AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rumania do të shpenzojë miliarda për armë dhe ushtarë

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në sistem raketash Patriot të porositura nga Rumania. Foto: Facebook/Ushtria e Rumanisë

Rumania do të punësojë 6,500 trupa të reja dhe do të blejë miliarda euro armatime e pajisje për të kompensuar shpenzimet e pakta ushtarake të viteve të shkuara.

Ushtarë rumunë në një ceremoni të transferimit të detyrës në Afganistan. Foto: Facebook/Ushtria e Rumanisë

Ushtria Rumune do të fillojë një fushatë masive rekrutimesh më 2018 për të shtuar trupat e saj në gadishmëri pas vendimit të vitit të kaluar për të rritur shpenzimet ushtarake në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Rumania pritet gjithashtu të shpenzojë disa miliardë euro për blerje armatimesh e pajisjesh me synimin për ta transformuar veten në një anëtar kyç të NATO-s në krahun e vet lindor.

Rumania zhvilloi këtë javë takimin Bukuresht 9, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes nga nëntë vende të NATO-s, me synimin për të rritur bashkëpunimin në krahun lindor dhe në rajonin e Detit të Zi. Iniciativa diplomatike u ndërmor nga Polonia dhe Rumania, të cilave më pas iu bashkuan vendet e tjera të rajonit.

“Ne po presim vendime të mëdha në qershor, të rëndësishme për mbrojtjen dhe deterencën,” deklaroi ministri i Mbrojtjes i Rumanisë Mihai Fifor në një konferencë për shtyp të martën.

“Rumania, njësoj si Polonia, është përfshirë në bisedime të rëndësishme dhe ne duam të jemi lojtar aktivë, një lojtar i rëndësishëm kur të merren vendimet e mëdha, duke promovuar interesat tonë të sigurisë,” shtoi ai.

Por disa analistë thonë se, pavarësisht se po bën ndoshta blerjen më të madhe të armatimeve që ka bërë ndonjëherë, qeveria e Rumanisë po nxiton të bëjë këto blerje dhe modernizime thjeshtë për faktin se dështoi të vepronte gradualisht gjatë viteve të shkuara.

Rumania është aktualisht mes gjashtë vendeve anëtare të NATO-s të cilat kanë plotësuar kushtin për të angazhuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Por Dragos Sasu, një gazetar rumun që mbulon mbrojtjen në rajon për disa media, tha se pavarësisht bindjes së Rumanisë ndaj kërkesave të NATO-s, fakti është që Ministria e Mbrojtjes ka pasur një numër të tepërt ministrash gjatë viteve të fundit, gjë që e ka ngadalësuar revormën dhe blerjet, kështu që nxitimi për të blerë synon të kompensojë kohën e humbur.

Rritja e trupave në gadishmëri

Ministri i Mbrojtjes Fifor njoftoi të premten se ushtria do të rekrutojë 6,400 ushtarë, oficerë dhe personel të mbështetjes teknike, por edhe 400 mjekë ushtarakë dhe 50 psikologë.

Forcat e armatosura humbën 8 mijë ushtarë gjatë vitit 2017 si pasojë e daljes në pension dhe dorëheqjeve, por një ngrirje e procesit të punësimit të nëpunësve të shtetit, përfshirë ushtrinë dhe policinë, e vonoi procesin e rekrutimit.

Këshilli i Ministrave drejtuar nga kryeministri Dancila vendosi javën e kaluar ta heqë ushtrinë nga ngritja e punësimeve.

“Nuk është e mjaftueshme të rekrutosh njerëz. Është e rëndësishme të trajnosh trupat për të shërbyer në ushtrinë e Rumanisë. Dua të them se ky është një proces që do të zgjasë, ne jemi duke folur për profesionistë. Ne nuk mund të trajnojmë një pilot brenda një nate,” i tha ai ushtarëve dhe gazetarëve gjatë një vizite inspektimi në një bazë ushtarake në Bistrita, Rumania e veriut.

“Problemi nuk qëndron vetëm te trajnimi dhe integrimi i gjeneratës së re, por edhe te suksesi i mbajtjes së atyre që sakaq shërbejnë dhe ne po ndërmarrim hapa për të treguar te të rinjtë se një karrierë ushtarake është e tillë që duhet të dëshirohet nga çdo i ri,” shtoi ai.

Fifor tha gjithashtu se ushtria do të rifillojë një program cullnetarësh, pra një grup njerëzisht të testuar dhe përzgjedhur nga një komision special që do të thirret kur të jetë e nevojshme për të plotësuar deficitin e mundshëm në ushtarë.

