, “investimet strategjike” të mbështetura nga qeveria do të përfitojnë këto shërbime pa paguar as edhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

BIRN zbuloi në nëntor se qeveria shqiptare ka shënjuar disa njolla në hartë përgjatë të gjithë bregdetit të jugut ku ka në plan të kryejë të ashtuquajturat “investime strategjike” duke i dhënë bizneseve të ndryshme avantazhe të shumëfishta në krahasim me banorët vendas.

Etiketa: BanorëBIRNBiznesmendiskriminimEuroinvestimeInvestime strategjikeInvestimet strategjikeMaqedoniMaqedoniaMASMasaPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptareturistTurizmiTurqiaTVSH
Tjetri
Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Logjika e Trump mbi Jeruzalemin dhe pasojat e saj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.