AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën për të ekstraduar Alket Hatinë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alket Hatija. Foto: Policia e Shtetit.

Gjykata vendosi se Alekt Hatija ishte dënuar dhe ka vuajtur njëherë dënimin në Shqipëri për akuzat mbi të cilat mbështetej kërkesa për ekstradim e Interpol Romës. Hatia është dënuar në Itali nga nga Gjykata e Milanos me 20 vjet burg për trafik narkotikësh, por gjykata thotë se vendimi është për të njëjtat raste trafiku për të cilat ai ishte dënuar në Shqipëri.

Alket Hatija, i kërkuari nga Interpol Roma dhe i liruar nga Gjykata e Durrësit. Foto:Policia e Shtetit.

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të ekstraduar në Itali Alket Hatinë, i cili rezulton i dënuar në vendin fqinj për akuza të trafikut të narkotikëve. Gjyqtari Paulin Çera vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurorisë, pasi sipas tij për akuzat për të cilat Hatija është dënuar nga Gjykata e Milanos, ai ishte dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri dhe ka vuajtur dënimin.

Alket Hatija i cili u arrestua me 8 korrik të vitit që shkoi me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, nisur nga një vendim i Gjykatës së Milanos në Itali e cila kishte dënuar Alket Hatinë me 20 vjet burg.

Pas arrestimit Gjykata e Faktit në Durrës e la të lirë Hatinë më 11 korrik 2017, duke përdorur si argument edhe pretendimin e mbrojtjes se ai ishte dënuar njëherë për këto vepra penale edhe pse gjykata nuk e kishte në atë moment vendimin e drejtësisë italiane, për të dalë në atë përfundim.

Vendimi i masës së sigurisë  shkaktoi përplasje mes institucioneve të drejtësisë dhe u bë shkak për inicimin nga Ministria e Drejtësisë e një procedimi disiplinor ndaj gjykatësit Petraq Çurri. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim, por pas caktimit të masës së sigurisë me burg policia nuk e gjeti në banesë të kërkuarin nga Interpol Roma.

Ndërkohë pasi vendimi i Gjykatës së Milanos së bashku me kërkesën për ekstradim mbëritën në Tiranë dhe u përkthyen, gjykatës i rezulton se Hatija është dënuar në Shqipëri për të njëjtat çështje për të cilat është dënuar nga Gjykata e Milanos.

Hatija është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010 dhe përfitoi liri me kusht në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

Etiketa: AkuzaBurgDurrësekstradimGjykataGjykata e ApelitGjykata e DurrësitGjykatëGjykatësInterpolItaliMASNarkotiknarkotikëPaulin ÇeraPoliciaPolicia e ShtetitProcedimiromRomaromëSHshqipShqipëriTrafiktrafikuVendimVendimi
Tjetri
Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.