AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Facebooku dhe e ardhmja e privatësisë në internet

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Facebook dëshmon para Kongresit Amerikan për çështjet e sigurisë së përdoruesve të Facebook. Foto: BETA/AP

BE-ja ka marrë rolin kryesor për t’iu përgjigjur abuzimeve nga Facebook, falë standardeve të reja të privatësisë dhe taksimit më të madh të shitësve të të dhënave personale në internet. Megjithatë,  nevojitet dhe mund të bëhet akoma më shumë se kaq.

Drejtuesi i Facebook dëshmon para Kongresit Amerikan për çështjet e sigurisë së përdoruesve të Facebook. Foto: BETA/AP

Chris Hughes, një bashkë-themelues i Facebook, së fundmi vuri në dukje se shqyrtimi i kujdesshëm i Facebookut është “shumë i vonuar”, duke deklaruar se “për mua është tronditëse që atyre s’u është dashur t’u përgjigjen më herët më shumë pyetjeve të tilla”. Liderë në sektorin e teknologjisë së informacionit, sidomos në Europë, kanë vite që paralajmërojnë për abuzimet nga Facebook dhe portale të tjera. Sugjerimet dhe rekomandimet praktike të tyre janë urgjente sidomos tani.

Dëshmia e themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg para Senatit të SHBA-së bëri pak për të rritur besimin e publikut tek një kompani që trafikon të dhënat personale të përdoruesve të saj. Momenti më i qartë i dëshmisë erdhi kur senatori i Ilinoisit, Richard Durbin, e pyeti nëse Zuckerbergun nëse ai do të ndihej komod duke ndarë me të tjerët emrin e hotelit të tij dhe personat me të cilët kishte shkëmbyer mesazhe atë javë, pikërisht lloji i të dhënave të gjurmuara dhe përdorura nga Facebook. Zuckerberg u përgjigj se ai nuk do të ndihej komod duke e ndarë këtë informacion. “Mendoj se për këtë bëhet fjalë,” tha Durbin. “E drejta jote për privatësi.”

Kritikë të Facebookut kanë vite që e theksojnë këtë pikë. Stefano Quintarelli, një nga ekspertët më të mirë IT në Europë dhe mbrojtës i zëshëm i privatësisë online (dhe, deri së fundmi anëtar i parlamentit italian), ka qenë një kritik i vazhdueshëm abuzimit të Facebookut me pozitën e tij në treg dhe keqpërdorimin e të dhënave personale në internet. Ai ka mbrojtur për shumë kohë një ide të fuqishme: që secili prej nesh të mbajë kontrollin e profilit tonë në internet, i cili duhet të jetë i transferueshëm në të gjitha portalet. Nëse vendosim se nuk na pëlqen Facebooku, ne duhet të jemi në gjendje të kalojmë tek një konkurrent pa humbur lidhjet me kontaktet që mbeten në Facebook.

Për Quintarellin, abuzimi i Cambridge Analytica i të dhënave të fituara nga Facebook ishte një pasojë e pashmangshme e modelit të biznesit të papërgjegjshëm të Facebook. Facebook tashmë ka pranuar se Cambridge Analytica nuk është e vetmja që ka shfrytëzuar profilet personale të marra nga Facebook.

Në komunikimet personale me mua, Quintarelli thotë se Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave te Bashkimit Europian, e cila hyn në fuqi më 25 maj, pas gjashtë viteve përgatitje dhe debat, “mund të shërbejë si guidë në disa aspekte”. Sipas RPMDH, ai thekson, “organizatat që nuk binden mund të përballen me gjoba të rënda, deri në 4% të të ardhurave të tyre. Nëse RPMDH do të zbatohej që më parë, Facebook, për të shmangur gjoba të tilla, do të duhet të njoftonte autoritetet për rrjedhjen e të dhënave sapo kompania ta mësonte këtë gjë, shumë më përpara zgjedhjeve të fundit në SHBA”.

Quintarelli thekson se “Konkurrenca efikase është një mjet i fuqishëm për të rritur dhe mbrojtur biodiversitetin në hapësirën digjitale”. Dhe këtu, RPMDH-ja duhet të ndihmojë, sepse “prezanton konceptin e transportueshmërisë së profilit, ku një përdorues mund ta lëvizë profilin e tij/saj nga një shërbim ofrues në një tjetër, njësoj siç bëjmë kur ndërrojmë numrin e celularit nga një operator telefonik në një tjetër.”

