AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

D-Day Venezuela

Ricardo HausmannngaRicardo Hausmann
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtetas të Venezuelës qëndrojnë jashtë zyrës së Ministrisë së Jashtme në Lima, Peru më 23 janar 2018. Autoritetet në Peru kanë pritur një milionë venezuelanë të cilët janë duke kërkuar të jetojnë në këtë vend pasi humbën shpresën nga kriza ekonomike e tejzgjatur në vendin e tyre. (AP Photo/Martin Mejia)

Kriza Venezuelane po lëviz pa pushim nga të qenit katastrofike në të qenit e paimagjinueshme. Profesori i Universitetit të Harvardit Ricardo Hausmann propozon një zgjidhje të rrezikshme për t’i dhënë fund vuajtjeve: rrëzimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe,me mbështetjen e një force ushtarake rajonale, instalimin e një qeverie të re.

Shtetas të Venezuelës qëndrojnë jashtë zyrës së Ministrisë së Jashtme në Lima, Peru më 23 janar 2018. Autoritetet në Peru kanë pritur një milionë venezuelanë të cilët janë duke kërkuar të jetojnë në këtë vend pasi humbën shpresën nga kriza ekonomike e tejzgjatur në vendin e tyre. (AP Photo/Martin Mejia)

Niveli i mjerimit, urisë, vuajtjes njerëzore dhe shkatërrimit ekonomik ka mbërritur në një pikë ku bashkësia ndërkombëtare duhet të rimendojë atë se si mund të ndihmojë.

Shumë vëzhgues kanë besuar se ndërsa ekonomia e Venezuelës përkeqësohet, qeveria e Nicolas Maduro thjesht do të humbë pushtet. Në vend të kësaj, qeveria është bërë më e fortë. Ajo ilegalisht ka instaluar një Asamble Kushtetuese me fuqi të plota. Ajo ka çrregjistruar partitë e opozitës. Ka pushuar nga puna zyrtarë të zgjedhur dhe ka vjedhur tre palë zgjedhje vetëm përgjatë vitit 2017.

Skenari më i mirë për të dalë nga ky telash pa dyshim është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të zgjedhur një qeveri të re. Ky është Plani A për opozitën e Venezuelës, të mbledhur përreth një organizate të quajtur Mesa de la Unidad Democrática, dhe që po synohet të arrihet në bisedimet që aktualisht po zhvillohen në Republikën Domenikane. Por bie ndesh me logjikën që të mendosh se një regjim që është i gatshëm të vdesë urie miliona njerëz vetëm për të ruajtur pushtetin, të dorëzohet përballë kutive të votimit.

Një alternativë e dytë mund të jetë një grusht shteti i brendshëm, zgjidhje që natyrisht është më pak joshëse. Kjo është gjithashtu edhe jashtëzakonisht e pagjasë për shkak se forcat e armatosura janë në mënyrë tërësore të korruptuara nga regjimi.

Një alternativë e tretë është sanksionet e shënjestruara që janë vënë në diskutim dhe që po zbatohen. Por këto në rastin më të mirë funksionojnë ngadalë, tepër ngadalë në krahasim me kolapsin dramatik të ekonomisë së Venezuelës. Dhe në disa raste ato nuk funksionojnë fare, siç është rasti i Kubës, i Koresë së Veriut apo Iranit.

Kjo lë në diskutim një alternativë të katërt, e cila është një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. Kjo është një alternativë e cila natyrisht frikëson shumicën e vendeve të Amerikës Latine, në veçanti Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore, të cilat shpesh kanë qenë në anën e viktimave të ndërhyrjeve të tilla ushtarake. Por këto mund të jenë analogjitë historike të gabuara. Në fund të fundit, Simon Bolivar u bë Liberatori i Venezuelës falë pushtimeve që ai i organizoi me ndihmën e Nueva Granadans të atyre ditëve, Xhamajkës, Haitit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pra, në lidhje me këtë zgjidhje, është koha për të menduar për këto gjëra dhe jashtë konvencioneve. Ja një zgjidhje: Asambleja Kombëtare, e cila u zgjodh me një shumicë prej dy të tretash nga opozita, në zgjedhjet që ishin jo të drejta por që gjithsesi ato i fituan, mundet të përdorë këtë shumicë për të shkarkuar Presidentin Maduro dhe për të emëruar një qveeri të re, e cila pas kësaj mund të kërkojë ndihmë ushtarake për të rivendosur kushtetutën. Ky koalicion vendesh, i cili mund të përfshijë Amerikën Latine, SHBA-në dhe Kanadanë si dhe vendet Europiane, mund të jetë një forcë që ndihmon për të çliruar Venezuelën, në të njëjtën mënyrë si Kanadezët, Australianët dhe Britanikët çliruan Europën Perëndimore më 1944-1945 me ndihmën e SHBA-së dhe në të njëjtën mënyrë siç veproi bashkësia ndërkombëtare në Bosnjë dhe Kosovë.

Një gjë e tillë nuk ka nevojë të kërkojë miratim nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për shkak se forca ushtarake do të mund të thirret nga një qeveri e ligjshme që kërkon mbështetje për të ruajtur kushtetutën e vendit. Ekzistenca e një opsioni të tillë – vetë ekzistenca e opsionit – mund të mjaftojë për fuqizimin e alternativave të tjera, të tilla si bisedimet që po zhvillohen në Republikën Domenikane.

Është e qartë se një shpërthim i brendshëm në Venezuelë nuk është në interesin e askujt. Dhe kushtet në vend përbëjnë një krim kundër njerëzimit i cili duhet të ndalohet për arsye morale. Ndërsa bota debaton rrugën më të mirë përpara, ka vetëm një pyetje që mbetet pa përgjigje: sa jetë të tjera duhet të shkatërrohen para se të vijë një zgjidhje?

Etiketa: Ekonomiaforcat e armatosuragrusht shtetiKrimKrizakushtetueselirambështetjeOpozitaParaPunaQeveriaSHSHBAshpërthimtë drejtavdeszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
As koncesion as tender, Gjiknuri dhe Ahmetaj do të negociojnë aeroportin me turqit

As koncesion as tender, Gjiknuri dhe Ahmetaj do të negociojnë aeroportin me turqit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.