AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata vendos pro pacientes që nuk mori trajtim shëndetësor nga QSUT

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Spitali i pediatrisë në QSUT | Foto nga : Ivana Dervishi

Një paciente të cilës iu mohua trajtimit shëndetësor nga Qendra Spitalore Nënë Tereza ka fituar së fundmi betejën ligjore me spitalin, pasi sipas gjykatës ky i fundit nuk zbatoi protokollin e dhënies së trajtimit mjekësor.

Spitali i pediatrisë në QSUT | Foto nga : Ivana Dervishi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur së fundmi kundër Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” përballë padisë të një paciente E.R , e cila paditi spitalin pasi nuk mori trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Duke i akorduar paditëses dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror, gjykata është shprehur se QSUT nuk ka zbatuar protokollin për dhënien e trajtimit mjekësor.

“QSUT ka detyrimin ligjor të bëjë përllogaritjen në kohë të të gjitha nevojave që ka për medikamente dhe t’i propozojë personit të tretë për të prokuruar blerjen e tyre me qëllim që të mos mbetet asnjë periudhë kohore pa ofruar shërbimin mjekësor me medikamente” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Pacientja E.R. është përfaqësuar në gjykim nga Av. Erjon Kanxheri, nëpërmjet mbështetjes të Qendrës së Ligjit pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA

Shoqata “Together for Life”, një organizatë jofitimprurëse që operon prej disa vitesh në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të pacientëve dhe që dha mbështetje për procesin gjyqësor tha për BIRN se vendimi i gjykatës përcjell shpresë te pacientët për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Për ne ky është hapi i parë i një kauze të madhe në mbrojtje të pacientëve, i cili na jep shpresë për zgjidhjen e problemeve të tyre,” tha Eglantina Bardhi, e cila drejton TFL.

Sipas Bardhit, edhe pse ligjërisht shërbimi shëndetësor është falas, pacientët hasen me sfida të mëdha në marrjen e këtij shërbimi jetësor, kryesisht përmes mungesës së medikamenteve dhe ekzaminimit,  por edhe në mungesë të shërbimit në kohë dhe atij adekuat.

Pacientët që vuajnë sëmundje të rënda dhe ato të trashëguara si talasemia dhe hemofilia janë më të prekurit nga mangësitë e sistemit shëndetësor.

“Këto sjellin përkeqësim të shëndetit të pacientit, por ndonjëherë edhe humbje të jetës së tij,” përfundoi ajo.

Ndonëse shëndetësia falas ishte një nga premtimet që sollën në pushtet qeverinë ‘Rama’, sistemi shëndetësor në Shqipëri ka vazhduar të rëndojë vazhdimisht në xhepat e shqiptarëve, të cilët paguajnë shpenzimet më të larta në Europë për shëndetësinë.

Në vitet e ardhshme të mandatit të qeverisë “Rama 2” megjithatë diskursi shëndetësor ka kaluar nga shëndetësia falas te koncensionet miliona-dollareshe në shëndetësi.

Një investigim i BIRN në vitin 2015 zbuloi se Ministria e Shëndetësisë i dha një koncesion hemodialize shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat.

Gjithashtu një investigim tjetër zbuloi se një biznesmen i vogël shqiptar nga Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi qëndron pas tenderit të kontestuar me vlerë 100 milionë USD të Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit.

Etiketa: AdministrativeBeratBIRNBiznesmenGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësgjykimGjyqInvestigimIvana DervishiKoncesionLigjmbështetjembrojtjeMjekmjekëPeruxhiaQSUTRamaSHshëndetësiashqipShqipëriVendimi
Tjetri
Vetingu: Vitore Tusha konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese

Vetingu: Vitore Tusha konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.