AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Partia qeverisëse serbe hap zyrë në kampin e përqendrimit

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zyra e Partisë Progresive në Staro Sajmiste. Foto: BIRN.

Partia Progresive Serbe ka hapur një zyrë në vendin e kampit të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Beograd, duke u kritikuar ashpër nga aktivistë të të drejtave të njeriut.

Zyra e Partisë Progresive në Staro Sajmiste. Foto: BIRN.

Partia Progresive e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili është në pushtet në Beograd, ka tërhequr kritika për hapjen e një zyre në vendin e ish-kampit që drejtohej nga nazistët, i cili do të shndërrohet në një kompleks memorial.

Izabela Kisiç, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se “është e qartë që nuk ka ndonjë qëllim të vërtetë për të krijuar një qendër përkujtimore” në Staro Sajmiste.

“Terreni duhet të pastrohet nga zaptuesit e tij, por në vend të kësaj ne shohim të ndodhë krejt e kundërta,” tha Kisiç për BIRN.

I ndodhur në atë pjesë të Beogradit që iu dorëzua Shtetit të Pavarur të Kroacisë, shtet kukull pro-nazist gjatë kohës së luftës, Staro Sajmiste u përdor si kamp përqendrimi dhe shfarosje për hebrenjtë, serbët dhe romët e Beogradit.

Vendimi i Partisë Progresive për të vendosur një banderolë të madhe të partisë në një nga ndërtesat që më parë përbënte kompleksin e kampit të përqendrimit tërhoqi gjithashtu kritika në mediat sociale.

“Ato s’e kanë vendin këtu. Këtu supozohet të ndërtohet një muze për Holokaustin,” shkroi një përdorues i Twitter. “Më vjen për të qarë,” komentoi një tjetër.

Banderola u var në murin e Pavionit Spasiç, ku ndodhej spitali i kampit, dhe që atëherë është hequr. Zyra e Partisë Progresive ndodhet në ndërtesën ngjitur.

Deri në kohën e publikimit të lajmit, partia nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për vendimin për të hapur një zyrë në atë vend.

Autoritetet e qytetit të Beogradit gjithashtu s’iu përgjigjën kërkesës së BIRN në lidhje me planet e tyre për memorialin.

Menaxheri i qytetit të Beogradit, Goran Vesiç tha në janar se Staro Sajmiste do të bëhet “një qendër rajonale për hulumtimin e Holokaustit” e cila do të ngrihet me ndihmën e qendrës përkujtimore Yad Vashem të Izraelit.

“Do të ketë tre muze, një kushtuar vuajtjeve të hebrenjve, një tjetër për serbët dhe një i tretë për romët,” tha Vesiç më 11 janar.

Rreth 10,000 serbë, 7,000 hebrenj dhe të paktën 60 romë vdiqën në Staro Sajmiste në vitin 1941 dhe 1942. Kampi drejtohej nga gjermanët nazistë, por ishte policia serbe ajo që kreu arrestimet e hebrenjve.

Pas luftës nuk u bë asgjë për të ruajtur vendin e ish-kampit të përqendrimit. Një monument për viktimat u ngrit aty pranë në vitin 1995.

Ndërtesat janë përdorur për një sërë qëllimesh, strehë artistësh, një restorant dhe një palestër.

Megjithatë, menaxheri i qytetit, Vesiç, këmbënguli se do të ngrihet një qendër memoriale.

“I kemi nxjerrë njerëzit nga kulla kryesore. Po përfundojmë projektligjin që do të mundësojë vazhdimin më tej të projektit dhe po punojmë me projektin e qendrës përkujtimore,” tha ai.

Megjithatë, Kisiç theksoi se projektligji i parë u desh të tërhiqej pas vitin e kaluar pas një proteste publike.

“Ai mohoi plotësisht përfshirjen e Serbisë dhe të qeverisë së kryeministrit serb të kohës së luftës Milan Nediç në kamp,” tha ajo.

Kisiç tha gjithashtu se ishte “një turp” që Serbia nuk ka një qendër përkujtimore kushtuar persekutimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Federata e Komuniteteve Hebreje në Serbi nuk pranoi të komentonte për hapjen e zyrës së Partisë Progresive në Staro Sajmiste.

Etiketa: aktivistBeogradBIRNhebrenjkampKullaMediat socialememorialenazistpaktPartiaPartia Progresive SerbePoliciaProjektligjiprotesteromromëSerbiSerbiaSHTwitterVendimi
Tjetri
“Imuniteti” ndaj korrupsionit dëmton Kosovën

Zbulimi i korrupsionit mbetet sfidë për median e Ballkanit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.