AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Italia në zgjedhje: Mes populistëve, radikalëve dhe partive të konsumuara tradicionale 

Elira CangangaElira Canga
8 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një fletë votimi e fotografuar në Fiugi, Itali, të dielën më 4 mars 2018. (AP Photo/Gregorio Borgia)

Vota e sotme do të përcaktojë nëse Italia do të shkojë drejt populizmit, një trend i përcaktuar tashmë nga disa vende europiane apo do të ndahet mes partive politike, duke sjellë si rezultat muaj të gjatë negociatash për krijimin e qeverisë së re.

Një murgeshë me fletën e votimit në dorë pranë Vatikanit në Romë, të dielën më 4 mars 2018. Rreth 46 milionë italianë u thirrën në votime të dielën në zgjedhjet e përgjithshme që po vëzhgohen nga afër për të parë nëse Italia bie në duart e partive populiste antiestabilishment nga ekstremi i majtë dhe ekstremi i djathtë që ka mbërthyer pjesë të mëdha të Europës gjatë viteve të fundit. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

Partitë tradicionale politike në Itali nuk ofrojnë mundësi për të rinjtë. Eleonora Pettenuzo, 18 vjeç, nxënëse e kolegjit Giorgione në Castelfranco Veneto është e zhgënjyer prej tyre dhe ndonëse e ka të vështirë të vendosë se për cilën parti do të votojëmë 4 mars, dëshiron që lëvizja “Cinque Stelle” të ketë një shans për të qeverisur.

Eleonora thotë se vëllai i saj që prej një viti nuk arrin të gjejë dot një punë.Ndërsa ajo vetë dëshiron të largohet nga Italia pas shkollës së mesme, për të kërkuar mundësi punësimi dhe shkollimi në vende të tjera të BE-së.

“Ka pasur ndyshim partish në pushtet, por asnjëherë zgjidhje. Asnjë prej partive nuk është e qartë në politikat e saj për të rinjtë. Por Cinque Stelle të paktën po komunikon me ta,”tha Eleonora dy javë para zgjedhjeve.

Në vendin me një histori të gjatë kaosi politik, mijëra të rinj të tjerë si ajo ndjehen të çorientuar.

Punësimi i të rinjve ka qenë një ndër temat kryesore të fushatës zgjedhore në Itali, ku qendra e majtë dhe ajo e djathtë nuk janë aspak të sigurta për mundësinë e krijimit të qeverisë. Presioni i taksave dhe çështja e emigrantëve u vendosën gjithashtu në qendër të fushatës, që u dominua nga ndasitë, populizmi dhe retorika e së djathtës ekstreme.

Më shumë se 30 milionë italianë u janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë për të zgjedhur një legjislaturë dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe një qeveri të re.

Këto votime u paraprinë nga përballja mes tre kampeve kryesore: qendrës së djathtë që përfshin një parti radikale populiste; një qendre të majtë të mbledhur brenda një partie pa shumë ide të reja për qeverisje dhe një lëvizjeve populiste si Cinque Stelle që po përpiqet të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.

Qendra e djathtë përbëhet nga Lega Nord e Matteo Salvinit, Forza Italia e ish-kryeministrit të shumëdiskutuar Silvio Berluskoni, që nuk mundet të kandidojë në këto zgjedhje si dhe Fratelli D’Italia e Giorgia Melonit. Qendra e majtë përbëhet nga Partia Demokratike e Matteo Renzit, ende pa një figurë qendrore si kryeministër i ri, radikalët e Ema Boninos, partia progresiste “Bashkë” dhe Lista Popullore Qytetare e Beatrice Lorenzinit. Lëvizja Cinque Stelle që lindi dhe u promovua gjatë viteve të fundit nga Beppe Grillo udhëhiqet nga Luigi di Maio.

Në këtë foto të 11 janarit 2018, ish-kryeministri dhe drejtues i partisë Forza Italia Silvio Berlusconi buzëqesh gjatë emisionit të debatit politik Porta a Porta në televizionin shtetëror italian RAI. Berlusconi nuk po garon por asgjë por shpreson të bëhet aktori kyç (kingmaker) në zgjedhjet e 4 marsit 2018. (AP Photo/Andreë Medichini)

Nëse dy të parat janë një fenomen i zakonshëm në Europën e sotme, e treta është në fakt një protestë apo reagim ndaj dekadave të korrupsionit politik dhe mungesës së kompetencës në Itali.

