AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dërgon policinë speciale për të ndaluar vizitën e zyrtarëve serbë

Die MorinaMaja ZivanovicngaDie MorinadheMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale të policisë së Kosovës në veri. Foto: BIRN

BE-ja paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën kundër “përshkallëzimit të çdo lloji”, teksa Kosova dërgoi forcat speciale në veri për të siguruar që zyrtarët e ndaluar serbë të mos hyjnë në vend.

Forcat speciale të policisë së Kosovës në veri. Foto: BIRN

Kosova dërgoi forca speciale të policisë në veri të vendit për të ndaluar hyrjen e ministrit të mbrojtjes serb Aleksandër Vulin dhe kreut të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Djuriç.

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli tha të hënën se ata do të arrestoheshin nëse përpiqeshin të hynin në Kosovë.

“As Djuric dhe as Vulin nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë. Çdokush që hyn në Kosovë në mënyrë të paligjshme do të arrestohet, “shkroi Pacolli në Facebook.

Njësia Operative e Specializuar e Policisë së Kosovës është në gatishmëri rreth 200 metra nga kalimi i kufirit në Jarinje në veriun e Kosovës.

Serbia ka kundërshtuar praninë e kësaj njësie speciale në veriun e Kosovës të drejtuar nga serbët në të shkuarën, megjithëse paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it kanë nënvizuar se forcat speciale mund të patrullojnë në të gjithë territorin e Kosovës pa nevojë për leje.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, tha për BIRN se mosmarrëveshje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të udhëhequr nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mosmarrëveshjet… duhen zgjidhur përmes dialogut dhe jo përmes përshkallëzimit të çdo lloji”, tha ajo.

Kocijançiç shtoi se të dy palët “mbeten të përkushtuara ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, siç rikonfirmoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini të premten e kaluar”.

“Të gjitha çështjet me interes të përbashkët duhet të adresohen në kuadrin e dialogut që ka frymën e një normalizimi të vazhdueshëm të marrëdhënieve”, shtoi ajo.

Mediat vendase raportuan se Djuriç duhej të merrte pjesë në një diskutim që është pjesë e “dialogut të brendshëm në Kosovë” në Mitrovicën e Veriut, ndërsa Vulin planifikonte të vizitonte një familje serbe të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thirri të martën një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Televizioni publik serb, RTS, raportoi se “situata aktuale në Kosovë” do të jetë në axhendë.

Mediat serbe raportuan gjithashtu se autoritetet e Kosovës ndaluan të dielën hyrjen e ministrit serb të kulturës, Vladan Vukosavljeviç.

Sipas medias, ai donte të vizitonte disa manastire dhe kisha të Kosovës.

Vukosavljeviç e quajti pretendimin për ndalim “të gabuar dhe absurd” dhe i tha RTS të hënën se vizita e tij ishte gati por më pas ai mori informacionin se “të ashtuquajturat autoritetet të Prishtinës nuk e lejonin atë”.

Megjithatë, policia e Kosovës të hënën tha se Vukosavljeviç nuk ishte ndaluar të hynte dhe se ishte vendimi i tij të kthehej në Serbi pasi kishte kaluar kufirin.

“Vukosavljeviç… u lejua të hynte në territorin e Kosovës… por pasi hyri, ai nuk shkoi në Mitrovicën e Veriut por u kthye vullnetarisht në Serbi,” tha policia.

Policia shtoi se Vukasavljeviç pritej të kalonte në kufirin e Merdares, por ai kaloi në Jarinjë.

Megjithatë, çdo makinë që hyn në Kosovë nga Serbia kontrollohet nga policia kufitare.

Etiketa: BEBehgjet PacolliBeogradBIRNFacebookFamiljeJarinjeKFORKosovaKosovëmediat serbeMitrovicëndalimPoliciaPolicia e KosovësSerbiSerbiaVendimivizita
Tjetri
Kosova deporton zyrtarin serb për hyrje të paligjshme në vend (Video)

Kosova deporton zyrtarin serb për hyrje të paligjshme në vend (Video)

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.