AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

PBB duhet të korrektohet, jo të zëvendësohet

Urs RohnerngaUrs Rohner
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Problemet që krijohen nga mbështetja te prodhimi i brendshëm bruto si tregues i aktivitetit të përgjithshëm ekonomik janë bërë më të dukshme me kalimin e kohës, veçanërisht në kushtet kur fitimet e korporatave kanë rezultuar më të larta se sa rritja e PBB-së në ekonomitë kryesore. Por asnjë nga defektet e PBB-së nuk është fatale dhe politikëbërësit duhet të përqendrohen në rregullimin e tyre dhe jo në kërkimin e një treguesi krejt të ri.

Ekonomistë të respektuar prej kohësh kavë treguar se prodhimi i brendshëm bruto është një matje e pasaktë e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore, dhe për rrjedhojë nuk duhet të jete fiksimi i vetëm i politikëbërësve. Megjithatë ne nuk jemi afruar fare me gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për një alternativë ndaj PBB-së.

Një mangësi e njohur e PBB-së është që ajo nuk merr parasysh vlerën e punës në shtëpi, përfshirë kujdesin për fëmijët dhe për të moshuarit. Më e rëndësishmja, përcaktimi i një vlere monetare për aktivitete të tilla nuk do të zgjidhë defektet më të mëdha te PBB: paaftësinë e këtij treguesi për të reflektuar në mënyrë të përshtatshme eksperiencën e përjetuar nga anëtarë të caktuar të shoqërisë. Korrektimi për punën në shtëpi mund të inflacionojë PBB-në, ndërsa nuk sjell dallim real në standardet e jetesës. Dhe gratë që përbëjnë pjesën dominuese të njerëzve që kryejnë punë në shtëpi mund të vijojnë të trajtohen si vullnetare dhe jo si kontribuuese reale në ekonomi.

Një defekt tjetër i njohur i PBB-së është që ajo nuk merr parasysh shkatërrimin e vlerës, të tillë kur vendet keqmenaxhojnë kapitalin e tyre njerëzor duke penguar arsimimin e grupeve të caktuara demografike, apo kur shfrytëzojnë deri në fund burimet natyrore për përfitime ekonomike të atypëratyshme. Në fund të fundit, PBB ka tendencën që të masë asetet në mënyrë të pasaktë ndërsa nuk mat fare pasivet, ose detyrimet e akumuluara për krijimin e këtyre aseteve.

Megjithatë, nuk ka një konsensus ndërkombëtar për një PBB alternative ndonëse ka pasur progres frymëzues drejt një mënyre më të mirë të të menduarit mbi aktivitetin ekonomik. Më 1972, ekonomisti i universitetit të Jellit William Nordhaus dhe James Tobin propozoi një kuadër të ri, “matjen e mirëqenies ekonomike” (MEË sipas akronimit në anglisht), për të marrë parasysh aktivitetet e papaguara. Dhe së fundmi, Kina ka zhvilluar një tregues të “zhvillimit të gjelbër”, e cila konsideron performancën ekonomike krahas faktorëve të ndryshëm mjedisorë.

Për më tepër, vendimmarrësit e sektorëve publikë apo privatë tashmë kanë shumë më tepër mjete në dispozicion për të bërë zgjedhje më të sofistikuara nga sa kishin në të shkuarën. Në anën e investitorëve, kërkesa për të dhëna mbi mjedisin, shoqërinë dhe qeverisjen po rritet me shpejtësi. Dhe në sektorin publik, organizata të tilla si Banka Botërore kanë përshtatur metrika të tjera përveç PBB-së për të vlerësuar cilësinë e jetës, përfshirë jetëgjatësinë e pritshme në lindje dhe aksesin në arsim.

Në të njëjtën kohë, debati rreth prodhimit kombëtar bruto ka marrë peshë. Megjithëse ky tregues ndan elementët bazë me PBB-në, PKB është më i rëndësishëm në epokën e sotme të globalizuar, për shkak se ai merr parasysh të ardhurat e gjeneruara nga korporatat nën pronësi të huaja dhe banorët e huaj. Në këtë mënyrë, në një vend ku korporatat e huaja kanë një pjesë domethënëse të prodhimit dhe aseteve të tjera, PBB do të inflacionohet ndërsa PKB do të tregojë vetëm të ardhurat që vendi ka realisht. (shiko grafikun)

Irlanda është një shembull i njohur se si PKB është përdorur për të korrektuar paqartësitë e krijuara nga PBB. Më 2015, Irlanda raportoi se PBB e saj u rrit me një normë të pabesueshme prej 26.3%. Siç vërejti një studim pune i OECD në tetor 2016, ky episod ngriti pyetje serioze mbi aftësinë e kuadrit konceptual të llogarive për të përkufizuar PBB-në në mënyrë të përshtatshme për të reflektuar realitetin ekonomik.”