Vota e sotme do të tregojë nëse ky vend po shkon drejt populizmit, një trend i përcaktuar tashmë nga disa vende europiane gjatë zgjedhjeve të tyre parlamentare. Një votë e ndarë do të sjellë për pasojë përplasje të reja mes partive politike që luftojnë për dominancë dhe muaj negociatash për të krijuar qeverinë e re.

Eleonora Bianchini, gazetare e “Fatto Quotidiano” thotë se asnjë prej tre kampeve nuk ka gjasa të fitojë shumicën e duhur për qeverisje. Sipas saj, oferta e tyre ndaj votuesve nuk ka qenë aq e qartë dhe tëdy kampet tradicionale janë përfshira nga debate të shumta brenda tyre. Nga ana tjetër, Cinque Stelle e cila lindi si revolucion kundër qeverisjes tradicionale dhe pati një shtrirje të gjerë e ndikim në publik, ka nisur të zbehet. Kjo lëvizje ka politikën e mospranimit të asnjë koalicioni qeverisës.

“Propozimet për problemet kryesore janë të vakëta e shpesh të paqarta. Taksat janë gjithnjë shqetësim. Të rinjtë po e braktisin vendin; ata nuk ndihen të vlerësuar dhe nuk kanë shumë mundësi për punë afatgjata,”tha Bianchini.

Sondazhet e fundit kanë treguar se dy kampet e para politike janë në nivelin 33 për qind përballë 32 për qind të votave, gjë që do ta bëjë të vështirë për secilën prej tyre të qeverisë e vetme.

Në Itali ekziston një hendek mes shkollimit dhe aftësimit profesional si dhe mundësisë reale të punësimit në treg. Bizneset e vogla dhe të mesme, që janë motori kryesor i ekonomisë italiane e ndjejnë më së shumti këtë problem.

Daniele Lago, president i kompanisë së dizajnimit “Lago design” thotë se të gjesh të rinj që duan vërtet të punojnë në këtë sektor është një mision i vështirë. Megjithatë kompania e tij ia ka dalë të ketë një moshë mesatare 33 vjeç; por Lago shton se për të pasur një staf të përgatitur i duhet të procesojë rreth 5 mijë kërkesa për punë në vit.

Për Lagon, edukimi i të rinjve dhe ajo çfarë ofron tregu janë shumë të ndryshme. Nga ana tjetër, presioni i taksave është shumë i madh.

Një çift po shef nga posterët elektoralë të zgjedhjeve të përgjithshme të Italisë në Milano të shtunën më 3 mars 2018. (AP Photo/Antonio Calanni)

“Do të isha i lumtur me një të majtë moderne, të reformuar. Renzi nisi reforma të përshtatshme, por hasi në rezistencë,” thotë Lago. Lëvizja Cinque Stelle?“Ajo ka rrezik të kthehet në një lëvizje populiste, diletante” shton ai.

Edhe Michele Fraccaro, administrator i pastiçerisë“Fraccaro”, një biznes familjar që operon në tregun italian që prej Luftës së Parë Botërore ndan të njëjtat shqetësime.

 

“Shumë taksa. Të rinjtë nuk gjejnë dot punë, efekti i krizës preku edhe vendin tonë dhe ende nuk ka përfunduar. Shumë diskutime bëhen në nivelin populist dhe asnjë nga forcat politike nuk jep zgjidhje reale,” pohon ai.

Ndërkohë që italianët i drejtohen kutive të votimit me mosbesim, të gjitha partitë politike në garë premtojnë reforma ndonëse fushata është kritikuar se ofron pak propozime konkrete.

Claudio Bergamin, 27 vjeç, anëtar ikëshillit bashkiak në Castelfranco Veneto dhe aktivist i Forza Italias në rajonin e Venetos i ka të gjitha shpresat te lideri i shumëdiskutuar Silvio Berluskoni, i cili nuk kandidon dot në këto zgjedhje për shkak të çështjes gjyqësore për evazion fiskal.

