AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lindshmëria e shqiptarëve drejt pikës më të ulët që nga themelimi i shtetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mijëra prindër në Serbi besojnë se fëmijët e tyre u vodhën pas lindjes.

Të dhënat e periudhës janar-shtator 2017 tregojnë një rënie dramatike të lindjeve në Shqipëri në krahasim me vitin e kaluar, duke e vënë vitin aktual në rrugën për të shënuar nivelin më të ulët të lindjeve që kur shteti shqiptar filloi për herë të parë regjistrimin e lindjeve në vitin 1929.

Lindjet dhe vdekjet gjatë dy viteve të fundit. Burimi: INSTAT

Numri i lindjeve në Shqipëri pësoi një rënie tjetër dramatike gjatë këtij viti me afro 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, i cili ishte gjithashtu një rekord negativ historik. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se për periudhën janar-shtator 2017, në Shqipëri lindën pak më shumë se 20 mijë foshnja nga afro 24 mijë që patën lindur në të njëjtën periudhë të vitit 2016. Deri në fund të këtij viti, gjasat janë që në Shqipëri të lindin më pak se 30 mijë fëmijë, nga 32 mijë që patën lindur më 2016.

Shkaqet e rënies së lindjeve janë të shumta dhe interpretimet e mundshme konsiderohen si jodomethënëse për demografët, por migrimi masiv i popullsisë konsiderohet si një shkak i rëndësishëm për lindshmërinë e ulët, për arsye se migrimi prek para së gjithash moshat e reja, të cilët kanë edhe lindshmërinë më të lartë. Shqipëria përjetoi një valë të pazakontë emigrimi duke filluar nga viti 2015, në të cilën me dhjetëramijëra shqiptarë u larguan nga vendi në mënyrën më dëshpëruese të mundshme, duke zgjedhur të aplikojnë për azil në vende si Gjermania apo Franca pavarësisht faktit se shumica dërrmuese e kërkesave për azil refuzohen si të pabazuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Lindshmëria e ulët dhe emigrimi masiv kanë hedhur sakaq farën e një krize demografike në rritje, e cila konsiderohet si shqetësim i veçantë edhe për mirëqenien ekonomike dhe shoqërore të vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e vet të fundit për Shqipërinë, vëren se “presionet demografike po rriten dhe pjesa e popullsisë në moshë pune është e destinuar të ulet”. [Link raporti i FMN].

“Rënia e parashikuar e popullsisë në moshë pune si pasojë e emigrimit si dhe plakja e popullsisë do të rëndojë gjithnjë e më shumë në potencialin e rritjes [ekonomike],” thuhet në raportin e FMN.

Mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri është përkeqësuar me shpejtësi përgjatë dy dekadave të fundit duke e bërë Shqipërinë nga vendi me popullsinë më të re në Europë në një nga vendet me popullsinë më të moshuar. Si rrjedhojë e kësaj, pjesa e popullsisë mbi 65 vjeç, [mbi moshën e punës] është rritur me shpejtësi dhe pritet të rritet edhe më tej përgjatë dekadave të ardhshme. Por plakja e popullsisë si pasojë e emigrimit konsiderohet problem krahasimisht më i vogël se sa rënia e lindshmërisë për shkak se një pjesë e emigrantëve aktualë mundet që një ditë ndërkohë që lindjet e munguara nuk mund të zëvendësohen. Ndërsa brezat e shqiptarëve të viteve 2015 -2017 do të jenë më pak se 30 mijë vetë, këta shqiptarë kur të rriten do të duhet të kujdesen për brezat e prindërve të vet, të cilët ka gjasa do të jenë dy dhe tre herë më të numërt.

Zyrtarisht qeveria aktuale nuk mendon se Shqipëria ka një problem të rëndë me shkallën dramatike të emigrimit.

Etiketa: azilEmigrimiFMNFrancaGjermaniaINSTATInstituti i StatistikavekrizeParaPunëQeveriaRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashtator
Tjetri
Kriza e re në rafinerinë e Ballshit rikthen mjerimin në qytezën e naftëtarëve [Video]

Pa rroga në ditë festash, naftëtarët marshojnë drejt Tiranës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.