AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Në mbrojtje të demokracisë

Chris PattenngaChris Patten
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fred C. Abrahams
Shqipëria e Re
Nga Diktatura në Demokraci në Europë
Përktheu: Idlir Hoxha
Nr. faqe: 420
ISBN 978-9928-176-12-7
Çmimi: 1200 lekë

Disa vite të këqija që kanë kaluar demokracitë, nuk do të thotë se ka arsye që të vlerësojmë diktaturën apo autoritarizmin. Historia tregon se, kur vjen puna te begatia dhe mirëqenia njerëzore, shoqëritë që mbrojnë lirinë politike dhe ekonomike janë në majë.

Foto e librit të Fred C. Abrahams, “Shqipëria e Re, Nga Diktatura në Demokraci në Europë”.

Imagjinoni se ju, ashtu sikurse unë, jeni një produkt tipik i demokracisë liberale perëndimore dhe jemi të ftuar të mbajmë një leksion te një grup studentësh kinezë në Pekin ose Shangai për përfitimet e saj. Duke shpërfillur faktin se, në realitet, qeveria kineze nuk do ta lejonte kurrë një leksion të tillë, pyeteni veten: Çfarë do të thoshit?

Së pari dhe më e rëndësishmja, do të ishte e këshillueshme të pranojmë se nuk flisni nga një pozicion superioriteti moral. Civilizimi perëndimor në gjysmën e parë të shekullit njëzet nuk ishte shumë i civilizuar. Të drejtat e njeriut shkeleshin. Lufta e klasave shkatërroi të gjithë sistemet politike. Pati konflikte të dhunshme të shkallës së lartë dhe shumë pastrim etnik. Duke marrë parasysh këtë histori, perëndimorët nuk janë në pozicionin e duhur për të mbajtur leksione mbi liritë shoqërore dhe vlerat njerëzore.

Gjithashtu ia vlen të theksohet se marshimi global drejt demokracisë, që dukej thuajse i paepur pas rënies së Murit të Berlinit, tani duket se po përmbyset. Sipas Larry Diamond të Universitetit të Stanfordit, disa vende që ishin demokraci në fillim të këtij shekulli, kanë ndryshuar në sisteme të ndryshme.

Sigurisht, vetëm zgjedhjet nuk bëjnë demokracinë. Merrni parasysh ato raste kur zgjedhjet fuqizojnë një shumicë etnike apo grup fetar, që pastaj shtyp minoritetet e tjera – një rezultat që është parë shpesh në Ballkan, për shembull.

Pastaj ka raste kur zgjedhja e një lideri konsiderohet sikur disi legjitimon shfaqjen e mëpasshme të diktaturës. Ky ka qenë rasti në Rusi, e cila, që nga fitorja elektorale e presidentit Vladimir Putin në vitin 2000, është bërë një demokraci Potemkin. Këtë vit, zgjedhjet e ardhshme, as të lira dhe as të ndershme, do t’i japin Putin një tjetër mandat në zyrë.

Në një demokraci të vërtetë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëhen më gjerësisht nga sundimi i ligjit, procesi i drejtë, një gjyqësor i pavarur, një shoqëri civile aktive dhe liri e shtypit, besimit, tubimit dhe shoqatave. Në fakt, është teorikisht e mundur – edhe pse e pagjasë – për sistemet politike që t’i kenë të gjitha këto elemente pa zgjedhje fare. (Shkencëtari  politik, Samuel Finel, në studimin e tij gjithëpërfshirës të llojeve të ndryshme të qeverive, zbuloi vetëm një shoqëri që ishte liderale por jo demokratike: Hong Kongun kolonial).

Demokracitë varen në brendësinë institucionale, jo vetëm në pamjen e jashtme. Njerëzit që i bëjnë ato të punojnë pranojnë një grup normash që shpesh nuk kanë pse të jenë të kodifikuara. Problemi vjen kur njerëzit – ose më keq, liderët e tyre – refuzojnë t’i binden normave demokratike. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Donald Trump sfidon disa nga rregullat, normat dhe parimet themelore të demokracisë amerikane.

Trump kërcënon (siç bëri presidenti Nikson) të përdorë fuqinë e tij për të kthyer sundimin e ligjit në shënjestër ndaj kundërshtarëve të tij – kryesisht Hillary Clintonit, të cilën ai e do “pas hekurave”. Ai sulmon lirinë e shtypit, duke inkurajuar mbështetësit të sulmojnë gazetarët, të themi duke postuar një video parodi (tashmë të fshirë) të vetes duke gjuajtur një burrë me një logo të CNN në kokë. Ai përpiqet të shkatërrojë sistemin e Amerikës së Kontrollit dhe Balancës. Dhe ai duket se i jep prioritet avancimit të interesave tregtarë të familjes së tij më shumë se interesave të popullit amerikan.

