AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Demokracia liberale në Afrikë mund të presë

Simplice A. AsongungaSimplice A. Asongu
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Që nga zgjedhja e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara, të cilat mbeten donatori kryesor i Afrikës, janë përqendruar më shumë te parimet që i parapëlqejnë Kinës – të tilla si stabiliteti politik, tregtia dhe kundër terrorizmi – se sa te demokracia dhe të drejtat e njeriut. A po del Modeli i Pekinit më i mirë në terma afatshkurtra dhe afatmesme në Afrikë?

Politikëbërësit e Afrikës kuptojnë se udhëheqësia e fortë ekonomike dhe politike është thelbësore për rritjen dhe stabilitetin. Për vite, ekonomitë e Afrikës kanë ecur më mirë nga sa pritej, për shkak të agazhimit për përmirësim në qeverisje. Pyetja tashmë është si të ruhet momenti i mirë.

Strategjitë aktuale nuk japin një përgjigje të përshtatshme. Megjithëse udhëheqësit në një konferencë të kohëve të fundit mbi Ekonominë e Afrikës në Adis Abeba, Etiopi, premtuan se do të mbajnë reformat në qeverise në krye të axhendës së Afrikës, ata nuk ofruan një plan të qartë. Nga perspektiva ime, ky boshllëk përbën një mundësi për të menduar mbi paradigmat e reja të qeverisjes, përfshihrë ato që krijohen nga dy modele të diskutuara gjerësisht: “Konsensusi i Uashingtonit” dhe “Modeli i Pekinit”.

Profesionistët e zhvillimit prej kohësh kanë debatuar se cili model ofron kuadrin më të mirë për reforma. Thënë thjeshtë, “qeverisje” i referohet një kuadri dinamik rregullash, strukturash dhe procesesh që ndihmojnë një qeveri të menaxhojë punët e veta ekonomike, politike dhe administrative.

Por se mbi cilat parime përqendrohet një qeveri, kjo varet nga përqasja. Modeli i mbështetur nga Perëndimi i jep rëndësi të drejtave të njeriut dhe demokracisë ndërsa ai që mbrohet nga Kina është më i shqetësuar për stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

Që nga zgjedhja e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara, të cilat mbeten donatorët kryesorë të Afrikës, janë përqendruar më shumë te parimet që parapëlqejnë kinezët – të tilla si stabiliteti politik, tregtia dhe kundërterrorizimi – më shumë se sa të drejtat e njeriut. Logjika është që Modeli i Pekinit është më i mirë për Afrikën në terma afatshkurtra dhe afatmesme. Dhe, ndërsa mund të mos jetë popullore që ta pranosh, Trump ka një argument këtu.

Thënë thjeshtë, ushqimi, streha, shëndeti dhe kushtet sanitare janë më të rëndësishme për pjesën më të madhe të Afrikanëve se sa e drejta e tyre për të votuar. PËr më tepër, vetëm një popullsi relativisht e shëndetshme, me një klasë të mesme të shëndetshme mund të kërkojë në mënyrë të përshtatshme të drejtat që ofron demokracia. Në mënyrë paradoksale, mënyra më e shpejtë për të ndërtuar një klasë të mesme në Afrikë është që të lëvizet drejt parimeve të hierarkisë që promovon modeli kinez.

Në mënyrë që Afrika të riorientojë përqasjen e vet ndaj qeverisjes dhe të përqafojë një Konsensus Post-Uashington, udhëheqësit e saj duhet të angazhohen për të përmirësuar efikasitetin institucional dhe menaxhimin ekonomik.

Seti i parë i reformave mund të përfshijë përcaktimin e vijave të qarta të sovranitetit përballë partnerëve ndërkombëtar. Marrëdhënia e Afrikës me donatorët Perëndimorë, për shembull, historikisht ka vënë të drejtat individuale mbi të drejtat kombëtare. Por në mendimin tim, të drejtat individuale nuk duhet t’i mbivendosen të drejtave sovrane. Ndëshkimi i vendeve të tëra për ligje që prekin një minorancë janë në fakt kundërprodhuese.

Një shembull i një ndëshkimi të tillë kolektiv ndodhi në Uganda më 2014 kur Banka Botërore ngriu rreth 90 milionë dollarë kredi pas miratimit nga qeveria të ligjit që kriminalizonte homoseksualitetin. Siç tha një zëdhënës i qeverisë së Ugandës në atë kohë, banka “nuk duhet të shantazhojë anëtarët e vet” për të adaptuar vlerat Perëndimore. Megjithatë, kur modelet e qeverisjes gjykohen vetëm përmes syzeve të Konsensusit të Uashingtonit, ka shumë pak alternativa.

Përgjatë kësaj linje arsyetimi, seti i dytë i reformave thekson priorizimin e të drejtave ekonomike përkundrejt të drejtave politike. Për shembull, politikanët që menaxhojnë një ekonomi mirë duhet të mos jenë të kufizuar në gjatësinë e mandatit qeverisës. As Singapori dhe as Kina nuk janë demokraci; por udhëheqësit në të dyja vendet kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të përmirësuar standardet e jetesës. Detyrimi i largimit të udhëheqësve në mes të reformave ekonomike duket kundërprodhuese.

Këto nuk janë ide të ekzagjeruara. Sot, udhëheqësit në Ruanda, vend që gjerësisht shihet si një histori suksesi në Afrikë, kanë përmirësuar stabilitetin duke u larguar nga përqasja qeverisëse e Konsensusit të Uashingtonit.

Politikisht, Ruanda është e fortë, e disiplinuar dhe e organizuar, por nuk është liberale. Rizgjedhja me shumicë dërrmuese e Presidentit Paul Kagame vitin e kaluar kishte të bënte më shumë me pushtetin se sa me demokracinë. Megjithëse Kagame mbetet popullor, qeveria e tij është kritikuar për shtypjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut para ditës së votimit. Konkluzioni që unë nxjerr nuk është se të drejtat e njeriut nuk kanë rëndësi, por që disiplina politike dhe format joperfekte të demokracisë janë të pranueshme nëse sjellin progres të qëndrueshëm ekonomik dhe qeverisje institucionale.

Ne duhet të jemi të ndershëm intelektualisht dhe të flasim haptazi. Ruandezët nuk duhet të turpërohen për vlerën ekonomike dhe fuqinë administrative më shumë se sa për zgjedhjet e ndershme. Pyetja për shtetet e tjera të Afrikës që synojnë të reformojnë modelin e tyre të qeverisjes është për rrjedhojë se sa prej përqasjes së Ruandës duhet të kopjohet.
As Konsensusi i Uashingtonit dhe as Modeli i Pekinit nuk i kanë të gjitha përgjigjet. Por siç ka demonstruar Ruanda, nëse disiplina dhe udhëheqësia e fortë po përmirësojnë jetët dhe po japin të mira publike, ndoshta demokracia liberale duhet të jetë një prioritet afatgjatë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk lejohet ripublikimi pa lejen e Project Syndicate. Liberal Democracy in Africa Can Wait

Etiketa: AdministrativeAfrikaAfrikandemokracidemokraciaDonald TrumpekonomiKinakrediParaprogresProject SyndicatePunëQeveriaReformaSHShtetet e BashkuaraStrehaTerrorizmiTrumpZgjedhjet
Tjetri
Epidemia e COVID-19 shtrenjton ushqimet

Çfarë pritet nga ekonomia globale gjatë vitit 2018?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.