AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Depresioni post-Davos

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
Foto: (Laurent Gillieron/dpa via AP)

Drejtuesit ekzekutivë të Davosit ishin euforikë këtë vit mbi rikthimin te rritja ekonomike, fitimet e bollshme dhe përshkallëzimin e kompensimit të drejtorëve ekzekutivë. Ekonomistët i rikujtuan atyre se kjo rritje nuk është e qëndrueshme, dhe nuk ka qenë kurrë gjithëpërfshirëse; por në një botë ku babëzia është gjithmonë e mirë, argumente të tilla patën shumë pak ndikim.

Pjesëmarrësit gjenden siluetë para një fotoje të planetit Tokë në një ekran gjigand gjatë një sesioni në takimin e 47 të takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, më 20 janar 2017. (Laurent Gillieron/dpa via AP)

Kam marrë pjesë në konferencën e përvitshme të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër – ku e ashtuquajtura elita botërore bashkohet për të diskutuar problemet e botës – që nga viti 1995. Kurrë më parë nuk kam dalë më pak i frymëzuar se sa këtë vit.

Bota është e goditur nga problemet më të vështira. Pabarazia po rritet, veçanërisht në ekonomitë e zhvilluara. Revolucioni industrial, pavarësisht potencialit që ka, mbart gjithashtu rreziqe serioze për privatësinë, sigurinë vendet e punës dhe demokracinë – sfida që janë të shkaktuara nga rritja e fuqizë monopoliste të pak gjigandëve të të dhënave nga Amerika dhe Kina, përfshirë Facebook dhe Google. Ndryshimi klimaterik përbën një kërcënim ekzistencal ndaj të gjithë ekonomisë botërore siç e njohim ne atë.

Ndoshta më shkurajuese se këto probleme, gjithsesi, janë reagimet ndaj tyre. Që të jemi të qartë, këto në Davos, drejtuesit e biznesit nga e gjithë bota fillojnë pothuajse të gjitha fjalimet e tyre me konfirmimin e rëndësisë që kanë vlerat. Aktivitetet e tyre, pretendojnë ata, synojnë jo vetëm maksimizimin e fitimeve për aksionerët, pot gjithashtu edhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për punëtorët e tyre, për bashkësitë në të cilat ata punojnë dhe për botënnë përgjithësi. Ata mundet sa për sy e faqe të flasin për rreziqet që vijnë nga ndryshimi klimaterik dhe pabarazia.

Por, nga fundi i fjalimeve të tyre këtë vit, çdo iluzion që kishte mbetur mbi vlerat që motivojnë ata u shpartallua. Rreziqet për të cilat këta drejtorë dukeshin më së shumti të shqetësuar vijnë nga reagimi populist ndaj atij lloj globalizimi që ata kanë ndihmuar për ta formuar – dhe nga i cili ata kanë përfituar jashtëzakonisht shumë.

Nuk është surprizë, këto elita ekonomike nuk e kuptojnë mirë përmasat në të cilat sistemi ka dështuar për pjesë të mëdha të popullsisë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke lënë të ardhurat e shumicës së familjeve në stanjacion dhe duke sjellë që pjesa e të ardhurave nga puna të bjerë në mënyrë thelbësore. Në SHBA, pritshmëria e jetëgjatësisë në lindje ka rënë për vitin e dytë rradhazi; mes atyre me vetëm arsim të mesëm, rënia ka vijuar për një periudhë edhe më të gjatë.

Asnjëri nga drejtorët ekzekutivë amerikanë, fjalimet e të cilëve unë dëgjova, nuk e përmendi fanatizmin, mizogjininë apo racizmin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në takim. Asnjëri nuk përmendi rrëkenë e pambarim të deklaratave injorante, gënjeshtrave të hapura dhe veprimet e nxituara që kanë gërryer besueshmërinë e presidentit të SHBA – dhe rrjedhimisht të SHBA – në botë. Askush nuk e ka përmendur braktisjen e sistemeve të qartësimit të të vërtetës, ose të vetë të vërtetës.

Për më tepër, asnjë nga titanët e korporatave amerikane nuk e përmendi reduktimin e financimit nga administrata e tij për shkencën, një gjë kaq e rendësishme për fuqizimin e avantazhit krahasues të ekonomisë amerikane për mbështetjen e rritjes së standardit të jetesës.