Rumania ka aktualisht 100 mijë trupa dhe Fifor tha se numri i rekrutimeve të reja do të rritet çdo vit.

Ushtarët në Rumani kanë disa nga pagat më të ulëta mes vendeve anëtare të NATO-s. Një nënoficer në Rumani fiton mesatarisht 2,500 lei (rreth 530 euro), ndërsa një oficer i lartë fiton 3,900 lei (rreth 900 euro). I gjithë personeli ushtarak përfiton 250 euro pagesa ushqimore çdo muaj.

Pagat janë rritur me 45% në vitet 2017-2018, por rritja shkaktoi edhe një telash në shtator 2017, kur ministria njoftoi se detyrohej të vononte pagat e muajit për ushtarakët për shkak të mungesës së fondeve. Ministri i kohës, Adrian Tutuianu u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të skandalit.

Analisti Sasu tha se fakti që ushtria nuk ka kryer rekrutime prej shumë vitesh është i dukshëm edhe në hendekun moshor mes trupave.

“Unë u ktheva nga Afganistani [ku Rumania ka 600 ushtarë] dhe ndryshimi i papritur ishte i dukshëm mes trupave më të moshuara dhe me më eksperiencë të cilët kishin kaluar në shumë misione jashtë vendit dhe zëvendësuesve, të cilët ishin një batalion i tërë të rinjsh,” tha ai.

“Ti mund të dallosh ndryshimet në gjenerata në ushtrinë e Rumanisë, mund të vëresh se si një 23 vjeçar është ngarkuar me përgjegjësi të mëdha,” shtoi ai.

Blerje të ethshme

 

Në sistem raketash Patriot të porositura nga Rumania. Foto: Facebook/Ushtria e Rumanisë

Të martën, në një takim me homologët nga nëntë vende anëtare të NATO-s nga krahu lindor i saj, Fifor lavdëroi edhe një herë iniciativën e Rumanisë për të rritur shpenzimet për mbrojtjen më 2017 dhe gjithashtu theksoi se 40% e fondeve do të shpenzohen në armatime dhe pajisje të reja për trupat.

Por ajo që ai nuk përmendi në takim, megjithëse e shpjegoi në parlament në janar, është që ministria e mbrojtjes nuk arriti të shpenzojë buxhetin e vet më 2017.

Rumania nënshkroi shumë memorandume për blerjen e pajisjeve dhe armatimeve më 2017, përfshirë shtatë sisteme Patriot nga Shtetet e Bashkuara.

Për shkak se Rumania ka kërkuar rritje të pranisë detare të NATO-s në Detin e Zi për t’u përballur me Rusinë, ministria më 2018 pritet të shpenzojë 1.8 miliardë euro për të blerë dy korveta të reja patrullimi. E para do të bëhet operacionale brenda tre vjetësh dhe e dyta pas shtatë vjetësh.

Sipas Fifor, marina pdo të marrë edhe dy fregata të modernizuara e ndoshta edhe një nëndetëse të re. Romania ka vetëm një nëndetëse, të quajtur Dolphin, e cila përdoret aktualisht për stërvitje.

Në verën e vitit 2018, Rumania do të paguajë për një sistem të dytë Patriot, pasi bëri pagesën e parë në dhjetor 2017, tha Fifor në parlament në janar.

Rumania firmosi gjithashtu në shkurt një kontratë për blerjen e tre sistemeve HIMMARS për 1.5 miliardë euro.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një kontratë për të blerë 227 automjete të blinduara Piranha 5 nga General Dynamics për 895 milionë euro.

Gjithsesi, Sasu tha se shumica e këtyre marrëveshjeve janë ende në letër dhe se do të duhen vite që pajisjet të mbërrijnë me të vërtetë te trupat që janë stërvitur për t’i përdorur ato.

“Po flasim për së paku pesë vjet,” tha ai.

“Çdokush duket kaq i acaruar dhe ky acarim vjen nga presioni i Shteteve të Bashkuara ku SHBA kondicionoi angazhimin e vet ushtarak në Europë me kriterin e shpenzimit të 2% të PBB-së për buxhetin e NATO-s,” shtoi ai.

Rumania është gjithashtu shumë e varur nga partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e SHBA vjen në shkëmbim për blerjes së armëve, tha ai.

Etiketa: AfganistanAfganistaniArmëbisedimeblerjeEuroFacebookforcat e armatosuragazetarIntegrimiKomisionMediaMinistria e MbrojtjesMjekNATOPagatParaparlamentPBBpilotPoloniapsikologPunëQeveriarajonRumaniRumaniaSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraUshtriaVendimet
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.