AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita proteston kundër qeverisë ‘Rama’

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetë të opozitës marshojnë në blvd. Dëshmorët e Kombit në Tiranë | Foto nga : Partia Demokratike

Mbështetësit e partive politike në opozitë  manifestuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë duke denoncuar lidhjet e saj me krimin dhe korrupsionin galopant.

Mbështetë të opozitës marshojnë në blvd. Dëshmorët e Kombit në Tiranë | Foto nga : Partia Demokratike

Me thirrjet “Rama Ik”, protestuesit e opozitës mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të treguar forcën përballë qeverisë të përgatitur me skela dhe me kordonë policie të pajisur me maska antigaz mesditën e të shtunës më 27 janar 2018. Të organizuar nga partitë opozitare, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, protestuesit mbanin pankarta ku denonconin “narkoshtetin” ndërsa udhëheqësit që folën në podium theksuan ‘nevojën për shpresë’ ndërsa pjesëmarrësve iu transmetuan pamje nga një kamp me azilkërkues shqiptarë në Francë si dhe një mesazh i regjistruar me Dritan Zaganin, ish-oficer policie i cili u arrestua në Shqipëri ndërkohë që denoncoi në vitin 2015 lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me bandën e vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe që aktualisht jeton si azilant politik në Zvicër.

“Në emër të opozitës dhe tuaj, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia, që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në protestë folën edhe udhëheqësit e tjerë të partive opozitare, Fatmir Mediu nga Partia Republikane, Agron Duka nga Partia Agrare Ambjentaliste, Vangjel Dule nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Monika Kryemadhi nga Lëvizja Socialiste për integrim.

“Ky vend ka qenë edhe pa bukë, por kurrë pa shpresë”, deklaroi Dashamir Shehi, një nga aleatët e opozitës që folën në podium.

“Kjo qeveri po i mbledh miliona shqiptarëve, për dritat, për ujë, për mjekun që duhet të jetë falas, për t’i dhënë miliona katër apo pesë vagabondëve,” shtoi Shehi.

“Shqipëria do t’i vërë çizmen Ramës, që e dhunoi, që nuk ka të ardhme, t’i themo sot ndal,” deklaroi kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Incidenti i vetëm gjatë protestës ishte hedhja e disa fishekzjarreve të zhurmshme nga protestuesit për te oborri i kryeministrisë. Qeveria kishte marrë masa duke vendosur skela para hyrjes së kryeministrisë.

Partitë opozitare deklaruan se do të organizojnë protesta popullore për rrëzimin e qeverisë dhjetorin e kaluar, pasi maxhoranca parlamentare zgjodhi një kryeprokurore të përgjithshme të përkohshme, ndërkohë që PD dhe LSI kundërshtuan me forcë.

Opozita u përgatit për gati një muaj me rradhë për protestën e sotme dhe grumbulloi njerëz nga e gjithë Shqipëria.

Etiketa: Agron DukaantimafiaazilkërkuesBashaDashamir ShehiDëshmorët e KombitEdi RamFatmir MediuHabilajkampLëvizja Socialiste për IntegrimliraLSILulzim BashaMasaMaskaMaxhorancaMonika KryemadhiOpozitaParaPartiaPartia AgrarePartia DemokratikePartia RepublikanePartisë DemokratikePDProtestaprotesteQeveriaRamarepublikaneSaimir TahirishqipShqipëriShqipëriaVangjel DuleVendimiZgjedhjetZvicër
Tjetri

Ekonomia budallaqe

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.