Askush nuk e përmendi injorimin nga administrata Trump të institucioneve ndërkombëtare, apo sulmeve ndaj medias vendëse dhe sistemit të drejtësisë – të cilat përbëjnë një sulm mbi sistemin e kontollit dhe balancave që është në themel të demokracisë në SHBA.

Jo, drejtorët ekzekutivë në Davos po lëpinin legjislacionin fiskal që miratoi së fundmi Trump dhe Republikanët e Kongresit, i cili do të çojë qindramiliardë dollarë për korporatat e mëdha dhe njerëzit e pasur që kanë nën pronësi apo i drejtojnë ata – njerëz si vetë Trump. Ata janë të pashqetësuar për faktin se i njëjti legjislacion do të sjellë një rritje të taksave për shumicën e shtresës së mesme kur të zbatohet në tërësi – një grup pasuritë e të cilëve kanë qenë në rënie përgajtë 30 viteve të fundit.

Edhe në botën e tyre të ngushtë materialiste, ku rritja ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, legjislacioni fiskal i Trump nuk mund të festohet. Në fund të fundit, ai i ul taksat mbi spekulimin me prona të patundëshme – një aktivitet që ka prodhuar mirëqenie të qëndrueshme asgjëkundi, por ka kontribuuar në rritjen e pabarazisë gjithkund.

Legjislacioni imponon gjithashtu një taksë mbi universitetet si Harvardi dhe Princeton – burime të ideve dhe novacioneve të shumta – dhe do të sjellë shpenzime më të ulëta në nivel vendor në arsimim dhe infrastrukturë. Administrata e Trump dukshëm është e gatshme të injorojë faktin e dukshëm se, në shekullin e njëzet e një, suksesi kërkon më shumë investime në arsim.

Për drejtuesit ekzekutivë në Davos, duket se ulja e taksave për të pasurit dhe korporatat e tyre, krahas derregullimit, është përgjigje për çdo problem të vendit. Ekonomiksi i pikave që rrjedhin për poshtë, pretendojnë ata, do të sigurojë që, në instancë finale, e gjithë popullsia të përfitojë ekonomikisht. Dhe zemrat e mira të drejtorëve ekzekutivë duket se janë të mjaftueshme për t’u siguruar se mjedisi do të mbrohet, edhe pa rregulla.

Megjithatë leksionet e historisë janë të qarta. Ekonomiksi i pikave që rrjedhin për poshtë nuk funksionon. Dhe një arsye kyçe se pse mjedisi është në kushte të tilla të mjera është se korporatat nuk kanë respektuar përgjegjësitë e tyre shoqërore. Pa rregullime efikase dhe një çmim real të paguar për ndotjen, nuk ka arsye për të besuar se ato do të sillen ndryshe nga sa janë sjellë.

Drejtorët ekzekutivë të Davosit ishin euforikë mbi rikthimin te rritja ekonomike, mbi rritjen e fitimeve dhe kompensimeve për ta. Ekonomistët i rikujtuan atyre se kjo rritje nuk është e qëndrueshme dhe nuk ka qenë kurrë gjithëpërfshirëse. Por argumente të tilla kanë pak ndikim në një botë ku materializmi është mbret.

Pra harro banalizmat mbi vlerat e recituara nga drejtorët ekzekutivë në paragrafët hapës të fjalimeve të tyre. Ata nuk e kanë sinqeritetin e personazhit luajtur nga Michael Douglas në vitin e vitit 1987 Ëall Street, por mesazhi nuk ka ndryshuar: “Babëzia është gjë e mirë.” Ajo që më fut në depresion mua është se, megjithëse ky mesazh është qartazi fals, shumë nga ata në pushtet besojnë se ai është i vërtetë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2018. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Post-Davos Depression

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaDavosDonald TrumpekonomiksiFacebookglobalizimiGoogleinvestimeKinaMjedisindikimPabaraziaParapopulistProject SyndicatepronaPunaPunëPunëtorPunëtorëRritja ekonomikeSHBAshpenzimeShtetet e BashkuaraSulmTaksatTrumpZvicër
Tjetri
Lufta shqiptare kundër krimit e lë “Peshkun e Madh” të paprekur

Lufta shqiptare kundër krimit e lë "Peshkun e Madh" të paprekur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.