AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përpjekja e Bullgarisë për t’iu bashkuar euros mirëpritet

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Lajmërimi surprizë i Bullgarisë se do të aplikojë për t’iu bashkuar “dhomës së pritjes” së eurozonës deri në qershor, ka tërhequr mbështetje nga bizneset dhe analistët.

Kryeministri bullgar Borissov dhe presidenti i Komisionit Europian, Juncker. Foto: Qeveria Bullgare.

Pavarësisht frikës së shtetasve se miratimi i monedhës së përbashkët euro do të rrisë çmimet në Bullgari, analistët besojnë se plani për të aplikuar pranë mekanizmit ERM II – njohur si “dhoma e pritjes” së eurozonës, në fakt do t’i sjellë vendit përfitime.

“Aktualisht, duket se mendimi i politikanëve dhe ekonomistëve është se përfitimet për Bullgarinë me t’iu bashkuar eurozonës janë më të mëdha se rreziqet,” tha për BIRN, Desislava Nikolova, një ekonomiste në Institutin për Ekonomisë së Tregut në Sofje.

Vendimi për të përshpejtuar miratimin e monedhës së vetme europiane duke aplikuar për ERM II në qershor, u njoftua të enjten nga ministri i financave Vladislav Goranov.

Ai mori mbështetjen formale të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili tha në ceremoninë e 6-mujorit të presidencës së Bullgarisë në BE të premten se vendi “duhet të bashkohet me mekanizmin sa më parë të jetë e mundur”.

“Nuk them se Bullgaria do të jetë automatikisht anëtarja e ardhshme e eurozonës, por po shkon në drejtimin e duhur,” tha Juncker, duke theksuar se financat publike të vendit janë të qëndrueshme dhe papunësia po bie.

“Nuk është ende mjaftueshëm”, shtoi Presidenti i Komisionit.

Që kur Bullgaria hyri në BE në vitin 2007, anëtarësimi në eurozonë ka qenë në axhendën e qeverive të ndryshme, por njoftimi i Goranov është angazhimi i parë formal nga kabineti për të nisur procesin.

Kandidatët për anëtarësim në eurozonë kalojnë të paktën dy vjet nën mekanizmin e ERM II, që i përgatit ata për miratimin e monedhës së përbashkët. Për të hyrë në klubin e euros, vendet anëtare të BE duhet të përmbushin plotësisht të ashtuquajturat kritere të Mastrihtit, të cilat vendosin kërkesa specifike për financat publike të vendeve, në aspekte si borxhi publik, deficiti buxhetor dhe inflacioni.

“Mund të presim derisa të jemi gati, për sa vite të jetë e nevojshme”, tha Goranov.

Sipas Desislava Nikollova, një nga përfitimet më të mëdha të Bullgarisë për të hyrë në eurozonë do të ishte mbikëqyrja europiane për bankat e saj, e cila do të shërbejë si garanci për stabilitetin e sistemit bankar.

“Në dokumente, i mbulojmë të gjitha standardet, por në fund të fundit, kolapsi i Bankës Tregtare të Korporatave [në vitin 2014 – dështimi më i madh bankar në historinë e Bullgarisë], dëshmoi në praktikë dështimet serioze të mbikëqyrjes”, vuri në dukje ajo.

Si pengesë të mundshme nga adoptimi i euros, ekonomistja theksoi se pjesëmarrja në masat mbrojtëse kundër kolapsit të eurozonës do të kërkonte angazhime financiare, si dhe politika fiskale që nuk do të ishin në interesin e Bullgarisë, si harmonizimi i taksave.

Sipas Dimitar Brankov, një ekonomist në Dhomën Bullgare të Tregtisë, vendimi i Bullgarisë për të aplikuar për ERM II është “një masë shumë e vonuar” për shkak të reformave të vonuara të Bullgarisë që kur hyri në BE në 2007.

Ai theksoi se miratimi i euros do të sillte ulje të rrezikut strukturor në Bullgari, gjë që do të lehtësonte financimin publik dhe normat e taksave për familjet dhe bizneset.

Ai dhe Nikolova bien dakord se frika e publikut nga inflacioni i lartë është e pavend, siç ka treguar përvoja e kohëve të fundit në vendeve baltike.

Etiketa: BankatBEBIRNBorxhiBorxhi publikBullgariBullgariaEuroFinancatInflacionikandidatëtMASmbështetjepaktQeveriaSHuljeVendimi
Tjetri
Rënia e numrit të shqiptarëve që i bashkohen ISIS reflekton “kërkesën e ulët”

Sondazhi: Shqipëria, vendi më pak fetar në Ballkan

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.