AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Buxhetit i mungojnë 100 milionë euro

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të ardhurat buxhetore gjatë vitit 2017 ishin gati 100 milionë euro më pak se sa plani i qeverisë, ndërkohë që shpenzimet e planifikuara u reduktuan për të ruajtur deficitin buxhetor.

Bilanci i buxhetit të shtetit për vitin 2017 u mbyll me të ardhura gati 100 milionë euro se sa plani gjë që duket se detyroi qeverinë të shkurtojë më tej shpenzimet për investime publike, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara me tre muaj vonesë nga Ministria e Financave. [Link]

Të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar të shtetit, ku përfshihen të ardhurat e qeverisë qendrore, të pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera publike, ngecën në 430 miliardë lekë nga 443 miliardë që ishin planifikuar nga akti normativ i qeverisë. Të ardhurat faktike janë të barabarta me 27.7% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 28.5% që ishin planifikuar.

Mungesat më të mëdha në realizimin e të ardhurave i përkasin mosrealizimit të planit nga tatimet dhe doganat, në veçanti te zëri “Tatime mbi të ardhurat personale”, të cilat ishin 4.1 miliardë lekë më pak.

Performanca e keqe e të ardhurave në vitin 2017 nuk është situata më e keqe e përjetuar gjatë viteve të fundit. Në vitin 2015, të ardhurat e qeverisë ishin mbi 30 miliardë lekë më pak se sa plani.

Të ardhurat e buxhetit duket se janë dëmtuar rëndë gjatë vitit të kaluar edhe nga sasia e stërmadhe e taksave të papaguara të dy rafinerive të naftës. Kompania që i kishte nën përdorim këto rafineri, ndërpreu aktivitetin dhjetorin e kaluar duke lënë disa dhjetëramilionë euro taksa të papaguara.

Taksat rriten, të ardhurat jo edhe aq

Me synimin për të shlyer borxhet, qeveria shqiptare e rriti barrën fiskale me 20 miliardë lekë në vitin 2014, duke shtuar taksat mbi karburantet, mbi cigaret dhe mbi fitimet e kompanive. Taksa e qarkullimit mbi karburantet u rrit nga 7 në 17 lekë për litër, shoqëruar kjo me rritjen përkatëse në TVSH-në që mbahet mbi taksën e qarkullimit. Tatimi mbi fitimin e kompanive u rrit nga 10 në 15% ndërsa akciza e cigareve u rrit me 20 lekë për paketë.

Në vitin 2015, qeveria shtoi taksa të tjera nëmasën 16 miliardë lekë, përmes rritjes së mëtejshme të taksës së qarkullimit mbi karburantet në 27 lekë për litër, rritjes së tatimit mbi të ardhurat personale jo nga paga nga 10 në 15% dhe rritjes së mëtejshme të akcizës së cigareve.

Përveç rritjes së taksave përmes ndryshimit të ligjeve, taksa shtesë kanë rënduar nga shqiptarët përmes ndryshimit të mënyrës së mbledhjes së taksave ekzistuese apo imponimit të tarifave të debatueshme të licencimit me vendime qeverie apo vendime këshillash bashkiake.

Për vitin 2018, qeveria ka vendosur taksa shtesë duke ndryshuar mënyrën se si mbledh taksën ekzistuese mbi pasurinë apo duke rritur më tej akcizën e cigareve. Megjithatë, të ardhurat përgjatë të gjithë këtyre viteve kanë qenë vazhdimisht më të ulëta se sa plani.

Mungesa e të ardhurave detyroi qeverinë të kursejë edhe te shpenzimet. Kursimet më të mëdha u kryen te fondi i investimeve publike në masën 5 miliardë lekë.

Etiketa: Akti normativEuroinvestimeKarburantetMASMinistria e FinancaveQeveriaQeveria shqiptareRafinerishqiptaretaksaTaksatTatimeTVSH
Tjetri
Taksë e gabuar në kohë të gabuar

Taksë e gabuar në kohë të gabuar

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.