AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nacionalistët maqedonas dhe grekë mobilizohen kundër marrëveshjes së emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, majtas, flet pranë homologut të tij grek, Nikos Kotzias, gjatë një konference për shtyp.
14 qershor 2017. Foto:
(AP Photo/Petros Giannakouris)

Teksa optimizmi rritet për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes Maqedoni-Greqi për emrin, nacionalistët në të dyja vendet po protestojnë kundër kompromisit.

Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, majtas, flet pranë homologut të tij grek, Nikos Kotzias, gjatë një konference për shtyp. 14 qershor 2017. Foto: (AP Photo/Petros Giannakouris)

Organizata të nacionalistëve të djathtë dhe të diasporës në Maqedoni dhe Greqi kanë filluar kundërshtimin e tyre kundër asaj që sipas tyre mund të jetë një zgjidhje e shpejtë për mosmarrëveshjen e gjatë mbi emrin e Maqedonisë.

Në Greqi, fushata është e përqendruar në kundërshtim me çdo emër për fqinjin e tyre verior që përfshin termin “Maqedoni”, që ata këmbëngulin se është ekskluzivisht emër grek.

Të djathtët në Maqedoni nga ana e tyre kërkojnë tërheqjen e vendit të tyre nga bisedimet për emrin të mbështetura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në krye të kundërshtimeve në Maqedoni është Lëvizja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Maqedoni, MHRMI, që ndodhet në Kanada.

Në dhjetor, ky grup filloi të merrte me qira tabela në Shkup dhe të lëshonte deklarata ku kërkonte tërheqjen e Maqedonisë nga bisedimet për emrin të cilat do të intensifikohen këtë vit.

Fushata, e quajtur “Emri ynë është Maqedoni”, shfaqi billborde me fytyrën e një djali, duke iu referuar rëndësisë historike të brezave të ardhshëm nëse Maqedonisë i ndryshohet emri me kompromis.

“Nëse emri ndryshohet një herë, do të ndryshohet kudo dhe përgjithmonë,” shkruhet në të.

“Doni të quheni “maqedonas të rinj”, ‘maqedonas verior’, “shkupianë”, “vardarës” apo thjesht maqedonas?” pyet fushata me billborde.

Në një deklaratë të nxjerrë më 4 janar, lëvizja e quajti qeverinë aktuale, të drejtuar nga Zoran Zaev i Social Demokratëve, “një regjim” dhe e akuzoi atë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit se po ul lirinë e medias në vend për të çuar përpara një ndryshim të papranueshëm emri këtë vit.

“Siç e kemi paralajmëruar, emri i Maqedonisë, identiteti, gjuha dhe historia janë në negociata vetëm për të kënaqur shtypësit tonë… Absolutisht presim dhe kërkojmë mbrojtje të të drejtave tona njerëzore të vetëvendosjes, për të qëndruar siç ishim – maqedonas,” tha lëvizja.

Në Greqi, Federata Greke e Shoqatave Kulturore të Maqedonasve dhe disa lëvizje të tjera të diasporës kanë njoftuar protesta dhe kanë nisur një peticion kundër çdo kompromisi emri të sponsorizuar nga OKB që do të përfshijë termin “Maqedoni”.

Fushata ka shpërndarë dhe një video ku këmbëngul se Maqedonia ka qenë një pjesë e domosdoshme e identitetit helenik për më shumë se 3,000 vjet, duke theksuar se “Maqedoni do të thotë Greqi”.

Organizatorët thanë se do të organizonin protesta në qytetet greke në muajt e ardhshëm, duke i kërkuar kryeministrit grek Alexis Tsipras të mbajë një referendum mbi përdorimin e termit “Maqedoni” nga vendi fqinj.

Fushatat në dy vendet nisën pasi Shkupi dhe Athina në dhjetor rifilluan bisedimet për mosmarrëveshjen e emrit pas tre viteve bllokim.

Ata kanë rënë dakord të intensifikojnë bisedimet në fillim të vitit 2018, optimistë se mund të arrihet një zgjidhje në gjysmën e parë të këtij viti, në mënyrë që Maqedonia të hyjë në NATO në samitin e korrikut.

Mosmarrëveshja për emrin përqendrohen në këmbënguljen e Greqisë se përdorimi i fjalës “Maqedoni” nënkupton një pretendim territorial për provincën veriore greke me të njëjtin emër.

Si rezultat, në 2008, Greqia bllokoi hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe gjithashtu ka vazhduar bllokimin e fillimit të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë në BE, pavarësisht disa raporteve vjetore pozitive nga Komisioni Europian mbi progresin e vendit.

SHBA dhe BE rinisja e bisedimeve është mirëpritur. Dy ndërkombëtarët janë parë si mbështetës kyç të misionit për të gjetur një zgjidhje që do të siguronte integrimin e Maqedonisë në Perëndim, duke kufizuar gjithashtu ndikimin rus në Ballkan.

Etiketa: Alexis TsiprasAthinaBallkanBEbllokimEmrifushataGreqiGreqiaKanadaKomisioni EuropiankonferenceMaqedoniMaqedoniambrojtjeNATOnegociataOKBpeticionProtestaReferendumSHBAShkupvideoZoran Zaev
Tjetri
Një ide e mirë gjermane për vitin 2018

Një ide e mirë gjermane për vitin 2018

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.