Ndërsa disa pjesë të sistemit politik demokratik amerikan – për shembull, kontrolli gjyqësor mbi autoritetin ekzekutiv – janë provuar elastik, të tjerë po thyen. Por Trump është një pasojë e kësaj thyerje, jo shkaku.

Problemi i vërtetë është se Partia Republikane, është bërë një instrument i uritur lobistësh dhe ekstremistësh, dhe si Demokratët dhe Republikanët duket se i kanë braktisur zotimet e tyre për të qeverisur me konsensus. Si rezultat, frenat kushtetuese që themeluesit e Amerikës kanë krijuar për të parandaluar zgjedhjen e një tregtari si Trump kanë dështuar. Si shkak i pakënaqësisë popullore nxitur nga rritja e pabarazisë dhe elitat që duken se kujdesen për veten, sistemi politik po del nga kontrolli.

Sfidat ekonomike, bashkë me frikën nga emigracioni, kanë krijuar presione të ngjashme në Europë, reflektuar në rritje të mbështetjes për partitë populiste të krahut të djathtë në zgjedhjet në Gjermani dhe Francë vjet, si dhe rritjen e “demokracisë joliberale” në Hungari dhe Poloni.

Kundërshtimi i sulmeve të tilla ndaj demokracisë do të kërkojë që liderët politikë të tregojnë kurajo dhe vizion – siç ka bërë deri më tani presidenti francez Emanuel Macron – në mbrojtje të vlerave që janë thelb i qeverisjes demokratike. Në Bashkimin Europian, kjo nënkupton se liderët nuk duhet të bëjnë një sy qorr ndaj sulmit të qeverive të zgjedhura ndaj institucioneve që kanë ruajtur demokracinë. Në fund të fundit, BE-ja nuk është thjesht një bashkim doganor, është një bashkim vlerash të përbashkëta. Nëse dështon të sillet siç duhet, do të zhbëhet.

Disa vite të këqija që kanë kaluar demokracitë, nuk do të thotë se ka arsye që të vlerësojmë diktaturën apo autoritarizmin. Historia tregon se, kur vjen puna te begatia dhe mirëqenia njerëzore, shoqëritë që mbrojnë lirinë politike dhe ekonomike janë në majë. Në vitet 1930, disa admironin sistemin e Adolf Hitler dhe suksesin e Benito Musolinit në qarkullimin e trenave gjithnjë. Por qartazi nuk ia vlente kostoja.

E njëjta gjë është e vërtetë për Kinën sot. Po, vendi është bërë një fuqi ekonomike në dekadat e fundit. Por nëse një sistem nuk mund t’i mbijetojë pakënaqësisë bazë – nga sfidat ligjore te paroditë televizive – si mund të jetë aq i fortë sa pretendojnë liderët e tij? Dhe nëse një sulm ndaj korrupsionit mbahet nga një qeveri e korruptuar, si mund të konsiderohet kjo legjitime?

Kjo bie në kontrast me Indinë, e cila mund të ketë disa humbje në garën ekonomike në vitet e fundit, por ka qendruar në këmbë që nga pavarësia, me gjithë diferencat e ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore – pa pasur nevojë të krijojë një sistem komunist. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pakënaqësi apo mosmarrëveshje. Por pavarësisht sa grinden indianët, ata nuk po burgosin apo zhdukin disidentët, falë mekanizmave të sigurisë që ia lejon demokracia. Asnjë shoqëri nuk mund të eci pafund përpara pa mekanizma të tillë. Edhe Karl Marksi, mendoj, nuk do të më kundërshtonte për këtë.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. In Defence of Democracy

Etiketa: BallkanBECNNdemokracidemokraciaDonald TrumpgazetarGjermaniGjyqHitlerHungariKontrollikushtetueseliraLuftaMacronMarksimbrojtjePartiaPartia RepublikanePoloniProject SyndicatePunaPutinQeveriarepublikaneRusiSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuarastudentSulmTrumpvideoVladimir PutinzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
I dënuari shqiptar zemëron shërbimin e burgjeve në Britani

I dënuari shqiptar zemëron shërbimin e burgjeve në Britani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.