Për ironi, Bergamin është punësuar nga reforma e Renzit për të rinjtë pak vite më parë. “Politikat e mira kërkojnë kohën e tyre, nuk mund të themi se nuk ka pasur rezultate nga reforma, por ato kanë qenë të kufizuara,” thotë ai.

Berluskoni ndërkohë shihet si një alternativë për të dhe grupin që përfaqëson.

“Ai nuk mundet të kandidojë në këto zgjedhje, por mendoj se ka energjinë që frymëzon të rinjtë,” thotë Bergamin. Megjithatë, anëtari i këshillit Bashkiak nuk e fsheh pakënaqësinë lidhur me deklaratat e partisë aleate Lega Nord.

Për momentin, Lega Nord ka si qëllim kryesor forcimin e pavarësisë në nivel lokal në zonën veriore përmes retorikës së ashpër kundër emigrantëve. Këtë e konfirmon Stefano Marcon, kryetar i bashkisë së Castelfranco Venetos dhe Trevisos.

Marcon është fort i bindur në formulën e vlerësimit të territoreve, një mënyrë e kujdesshme për të kërkuar më shumë autonomi lokale, sipas parimit “taksat e veriut s’kanë pse shkojnë në jug”.

“Unë nuk kam kompetenca për të zgjidhur çështjen e emigracionit të paligjshëm, për të ndryshuar rregullat duhet të kemi votat dhe numrat e duhur. Nuk kam struktura për t’u përballur me problemin; duhet t’u përgjigjem së pari kërkesave të qytetarëve të mi”.Ndërsa emigrantët e rregullt nuk kanë ndonjë peshë elektorale specifike, sipas tij.

“Ata duhet të trajtohen si të gjithë te tjerët; nuk mund të ketë propozime specifike për ta”, thotë Marcon.

Çështja e emigracionit shqetëson edhe lëvizjen Cinque Stelle në Itali.Giulia Sarti, përfaqësuese e Cinque Stelle thotë se qeveria nuk ka asnjë plan lidhur me emigrantët, ndërsa shtoi se lëvizja po shkon në çdo shtëpi, sepse kërkon të angazhojë të gjithë shoqërinë në revolucion.

“Ne kemi një zgjedhje për të rinjtë, ndërsa partitë e tjera nuk kanë aspak program për të rinjtë. Lidhur me emigrantët qeveria nuk ka asnjë plan. Problemi ynë është se qeveria nuk ka asnjë plan për emigrantët,” shprehet Sarti.

Si anëtare e Bordit të Antimafias në parlament, Sarti pohon se një problem edhe më i madh është mafia.

“Ata nuk vrasin më si 30 vjet më parë. Por tentakulat janë shtrirë kudo. Kjo është sfidë shumë e madhe,” përfundoi ajo.

Udhëheqësi i Ligës së Veriut Matteo Salvini flet gjatë një mitingu elektoral në Milano, Itali, të premten më 2 mars 2018. Zgjedhjet parlamentare zhvillohen të dielën më 4 mars. (AP Photo/Antonio Calanni)
Udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Matteo Renzi po luan një lojë kompjuterike në përfundim të një forumi elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 4 marsit. Sondazhet tregojnë se partia e tij ka humbur mbështetje ndërdsa një pjesë e votuesve të saj po zgjedhin lëvizjen populiste 5 Yjet ose madje edhe qendrën e djathtë të Berluskonit. (Ettore Ferrari/ANSA via AP)
Një fletë votimi e fotografuar në Fiugi, Itali, të dielën më 4 mars 2018. (AP Photo/Gregorio Borgia)
Etiketa: aktivistBEdebatefushatagazetareGjyqItaliItaliaKompetencakryetarLokalembështetjeMilanondikimpaktParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikepopulistPopulizmipresidentPunëPunësimiQeveriaReformaromrrezikShpresONtaksaTaksatThirrëTregTreguVotaVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Vendimi i Gjykatës: Arrestimi “me urdhër të Interpolit” shkeli të drejtat e Hatisë

Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën për të ekstraduar Alket Hatinë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.