Studimi i OECD del në konkluzionin se PBB nuk është një indikator i besueshëm për mirëqenien materiale të një vendi. Në rastin e Irlandës, rritja marramendëse brenda një viti e PBB-së së saj rezultoi nga “zhvendosja” prej korporatave shumëkombëshe të disa përfitimeve ekonomike të caktuara – konkretisht të ardhurave nga e drejta e pronësisë intelektuale – në llogaritë e tyre të përgjithshme. Për të trajtuar hendekun në rritje mes zhvillimit ekonomik real dhe PBB-së së raportuar, Zyra Qendrore e Statistikave të Irlandës propozoi një version të modifikuar të PKB-së, (njohur si GNI*) për vitin 2016.

Hendeku mes PBB-së dhe PKB-së me gjasa do të mbyllet shpejt në juridiksione të tjera gjithashtu. Në një studim të fundit pune, Urooj Khan nga Shkolla e Biznesit të Kolumbias, Suresh Nallareddy i Universitetit Duke dhe Ethan Rouen nga Shkolla e Biznesit të Harvardit vunë në dukje dallimin mes “rritjes së fitimeve të korporatave dhe rritjes së përgjithshme të ekonomisë së SHBA-së” mes viteve 1975 dhe 2013. Ata gjejnë se gjatë kësaj periudhe, rritja mesatare e fitimit në SHBA ishte më e lartë se sa rritja e PBB-së sa herë që norma vendëse e tatimit mbi fitimet korporative ishin më të larta se sa normat e tatimit në vende të tjera të OECD-së.

Në dhjetor, kjo mospërputhje u trajtua me miratimin e Ligjit për Uljen e Taksave dhe të Punës të vitit 2017. Duke ulur shkallën e taksimit të fitimeve të korporatave në një nivel konkurrues me botën dhe duke dhënë kushte më të mira për riatdhesimin e fitimeve, paketa e taksave pritet të zhvendosë fitimet e korporatave pas në Shtetet e Bashkuara. Për rrjedhojë, dallimi mes PBB-së dhe PKB-së ka gjasa do të zvogëlohet si në SHBA ashtu edhe në Irlandë, ku shumë korporata të mëdha të SHBA-së kanë mbajtur paratë e veta.

Duke parë përpara, unë mund të sugjeroj që politikëbërësit të përqendrohen më shumë në tre pika. E para, siç demonstrohet më sipër, vendimmarrësit përkatës sakaq po trajtojnë shumë defekte të PBB-së, gjë që është inkurajuese. E dyta, vendimmarrësit e sektorit publik dhe atij privat tashmë kanë instrumente të shumta në dispozicion për vlerësim më të mirë të pasojave mjedisore dhe shoqërore të veprimeve të tyre.

Dhe, e treta, në biznes nuk duhet që ajo që është e përsosur të bëhet armik i së mirës. Ne nuk kemi zgjidhur të gjitha problemet që lidhen me PBB-në, por ne kemi ecur goxha në reduktimin e shumë defekteve. Në vend që të kërkojmë një kuadër të ri çorientues treguesish për të zëvendësuar teknikat aktuale të statistikave dhe të analizave, ne duhet të përqendrohemi në bërjen e ndryshimeve të mirëmenduara në sistemin ekzistues.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2018. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. GDP Should Be Corrected, Not Replaced

Etiketa: BanorëBEekonomiIrlandaKinaMASMatOECDParaPBBprogresProject SyndicatePunëSHSHBAshkollaShtetet e Bashkuarazgjedhje
Tjetri
Rama njofton për të dytën herë se ka marrë ofertë për aeroportin e Vlorës

Rama njofton për të dytën herë se ka marrë ofertë për aeroportin e Vlorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.