AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Lufta e Dytë e Ftohtë

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vladimir Putin majtas dhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko inspektojnë fushën e stërvitjes ushtarake Zapad në vitin 2013. Foto: kremlin.ru.

Një çerek shekulli pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, bota papritur e gjen veten në një luftë të dytë. Kjo situatë ishte tërësisht e shmangshme dhe nuk është në interes të asnjërës palë që tensionet të përshkallëzohen më tutje.

Vladimir Putin dhe Presidenti i Biellorusisë Alexander Lukashenko gjatë stërvitjes ushtarake Zapad. Foto kremlin.ru

Lufta e ftohtë zgjati katër dekada dhe në shumë mënyra filloi dhe përfundoi në Berlin. Lajmi i mirë është që ai qëndroi e ftohtë – kryesisht për shkak se armët bërthamore imponuan disiplinë, gjë që mungonte në rivalitetet e mëparshme mes fuqive të mëdha – dhe për shkak se Shtetet e Bashkuara, bashkë me aleatët e vet në Europë dhe Azi, dolën fitimprurës, për shkak të përpjekjeve të tyre të forta politike, ekonomike dhe ushtarake, të cilat Bashkimi Sovjetik i qeverisur rëndë nuk mund t’i konkurronte.

Një çerek shekulli pas fundit të Luftës së Ftohtë, ne papritur e gjejmë veten në një të dytë të tillë. Kjo është njëkohësisht e ndryshme dhe e ngjashme. Rusia nuk është më një superfuqi, por më së shumti një vend prej 145 milionë banorësh me ekonomi të varur nga çmimet e naftës dhe gazit dhe pa ideologji politike të vlefshme për ta ofruar nëpër botë. Pavarësisht kësaj, ajo mbetet një nga dy shtetet më të fuqishme me armë bërthamore, që ka një ndenjëse të përhershme në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe që është e gatshme të përdorë ushtrinë, energjinë dhe kapacitetet kibernetike në mbështetje të miqve dhe në dobësim të fqinjëve dhe kundërshtarëve.

Kjo situatë ishte tërësisht e shmangshme. Fundi i Luftës së Ftohtë pritej të sillte një epokë të re lidhjes miqësore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara e Europës. Mendohej gjerësisht se Rusia post-komuniste do të përqendrohej te zhvillimi ekonomik dhe politik. Dhe marrëdhëniet nisën me të mira kur Rusia, në vend që të mbështeste klientin e vet të vjetër Irakun, bashkëpunoi me SHBA-në në ndëshkimin e Sadam Huseinit për pushtimin e Kuvajtit.

Vullneti i mirë nuk zgjati shumë. Se pse ndodhi kjo do të vijojë të debatohet mes historianëve për shumë dekada. Disa vrojtues do t’ia hedhin fajin presidentëve të ndryshëm të SHBA-së, duke treguar mungesën e mbështetjes ekonomike për Rusinë që vuante, dhe akoma më shumë do të kritikojnë zgjerimin e NATO-s, gjë që, duke e trajtuar Rusinë si një kundërshtar potencial, rriti probabilitetin që Rusia të bëhej me të vërtetë e tillë.

Është e vërtetë se SHBA mund të tregohej më bujare me Rusinë ndërsa ky vend bënte tranzicionin e dhimbshëm drejt ekonomisë së tregut në vitet 1990. Nuk është e qartë nëse zgjerimi i NATO-s ishte i parapëlqyer ndaj organizimeve të tjera të sigurisë në Europë, organizime që mund të kishin përfshirë Rusinë. Pasi të themi këtë, duhet të shtojmë se pjesa më e madhe e fajit për rishfaqjen e Luftës së Ftohtë të dytë i përket Rusisë, dhe mbi të gjitha, Vladimir Putinit. Si shumë nga paraardhësit e tij, Putini e pa botën e dominuar nga SHBA si kërcënim ndaj pushtetit të tij dhe asaj që e shihte si pozicioni që i takon vendit të tij në botë.

Rusia në vitet e fundit ka përdorur forcat e veta të armatosura për të sulmuar, pushtuar dhe aneksuar Krimenë, në një proces që ka dhunuar parimin themelor të ligjit ndërkombëtar, që thotë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forca të armatosura. Putini vijon të përdorë mjete ushtarake të fshehta për të destabilizuar Ukrainën Lindore, Gjeorgjinë dhe disa pjesë të Ballkanit. Dhe Rusia përdori forcat ushtarake në mënyra veçanërisht brutale në Siri për të mbështetur regjimin rrëqethës të Bashar al-Assad.

