AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Mbi 22 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE më 2017

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të dhënat e reja të publikuara nga Eurostat tregojnë se gati 1% e popullsisë shqiptare kërkoi azil për herë të parë në vendet anëtare të BE-së gjatë vitit të kaluar, shifër kjo krahasimisht më e ulët me vitet 2015 e 2016.


Numri i shqiptarëve që aplikoi për azil për herë të parë në vendet e BE-së u ul në 22 mijë në vitin 2017, nga 29 mijë që ishin në vitin 2016 dhe 66 mijë në vitin 2015, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga agjencia europiane e statistikave Eurostat.

Ndryshe nga vitet 2015 e 2016, kur azilkërkuesit shqiptarë synuan më së shumti Gjermaninë, gjatë vitit 2017 destinacioni kryesor ishte Franca me mbi 11 mijë aplikime, pasuar nga Gjermania me gati 3,800 dhe Greqia me 2,300 aplikime.

Shqipëria përjetoi një bum azilkërkuesish në BE në vitin 2015 me mbi 66 mijë aplikime, ndërsa në vitin 2016, aplikimet e reja ranë në 29 mijë dhe në 2017 në 22 mijë.

Aplikimi për azil nga Shqipëria është një tentativë e pashpresë që duket se ndiqet nga njerëzit pa asnjë mundësi tjetër emigrimi. Shumica dërrmuese e aplikimeve për azil refuzohet nga vendet anëtare të BE-së, por azilkërkuesit duket se e përdorin këtë skemë për të qëndruar disa muaj në një vend anëtar të BE-së deri në gjetjen e mundësive për punësim. Nga të 22 mijë vetët që kërkuan azil, 6585 vetë ishin më pak se 14 vjeç, 1,490 ishin nga 14 në 17 vjeç dhe 12 mijë ishin mes 18 dhe 35 vjeç.

Emigrimi i minorenëve është bërë një problem shqetësues veçanërisht në Francë, vend ku autoritetet nuk kanë të drejtë ligjore të ekstradojnë të miturit në rast se nuk ka se kush t’i presë në Shqipëri.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në raport me madhësinë e popullsisë dhe duket se konkurron denjësisht në këtë drejtim edhe me vende që kanë shumë vite luftë civile të pamëshirshme. Vlerësimi zyrtar i popullsisë banuese në Shqipëri është 2.8 milionë banorë. Gjatë tre viteve të fundit, 125 mijë shqiptarë ose 4.5% e popullsisë rezidente ka kërkuar azil në një nga vendet e BE-së. Rreth 42 mijë prej tyre kanë qenë më pak se 18 vjeç dhe 57 mijë kanë qenë mes 18 dhe 34 vjeç.

Azilkërkimi gjithsesi nuk është rruga e vetme e emigrimit. Kanali tjetër i rëndësishëm është bashkimi familjar.

Sipas të dhënave të Eurostat, 59 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë vitit 2016, ku shumica e lejeqëndrimeve u morën në Greqi e Itali. Të dhënat për vitin 2017 nuk janë të disponueshme. Rreth 34 mijë morën leje qëndrimi për “arsye familjare”.

Etiketa: azilAzilkërkuesitBEEmigrimiEurostatFrancaGjermaniaGreqiGreqiaItaliPunëraportshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Artistët hedhin poshtë planin e qeverisë për teatër kombëtar me koncesion

Artistët hedhin poshtë planin e qeverisë për teatër kombëtar me koncesion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.