AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Presidenti Meta bllokon bisedimet me Greqinë mbi kufirin detar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Meta duke folur për gazetarët. Foto: Malton Dibra/LSA

Duke e konsideruar kërkesën e qeverisë për dhënie autorizimi për negocim “të paqartë”, presidenti Ilir Meta kërkoi sqarime të mëtejshme dhe refuzoi dhënien e autorizimit duke shkaktuar telashe për përpjekjen e qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë jugor.

Meta duke folur për gazetarët. Foto: Malton Dibra/LSA

Me pretendimin se kërkesa për autorizim është e “paqartë”, presidenti i republikës Ilir Meta refuzoi dhënien e autorizimit të fuqisë për të negociuar Ministrisë së Jashtme ditën e martë ndërkohë që deklaroi se vendimi i tij nuk është lojë e politikës së brendshme.

” Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi,” shkruhet në përgjigjen e Metës për Ministrinë e Jashtme.

“Në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet,” vijon më tej deklarata.

Negociatat për ndarjen e shelfit kontinental, siç njihen në gjuhën teknike, u rihapën vitin e kaluar mes qeverisë së majtë të Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë krahas çështjeve të tjera problematike mes dy vendeve. Në një seri takimesh, të dyja palët kanë shprehur vullnetin për të negociuar për zgjidhje.

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Greqinë më 2009 pas dy vitesh bisedimesh. Gjithsesi, më 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e anuloi atë pasi e gjeti në shkelje të kushtetutës dhe të rregullave ndërkombëtare. Vendimi u parapri nga zemërim i gjerë publik mbi akuzat për “shitje deti” te Greqia. Një kabllogramë diplomatike amerikane e vitit 2008, e publikuar nga Ëikileaks më 2011, tregoi se kryenegociatorja shqiptare ishte ankuar te ambasada e SHBA-së për presionin që Greqia po i bënte Shqipërisë me procesin e integrimit europian duke kërkuar që Shqipëria të pranonte një marrëveshje të padrejtë nën kërcënimin e bllokimit të procesit të integrimit.

Marrëdhëniet me Greqinë u tensionuan më tutje pas vitit 2013, kur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u zgjodh kryeministër, për shkak se partia e tij kishte marrë nismën për sfidimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2010.

Me shpresë se do të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë si dhe shanset për të hapur bisedimet për anëtarësim me BE-në, qeveria aktuale filloi bisedime të gjera me Greqinë me synimin për të zgjidhur problemet e ndryshme që kanë dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve prej dekadash. Hapja e bisedimeve u shoqërua menjëherë me akuza për “shitje të detit”.

Meta, i cili u bë president vitin e kaluar, ka udhëhequr më parë Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, tani në opozitë. Pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp, Meta mohoi të martën akuzat se po luan politikë duke i mohuar autorizimin për negocim qeverisë.

“Synimi i Presidentit nuk ka qenë dhe nuk është të luajë politikë me çështje të tilla serioze dhe delikate,” tha ai.

Etiketa: AkuzaAmbasada e SHBABEbisedimeDibraEdi RamagazetarGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGreqiaIlir MetakushtetueseLëvizja Socialiste për IntegrimmarrëveshjeMetaPartiaPartisë SocialistepresidentQeveriaRamaSHBAshqipShqipëriashqiptareVendimi
Tjetri
Studentët në konvikte e shtyjnë shkollimin mes papastërtisë dhe kushteve të mjeruara

Studentët në konvikte e shtyjnë shkollimin mes papastërtisë dhe kushteve të mjeruara

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.