AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës pas deportimit të zyrtarit serb

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zyrtari serb Marko Gjuriç tregon tregon dorën e e lënduar gjatë arrestimit të tij nga policia e Kosovës.
Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Pasi Kosova deportoi një zyrtar të lartë serb, politikanët serbë në vend thanë se do të largohen nga qeveria e Kosovës dhe se do të krijojnë të pavarur Shoqatën e Komunave Serbe pa përfshirjen e Prishtinës.

Zyrtari serb Marko Gjuriç tregon tregon dorën e e lënduar gjatë arrestimit të tij nga policia e Kosovës. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Goran Rakiç, kryetari i partisë kryesore serbe të Kosovës, Lista Srpska, lajmëroi të martën se do të krijohet një Shoqatë e Komunave Serbe, e pavarur nga Prishtina dhe se partia që ai kryeson do të largohet nga qeveria e Kosovës.

“Informuam presidentin Aleksandër Vuçiç dhe ai tha se kemi mbështetjen e tij,” tha Rakiç pas takimit me Vuçiç në Beograd, duke shtuar se Shoqata do të formohet më 20 prill.

Këto vendime erdhën si përgjigje ndaj arrestimit dhe deportimit të hënën të drejtorit të Zyrës Qeveritare Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

Krijimi i Shoqatës së Komunave Serbe në Kosovë për të përfaqësuar interesat e serbëve të Kosovës parashikohet nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina në vitin 2013, por procedura ishte zvarritur që nga ajo kohë.

Pas takimit të Vuçiç me Listën Srpska, Gjuriç e shmangu pyetjen nëse Serbia do të largohet nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE me Kosovën në Bruksel, që synon normalizimin e marrëdhënieve.

“Mendoj se të dyja palët e treguan me veprime se çfarë mendojnë për dialogun,” tha Gjuriç.

Ai pretendoi se veprimet e policisë së Kosovës përfaqësonin një përpjekje për të kontrolluar veriun e dominuar nga serbët, ku u arrestua të hënën.

Autoritetet e Kosovës e deportuan Gjuric pasi policia e arrestoi në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës, duke e akuzuar për hyrje të paligjshme në vend.

“Ata u përpoqën të më frikësonin duke më vënë një kallashnikov në bark dhe njëri prej tyre më kërcënoi me thikë”, tha Gjuriç.

Në përgjigje të incidentit, Vuçiç thirri Komitetin për Sigurinë Kombëtare të hënën, pas së cilës ai deklaroi se udhëtimi i Gjuriç në Kosovë nuk e shkeli marrëveshjen e Brukselit.

Rakiç nga ana tjetër u shpreh se incidenti i së hënës ishte një “provë” që tregonte si forcat shqiptare të Kosovës mund të “marrin në kontroll” veriun e Kosovës.

Ai u bëri thirrje serbëve të mos i bashkohen forcave të armatosura të Kosovës për të shmangur një situatë të mundshme në të ardhmen ku “vëllai të luftojë kundër vëllait”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi të martën një mbledhje të Komitetit të Kosovës për Sigurinë Kombëtare.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini do të vizitojë Beogradin të martën pasdite për të biseduar me Vuçiçin për të ardhmen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE me Kosovën, sipas zëdhënëses së BE-së Maja Kocijançiç në Twitter.

Etiketa: BEBeogradBrukselHaradinajKallashnikovKosovaKosovëMarrëveshjaMbledhjeMitrovicëPartiaPoliciaPolicia e KosovësPrishtinaQeveriarakiRamush HaradinajSerbiashqiptareTwittervuçiç
Tjetri
Ngritja e ndalshme e Marine Le Pen

Populistët e botës bashkohen

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.