AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

“Strategjia e re e Europës për Ballkanin e ka keqkuptuar dinamikën në rajon”

Toby VogelngaToby Vogel
8 years më parë
në Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Strategjia e re e zgjerimit të Komisionit për Ballkanin është ambicioze, por ka keqkuptime thelbësore të natyrës serioze të sfidave të demokracisë në rajon.

Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Muajin e ardhshëm, Komisioni Europian do të miratojë një strategji të re të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti, hartuar nga drejtoria për zgjerimin e Komisionit, kryesuar nga Johannes Hahn, po shqyrtohet nga departamentet e tjera dhe ka pak gjasa të pësojë ndryshime të mëdha. Pritet që të miratohet nga Komisioni më 6 shkurt.

Thelbi i strategjisë është që në rastin më të mirë Mali i Zi dhe Serbia të pranohen në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2025.

Por që të ndodhë kjo, Serbia do të duhej të arrinte brenda vitit 2019 “normalizimin e plotë të marrëdhënieve” me ish-provincën e saj, Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Hartuesit qartazi nuk kanë mungesë ambicie. Edhe para vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, kishte pak oreks nga pala serbe për kompromis mbi pyetjen kyçe të njohjes së pavarësisë së Kosovës; vdekja e tij më 16 janar mund të sigurojë një pretekst që serbët të vonojnë edhe më tej bisedimet, duke krijuar hapësirë ​​për ide të rrezikshme të përçarjes.

Vënia e një date pranimi për dy kandidatët kryesorë është një kthesë e madhe për BE-në. Në dekadën e shkuar, pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007, që shumë vende anëtare e panë si të papjekur dhe të nxitur nga afate artificiale, Komisioni shmangu vënien e datave.

Pse u ndje i detyruar të hiqte dorë nga kjo politikë, strategjia nuk e shpjegon – megjithëse një përgjigje e kënaqshme mund të jetë mungesa e një date pranimi mund të ketë shuar shpresat për anëtarësim të mundshëm, që strategjia aktuale e ngjall.

“Një perspektivë e besueshme pranimi është nxitja kyçe e transformimit në rajon,” thotë dokumenti.

Strategjia thekson se zgjerimi është “një investim gjeostrategjik në një Europë të fortë, të bashkuar, bazuar në vlera të përbashkëta dhe një mjet i  fuqishëm për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave thelbësore”.

Më pas, strategjia thekson se BE-ja “duhet të mbetet e besueshme, e vendosur dhe e drejtë, ndërsa përmirëson politikat për të mbështetur procesin e transformimit në rajon”.

Kjo pranon se qasja aktuale është e pamjaftueshme për të ndihmuar vendet e Ballkanit në rrugën drejt demokratizimit të plotë.

Përdorimi i termit “transformim”, dhe në vend të termit reforma, është gjithashtu e rëndësishme dhe e mirëpritur.

Gjashtë shtetet e Ballkanit që janë kandidatë aktualë ose potencialë për anëtarësim në BE – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – sigurisht që kanë nevojë për transformim të thellë nëse dëshirojnë të bëhen demokraci të qëndrueshme.

Është shumë e saktë të theksohet në dokument se “forcimi i sundimit të ligjit nuk është vetëm institucional”, por “kërkon transformim shoqëror”.

Megjithatë, edhe këto pika të përgjithshme në programin e strategjisë e keqkuptojnë dinamikën e vërtetë në Ballkan.

Diskutimi i “transformimit” si një proces që po zhvillohet dhe që thjesht ka nevojë për më shumë mbështetje nga BE-ja është një keqkuptim serioz i situatës.

Shumica e reformave që po ndodh te vendet kandidate për në BE është “duke bërë gjoja” për hir të Brukselit.

Ka përjashtime edhe këtu – për shembull, Shqipëria është në mes të reformës në drejtësi dhe qeveria e re e Maqedonisë paraqitet si e përkushtuar për ndryshime transformuese.

Por, në vendet e tjera, kryesisht në Serbi dhe Kosovë, reforma ka tendencë të jetë sipërfaqësore ose e copëtuar ku angazhimi i elitave aktuale për anëtarësimin në BE apo për sundimin e ligjit është i dyshimtë. Bosnja, nga ana tjetër është e mbërthyer në harrëse pas-Dejtonit.

Strategjia e Komisionit përmend kapje të shtetit nga interesat personale dhe nga natyra thellësisht e korruptuar e politikës në të gjithë rajonin, por nuk ofron një mendim të ri si mund të trajtohet kjo. Në kushtet e tanishme, duket e dyshimtë që një perspektivë e besueshme pranimi të nxisë reforma, e jo më transformim në këto vende.

Ka dhe kleçka më të vogla në strategji. Për shembull, thuhet në mënyrë kategorike: “BE nuk mund dhe nuk do të hyjë në mosmarrëveshje dypalëshe.” Por kjo ka ndodhur – nga Qiproja e përçarë te mosmarrëveshja për ujërat territoriale ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë. Udhëheqësit e rajonit “duhet gjithashtu të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse” – por çfarë ndodh nëse ata nuk veprojnë? A do të reshtë BE-ja së trajtuari presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik, si lider të një vendi të pavarur? A do të ndërpresë bashkëpunimin me të fortët si Aleksandër Vuçiç i Serbisë?

Shembulli i Maqedonisë, ku BE-ja tani po merr lëvdata për rrëzimin e një regjimi të lig, tregon se në çfarë ujërash të errëta duhet një lider të zhytet përpara se BE-ja të ndërpresë lidhjet me të. [Mes skandalit të përgjimit, kancelari aktual i Austrisë, Sebastian Kurz, ndihmoi për fushatë Nikola Gruevskin, kryeministrin e atëhershëm.]

Në fund, mund të them se ky dokument strategjik nuk ka rishikuar siç duhet politikat, por propozon ndryshime relativisht të vogla ndaj qasjes aktuale, kombinuar me një kthim të politikës së para vitit 2007 të vënies së datave të pranimit. Ndërsa përmban shumë elementë të mirë për sundimin e ligjit, bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, Komisioni ka dështuar sërish të zhvillojë një qasje të duhur strategjike për Ballkanin.

 

Mendimet e shprehura në rubrikën e opinioneve i takojnë autorit dhe jo domosdoshmërisht përkojnë me ato të BIRN.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianBEBIRNBosnjademokraciKandidatekandidatëtKomisioni EuropianKosovaKosovëMaliMali i ZiMaqedoniambështetjeMilorad DodikParaQeveriarajonReformaRepublika SrpskaSerbiSerbiashqipShqipëria
Tjetri
Politikanët e Kosovës çojnë përpara përpjekjen për të ndaluar Gjykatën Speciale

Politikanët e Kosovës çojnë përpara përpjekjen për të ndaluar Gjykatën Speciale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.