Rusia e Putinit punoi gjithashtu shumë që, sipas fjalëve të Këshilltarit Special të SHBA-së Robert Mueller, të kryente “mashtrim dhe hile me synimin e ndërhyrjes në proceset politike dhe elektorale të SHBA-së, përfshirë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.” Krerët e shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së e kanë bërë të qartë se ata presin përpjekje të tilla të mëtejshme deri në zgjedhjet kongresuale të mesit të mandatit në Nëntor.

Ndërsa Rusia është bërë një vend revizionist, me shumë pak fshehje të dëshirës për të përmbysur status quo-në me çfarëdolloj mjetesh që ajo e sheh të nevojshme, përforcimi i mbrojtjes në Europë dhe ofrimi i armëve vdekjeprurëse për Ukrainën është një përgjigje e logjikshme. Por çfarë duhet të bëjë tjetër SHBA përtej reduktimit të dobësive të makinerive të votimit dhe kërkimit të firmave të teknologjisë që të marrin masa për të ndaluar qeveritë e huaja nga përpjekjet për të ndikuar politikën në SHBA?

E para, amerikanët duhet të pranojnë se mbrojtja nuk është e mjaftueshme. Kongresi ka të drejtë që bën thirrje për sanksione shtesë dhe Donald Trump e ka gabim kur refuzon të zbatojë sanksionet që Kongresi ka miratuar sakaq.

Qeveria e SHBA ka nevojë gjithashtu të gjejë zërin e duhur dhe të kritikojë regjimin e Rusisë që arreston kundërshtarët dhe dyshohet se vret gazetarët. Nëse Trump, për çfarëdolloj arsyeje, vijon të përkëdhelë Rusinë, atëherë Kongresi, media, fondacionet dhe akademikët duhet të detajojnë publikisht korrupsionin që karakterizon sundimin e Putinit. Qarkullimi i një informacioni të tillë e rrit opozitën e brendshme ndaj Putinit, e shtyn atë të vetëpërmbahet nga ndërhyrjet e mëtejshme në politikën e SHBA-së dhe të Europës, dhe, me kalimin e kohës, fuqizon forca më të përgjegjshme brenda Rusisë.

Në të njëjtën kohë, objektivi nuk duhet të jetë t’i japim fund asaj pak që mbetet nga miqësia SHBA-Rusi, e cila sakaq është në gjendje më të keqe nga sa qe për një pjesë të madhe të kohës së Luftës së parë të Frohtë. Bashkëpunimi diplomatik duhet të kërkohet kurdo që është e mundshme dhe në interes të Amerikës. Rusia mund të jetë sakaq e gatshme të ndërpresë ndërhyrjen në Ukrainën Lindore në shkëmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve dhe nëse ajo mund të sigurohet se rusët etnikë nuk do të përballen me hakmarrje.

Në mënyrë të ngjashme, Kremlini nuk ka interes për përshkallëzim ushtarak në Siri, gjë që mund të rrisë koston aktualisht relativisht modeste të ndërhyrjes së Rusisë atje.

Në të njëjtën kohë, mbështetja e Rusisë nevojitet për të përforcuar sanksionet kundër Koresë së Veriut. Dhe ruajtja e marrëveshjeve për kontrollin e armatimeve dhe shmangia e një gare të re me armë bërthamore mund të jetë në interes të të dyja vendeve.

Ka kështu një argument në mbështetje të takimeve të rregullta diplomatike, shkëmbimeve kulturore dhe akademike dhe vizita në Rusi nga delegacione nga kongresi – jo si një nder, por si një mjet për të bërë të qartë se shumë amerikanë janë të hapur për marrëdhënie më normale me Rusinë, në rast se Rusia sillet me vetëpërmbajtje, SHBA dhe partnerët e vet kanë më shumë gjëra në lojë në vetëpërmbajtjen e Rusisë për sa kohë Putini mbetet në pushtet – dhe gjërat në lojë janë të ndryshme në kohën pasi Putinizmi të ketë ikur.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Cold War II

Etiketa: akademikeArmëBanorëBashkimi SovjetikDonald TrumpekonomigazetarKibernetikeKremlinKremliniLuftaMasamashtrimmbështetjeMbrojtjaMediaNATOOKBParapresidentProject SyndicatePutinQeveriaRusëRusiRusiasanksioneSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriTrumpUkrainëvizitaVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Rikthimi i problemit Irlandez

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.