AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kontrabanda e naftës “ virgine ”, dënohet me 10 vjet Adrian Xhillari

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Administratori i Tea Construction & Petrol është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë

Gjykata e Tiranës dënoi me 10 vjet burg biznesmenin Adrian Xhillari për pastrim parash, ndërsa dha pafajësi për ish-nëndrejtoreshën e doganave,  Lula Njebza dhe  ish-kreun e doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiun, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi dënimin  me 10 vjet burg për biznesmenin Adrian Xhillari, i cili gjykohet në mungesë për akuzat e “fshehjes së të ardhurave”, “mospagimin e taksave” dhe “pastrim e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë gjykata vendosi që ish-nëndrejtoreshën e doganave,  Lula Njebza dhe  ish-kreun e doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiun, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim ishin të pafajshëm. Në vendim, gjyqtarja Adriana Bera  shpalli edhe dënim me mbyllje të aktivitetit si person juridik edhe të kompanisë “Tea Construction and Petrol”.

Por përfaqësuesja e prokurorisë së Tiranës Suela Salavaçi, i tha BIRN se nuk ishte dakord me vendimin e dhënë nga gjykata dhe se shumë shpejt do e ankimojë vendimin në gjykatën e Apelit Tiranë. Salavaçi pretendon se ekzistojnë prova të mjaftueshme që faktojnë dhe fajësinë e dy ish-zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Doganave.

Nga ana tjetër të pakënaqur me vendimin ishin edhe mbrojtësit e Xhillarit, i vetmi që mori fajësi dhe ndodhet i arrestuar në Gjermani, kur pret procedurat e ekstradimit të tij për në Shqipëri. Përfaqësues të zyrës avokatore që mbron Xhillarin, thanë në dalje të gjykatës se nuk ishin dakord me vendimin dhe do kërkojnë pafajësinë në gjykatën e Apelit Tiranë.

Prokuroria kishte kërkuar në fillim të shkurtit fajësi për të tre të akuzuarit. Në pretencë prokuroria kërkonte dënim me 15 vjet burg për Xhillarin, 5 vjet për Njebzan dhe 3 vite burg për Teneqexhi.  Ndërkohë mbrojtja e të tre të pandehurve kërkoi pafajësi.

Çështja ndaj Xhillarit dhe drejtuesve të doganës filloi pas një denoncimi nga  Crown Agents, një kompani britanike e kontrakuar nga qeveria shqiptare për të ndihmuar doganat kundër kontrabandës  në prokurorinë e Fierit në maj të vitit 2015. Në Dhjetor  të po atij viti, prokuroria urdhëroi arrestimin e Njebzës dhe 6 doganierëve.

Në Maj 2016 Prokuroria e çoi çështjen për gjykim, duke akuzuar administratorin e kompanisë Tea Construction and Petrol, Adrian Xhillari për “fshehje të të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Akuzë u ngrit edhe për ish kreun e Doganës së Tiranës Mirëarbër Teneqexhiu dhe ish zv/drejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza, si dhe doganierët Alfred Bushi, Syrja Misiraj dhe Adrian Alikaj për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Çështja ndaj Bushit dhe Misirajt u gjykua në Fier dhe u mbyll në Gjykatën e Apelit të  Vlorës e cila dha  pafajësi për doganierin Alfred Bushi, ndërsa dënoi me 1 vit burg  doganierin tjetër Syrja Misiraj. Ndërkohë Adrian Alikaj, vijon të gjykohet në Fier.

Biznesmeni Xhillari, i cili është larguar nga vendi pasi u bë e njohur çështja ndaj tij, u arrestua në fillim të shkurtit në Gjermani pas dy vitesh arratie dhe pritet të ekstradohet.

Në pretencën prokuroria thotë se ai ishte fajtor për kontrabandimin e një sasi prej 4.4 milion litrash “naftë virgine”. “…nga analiza e fakteve dhe e provave të administruara gjatë këtij gjykimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Adrian Xhillari me cilësinë e përfaqësuesit ligjor dhe administratori i shoqërisë Tea Construcion & Petrol, dhe kjo e fundit si përfituese e veprimeve të kryera nga organet e saj drejtuese, ka kryer transportin “fiktiv” të sasisë prej 4.406.855 litra ose 3.251.688 kg të artikullit “naftë virgine” që ajo kishte depozituar në magazinën fiskale në “Kodër Mëzez”, Tiranë për në magazinën doganore Ballsh”, thuhet në pretencën e prokurorisë.

Etiketa: Alfred BushiAMPBallshBIRNBurgFierGjermaniGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimkontrabandëMbrojtjaPastrim parashProkuroriaQeveriaQeveria shqiptareShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareSuela SalavaçiTiranëVendimVlorë
Tjetri
Historiani Xhufi zemëron të mbijetuarit e kampit të komunizmit

Historiani Xhufi zemëron të mbijetuarit e kampit të komunizmit

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.