AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dënohet me 3 vjet për tjetërsim të 150 hektarëve pronë biznesmeni Pëllumb Petriti

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Manastiri i Zvërnecit | Foto nga : Wikipedia

Pëllumb Petriti dhe tre zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në Vlorë u gjetën fajtorë dhe u dënuan 9 vjet burg për tjetërsimin e 150 hektarëve në bregdenin e Zvërnecit.

Manastiri i Zvërnecit | Foto nga : Wikipedia

Gjykata e Vlorës shpalli fajtorë të martën biznesmenin Pëllumb Petriti dhe tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.

Gjykata e dënojë biznesmenin Pëllumb Petriti – i përmendur edhe në çështje të tjera të tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut, 3 vjet burg, ose  1.4 vjet më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria në pretencë. Ndërkohë trupa gjykuese dënoi po ashtu me 2 vjet burg edhe Petro Pulerin, ish drejtor i zyrës së kthimit dhe kompensimit të pronave në Vlorë.  Klodian  Jahaj, ish- përgjegjës i sektorit juridik në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe aktualisht nëndrejtor i Hipotekës së Vlorës u dënua gjithashtu me dy vjet heqje lirie, ndërsa specialistja në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Mirjam  Isufaj u dënua me dy vjet burg, por me vendim të pezulluar me kusht.

Avokatët e të akuzuarve thanë se vendimi ishte i padrejtë dhe do të kërkonin pafajësi në Gjykatën e  Apelit. Një prej tyre Enkes Hysendhima, i cili vetëm disa ditë më parë mori pafajësinë për një akuzë të ngjashme, i tha BIRN se vendimi ishte i padrejtë dhe se nuk ishte bërë ekspertim për hartën e pronës e cila sipas vendimit të gjykatës është e falsifikuar.

Por prokurori i çështjes Kledjan Llohja  i tha për BIRN se akti i ekspertimit nuk ishte i nevojshëm. “Nuk ka qënë i nevojshëm akti i ekspertimit teknik, pasi falsifikimi ka qënë i dukshëm,” tha ai.

Ndërkohë vetë i dënuari Petriti në një komunikim me telefon i tha BIRN se ai nuk kishte përfituar pronë dhe ishte thjeshtë përfaqësues i një familjeje, ndërsa akuzoi gjykatën se kishte interesa të tjera. “Gjykata vendosi mbi atë që kërkoi prokuroria dhe është e kuptueshme se këtu ka interesa të tjera, kështu është kur nuk u jep para”, akuzoi Petriti.

Avokatët po ashtu akuzuan prokurorin e çështjes se kishte konflikt interesi, pasi kishte pushuar më parë një çështje ndaj kallëzueses së Petritit dhe të dënuarve të tjerë. Por Llohja mohoi akuzat. “Kam zero konflikt interesi me palët e përfshira. E kam marr çështjen (kur ishte) në fazën e gjykimit,” tha ai.

Kjo është çështja e dytë për falsifikim dhe tjetërsim prone në bregdet, që gjykohet brenda pak javësh në Gjykatën e Vlorës. Çështja tjetër ajo ku i akuzuar ishte edhe Enkes Hysendhima, avokat i Petritaj, u mbyll me dënimin varrmihësit Rajmond Mëzi me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec. Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg.

Avokati Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.

Ndërkohë edhe tre të dënuarit e tjërë në këtë çështje akuzohen edhe në disa raste të ngjashme dhe janë gjykuar disa herë për të njëjtën vepër.

Abuzimet me pronat në bregdet është kthyer në çështje dite në vend, ndërsa dhjetra persona përfshirë zyrtarë të lartë,  janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë nga Velipoja në Sarandë.

Etiketa: BIRNbregdetBurgGjykataGjykatëGjykatësKaraburunkonfliktkonflikt interesiParaProkuroriProkuroriaSHVendimVendimiVlorëWikipediaZvërnec
Tjetri
Marra 12 vjet pas masakrës së Kozarës, gjykatat në rreth vicioz për autorësinë

Marra 12 vjet pas masakrës së Kozarës, gjykatat në rreth vicioz për autorësinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.