AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mundësia e dyfishtë e Europës

Kemal DervişCaroline ConroyngaKemal DervişdheCaroline Conroy
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i ri francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi në Berlin. 15 maj 2017. Foto: (Bernd von Jutrczenka/dpa via AP)

Disa e shohin shtimin e populizmit – kryesisht të llojit të djathtë – në BE si një shenjë, që larg nga të qenët aktore globale, BE-ja mund të jetë duke u shpërbërë. Por situata në BE është më e ndërlikuar nga ç’e shohin pesimistët dhe jo aq e ftohtë.

Presidenti i ri francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi në Berlin. 15 maj 2017. Foto: (Bernd von Jutrczenka/dpa via AP)

Europa duhet të marrë një vendim. Mund të mos bëjë asgjë ndërsa nacionalizmi dhe autoritarizmi lulëzojnë nga Shtetet e Bashkuara (me qasjen “Amerika e Para” e Donald Trump) deri Kina (e cila po lëviz nga sistemi një-partiak te regjimi me një lider). Ose mund të udhëheqë rigjallërimin e vlerave demokratike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në një kohë kur ndryshimi i shpejt teknologjik kërkon reforma madhore politike, ekonomike dhe sociale.

Disa  e shohin ngritjen e populizmit – kryesisht të krahut të djathtë – në Bashkimin Europian si një shenjë që, larg nga gatishmëria e rolit të liderit, BE-ja mund të jetë duke u shpërbërë. Por situata e BE-së është më e ndërlikuar seç e bëjnë pesimistët të duket – dhe jo aq e ftohtë.

Vjeshtën e shkuar, sondazhi Eurobarometri Special 467 tregoi se 75% e të anketuarve e shihnin BE-në pozitivisht. Megjithatë shumica e të anketuarve mendojnë se jeta e fëmijëve të tyre do të jetë më e vështirë se ajo e tyrja, dy e treta besojnë se BE ofron shpresë për të ardhmen e Europës – një rritje me gjashtë përqind nga viti 2016.

Të rinjtë duket se janë dakord. Pjesa e të rinjve (15-39 vjeç) që e shohin BE-në pozitivisht është veçanërisht e lartë. Dhe pavarësisht shqetësimeve për ‘deficitin demokratik’ të BE-së, ky grup duket se rrit potencialin për pjesëmarrje politike.

Besimi në të ardhmen e BE-së u rrit majin e kaluar me zgjedhjen e presidentit francez Emmanuel Macron. Nëse Macron mund të sigurojë bashkëpunimin e Gjermanisë për programin e tij të reformimit europian, perspektivat e BE-së do të forcohen më tej.

Ndërsa zgjedhjet federale shtatorin e kaluar në Gjermani nuk prodhuan rezultat të fortë pro-BE – Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë është tani partia opozitare më e madhe, pasi siguroi 13% të votave – gjithsesi partitë kryesore të moderuara fituan me më shumë se 60% të votuesve. Koalicioni i ri qeveritar i Gjermanisë është të paktën po aq pro-Europian sa ai para tij dhe një Europë e fortë mund të mbetet trashëgimi e kancelares Angela Merkel.

Zgjedhjet e fundit në Itali – ku partia anti-emigrante Liga (me bazë elektorale në veri) dhe lëvizja Pesë Yjet me anim nga populizmi i majtë (me mbështetje në jug) fituan së bashku mbi 50% të votave – gjë që është shqetësuese. Megjithatë duke marrë parasysh antagonizmin mes dy partive, ka gjasa që një koalicion qeveritar të përfshijë në fund Partinë Demokratike Pro-Europiane. Së fundmi, çfarëdo pengesash që Italia, me ekonominë e vet në borxhe, i nxjerr integrimit të mëtejshëm të BE-së, këto nuk kanë gjasa të jenë të pakapërcyeshme nëse ushtrohet lidership i fortë francez dhe gjerman.

Sigurisht, Brexit nuk do të jetë i lehtë për Europën. Por, në përgjithësi Europa nuk shfaqet më një kontinent në krizë. Edhe në Greqi, që ka rikthyer rritjen e PBB, një shumicë e të anketuarve mbështesin tani BE-në.

