AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kosova pezullon ekstradimin e ‘Gulenistit” turk të shpallur në kërkim

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ugur Toksoy në Gjykatën e Faktit të PRishtinës të enjten. Foto: BIRN

Prokuroria në Kosovë tërhoqi kërkesën e saj para një gjykate në Prishtinë për lejimin e ekstradimit të Ugur Toksoy, një mësues i kërkuar në Turqi për dyshimet se ka lidhje me të ashtuquajturën Lëvizje Gulen, duke pezulluar procedurën.

Ugur Toksoy në Gjykatën e Faktit të PRishtinës të enjten. Foto: BIRN

Prokurori i Kosovës Ali Rexha të enjten tërhoqi kërkesën e tij për gjykatën për të lejuar ekstradimin e një shtetasi turk, Ugur Toksoy, i cili u arrestua më 27 tetor në bazë të një urdhri arresti të lëshuar nga Turqia.

Turqia e akuzon Toksoy se ka lidhje me të ashtuquajturën Lëvizje Gulen, e cila akuzohet se ka organizuar tentativën për grusht shteti nëkëtë vend korrikun e vitit të kaluar.

Gjatë seancës të përcaktuar për të vendosur mbi ekstradimin e Toksoy, prokurori Rexha i tha gjykatës se ai e tërheq kërkesën për shkak të mungesës së provave. Tërheqja e kërkesës do të thotë se procedura e ekstradimit pezullohet.

Avokati i Toksoy Adem Vokshi tha se Turqia nuk dha prova të mjaftueshme për të justifikuar kërkesën e saj për ekstradim. Kjo do të thotë se nëse ka prova të reja, prokuroria mund ta ripërsërisë kërkesën.

Vendimi për të arrestuar Toksoy e bëri Kosovën vendin e parë në Ballkan që ndalonte një mësues turk për lidhjet e dyshuara me klerikun mysliman Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga Ankaraja se udhëheq një lëvizje terroriste.

Turqia pretendon se Toksoy është një nga udhëheqësit e lëvizjes Gulen, e cila nga Turqia quhet ‘organizata terroriste Fethullah”, ose ‘FETO’. Ankaraja thotë se Toksoy gjendej në Kosovë për të mbledhur fonde, të cilat do t’i dërgonte në Turqi. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Toksoy.

Gjykata në Prishtinë më 29 tetor dëgjoi se në Kosovë, Toksoy punoi si koordinator për organizatën Atmosfera, e cila drejton shkollën Hasan Nahi në Prizren.

Gulen, një ish aleat i presidentit të Turqisë Recept Tayyip Erdogan, tani jeton në ekzil në SHBA dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me tentativën për grusht shteti.

Turqia ka arrestuar më shumë se 60 mijë vetë të dyshuar si ndjekës të Gulen në Turqi, ka mbyllur shkollat dhe kolegjet e lidhura me të dhe ka kërkuar që qeveritë e huaja të bëjnë të njëjtën gjë.

Zyrtarët turq kanë bërë presion mbi Kosovën dhe mbi shtetet e tjera në rajonin e Ballkanit që të mbyllin organizatat e lidhura me Gulen dhe shkollat si dhe të ekstradojnë në Turqi të dyshuarit si anëtar të kësaj lëvizjeje.

Etiketa: BallkanBIRNekstradimErdoganFETOFondeGjykataGjykatëGjykatësgrusht shtetiGulenKosovaKosovëParaProkuroriProkuroriaSHBATurqiTurqiaVendimi
Tjetri
Shumica përzgjedh tre kandidatë për Prokuror të përkohshëm, mungon opozita

Shumica përzgjedh tre kandidatë për Prokuror të përkohshëm, mungon opozita

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.