Në këtë kontekst, BE-ja mund të përballet me dy mundësi që lidhen me njëra-tjetrën. Së brendshmi, mund të miratojë reforma që nxisin efikasitetin institucional dhe përparojnë integrimin. Së jashtmi, mund të qëndrojë pro bashkëpunimit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe shoqërisë së hapur.

Europa duhet të bëjë progres në mundësinë e parë nëse do të arrijë të dytën dhe kjo nënkupton forcim të eurozonës. Në këtë aspekt, Macron ka ofruar tashmë propozime ambicioze: një buxhet eurozone të ndarë, një ministër finance eurozone përgjegjës për të dhe një parlament eurozone (të përbërë nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe parlamentarë vendas) për t’i kërkuar llogari ministrit.

Përpara se të formohej një qeveri e re koalicioni në Gjermani, një grup pune franko-gjerman u krijua për të marrë në konsideratë propozimet e Macron. Tani që administrata e re e Merkel është në pushtet, do të shohim sa e gatshme është Gjermania të mbështesë kohezionin më të madh në eurozonë.

Në aspektin afatshkurtër, duket se nuk ka gjasa që qeveria e re të mbështesë propozimet e Macron në formën e tyre aktuale. Por mund të mbështesë kompletimin e bashkimit bankar dhe disa mekanizma për koordinim më të gjerë të politikave ekonomike të eurozonës.

Në aspekt afatgjatë, disa nga reformat e Macron duhet të jenë të mundshme, veçanërisht nëse vendet e eurozonës lejohet të përparojnë pa miratimin unanim të 27 vendeve anëtare. Ndryshime të tilla – kombinuar me bashkëpunim më të madh ushtarak dhe inteligjence – do të mbushin projektin europian me një dinamikë të re, me më shumë entuziazëm, pa përmendur ndjesinë më të madhe të sigurisë te shtetasit e Europës.

Një BE më e integruar dhe më e sigurt do të jetë e pozicionuar mirë për të qenë më efektive në skenën ndërkombëtare. Me Tregun e Përbashkët Europian që ka një PBB më të madhe se Kina apo SHBA, BE-ja mund të veprojë si një “shtyllë” e tretë në një rend të ri botëror. Modeli i saj i hapjes ekonomike, kohezionit social dhe institucioneve të forta mund të ofrojë një alternativë ndaj tendencave izolacioniste dhe nacionaliste që po kërcënojnë bashkëpunimin global.

Mos u gaboni: një fusha si tregtia, ndryshimi klimatik, rregullimi i sektorit financiar, politikat e konkurrencës dhe siguria kibernetike, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kritik. Dhe do të bëhet i domosdoshëm teksa përparimet në inteligjencën artificiale dhe bioteknologji ngrenë shqetësime etike që mund të zgjidhen efektivisht vetëm në nivel ndërkombëtar.

Rendi botëror liberal që u ngrit nga rrënojat e luftës së dytë botërore mund të ndihmojë në parandalimin e katastrofave të ardhshme në përballimin e testit më të vështirë. Duhet të riafirmojmë rëndësinë e ndërkombëtarizmit, hapjes dhe demokracisë në këtë epokë dixhitale, ndërsa miratojmë politika dhe rregulla për realitetin e ri. Europa, me eksperiencën e saj unike në një model demokratik të qeverisë mbikombëtare, duhet të udhëheqë. Bota – veçanërisht të rinjtë – i kanë sytë nga ajo.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Europe’s Double Opportunity

Etiketa: AmerikaAngela MerkelBEBorxheBrexitDonald TrumpEmigranteEmmanuel MacronEuropaFranko-GjermanFushaGjermaniGjermaniaGreqiItaliItaliaKibernetikeKinaMacronmbështetjeMerkelNacionalizmipaktParaparlamentPartiaPBBPopulizmiprogresProject SyndicateQeveriaReformaSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaSiguria kibernetikeTrumpVendimZgjedhjet
Tjetri
Kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeu për çmimin nga ‘Komisioni Europian’

Kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeu për çmimin nga 'Komisioni Europian'

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.