Por “kjo formë pronësie e të dhënave të profilit tënd”, vazhdon Quintarelli, “sigurisht që nuk mjafton.” Po aq e rëndësishme është “interkoneksioni: operatori tek i cili ne çojmë profilin tonë duhet të jetë i lidhur me operatorin burim, në mënyrë që të mos humbasim kontakte me miqtë tanë në internet. Kjo është e mundur sot falë teknologjive si IPFS dhe Solid, të zhvilluara nga shpikësi i web-it Tim Berners-Lee.”

Sarah Spiekermann, profesoreshë në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës (WU) dhe kryetare e Institutit të saj për Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, është një tjetër pioniere e privatësisë në internet, e cila ka paralajmëruar për shumë kohë mbi llojin e abuzimeve të para në Facebook. Spiekermann, një autoritet global në trafikimin e identiteteve tona në internet për qëllime reklamimi, propagande politike, mbikëqyrje publike dhe private, apo qëllime të tjera të ulëta, thekson nevojën për të goditur “tregjet e të dhënave personale”.

“Që kur Forumi Ekonomik Botëror filloi të diskutonte të dhënat personale si një lloj i ri asetesh në vitin 2011”, me tha ajo, “tregjet e të dhënave personale kanë lulëzuar me idenë se të dhënat personale mund të jenë edhe ‘nafta e re’ e ekonomisë digjitale, si edhe e politikës.” Si rezultat,”më shumë se një mijë kompani tani janë përfshirë në një zinxhir të vlerave të informacioneve digjitale që mbledhin të dhëna nga çdo aktivitet në internet dhe i shpërndan përmbajtje përdoruesve të internetit ose celularit brenda rreth 36 sekondave pas hyrjes së tyre në fushën digjitale.” Nuk janë vetëm “thjesht Facebook dhe Google, Apple apo Amazon që mbledhin dhe përdorin të dhënat tona për çdo qëllim që mund t’u vijë në mendje,” thotë Spiekermann. “’Platformat e menaxhimit të të dhënave’ siç janë ato të operuara nga Acxiom ose Oracle BlueKai posedojnë mijëra atribute personale dhe profile socio-psikologjike të rreth qindra miliona përdoruesish.”

Ndërsa Spiekermann mendon se “tregjet e të dhënave personale dhe përdorimi i të dhënave brenda tyre duhet të ndalohet në formën e tyre aktuale,” ajo mendon se RPMDH “është një motivues i mirë që kompanitë në mbarë botën që të vënë në dyshim praktikat e tyre të shkëmbimit të të dhënave personale.” Ajo thekson gjithashtu se “një ekosistem i pasur i shërbimeve miqësore ndaj privatësisë po fillon të funksionojë”. Një studim nga një klasë me studentë të diplomuar të WU “krahasoi praktikat e grumbullimit të të dhënave të shërbimeve tona më të mira në internet (si Google, Facebook ose Apple) dhe i krahasoi ato me konkurrentët e tyre të rinj”. Studimi, thotë ajo,” u jep të gjithëve një mundësi për të ndërruar shërbimet në vend.

Pushteti i pafund i lobimit i Facebookut deri më tani ka penguar më shumë idetë praktike të Quintarellit, Spiekermannit dhe kolegëve të tyre në këtë fushatë. Megjithatë, skandali i fundit i ka hapur sytë publikut ndaj kërcënimit që përbën për vetë demokracinë mosveprimi.

BE-ja ka marrë drejtimin për t’iu përgjigjur kësaj, falë standardeve të saj të reja të privatësisë dhe taksimit më të madh të Facebookut dhe shitësve të tjerë të të dhënave personale në internet. Megjithatë, nevojitet dhe mund të bëhet më shumë. Quintarelli, Spiekermann dhe kolegët e tjerë të tyre të etikës në internet na ofrojnë një rrugë praktike për një Internet që është transparent, i drejtë, demokratik dhe që respekton të drejtat personale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Facebook and the Future of Online Privacy.

Etiketa: AmazonAppleBashkimit EuropianBEFacebookGooglenaftaParaPortaletProject SyndicatepropagandeSHSHBAstudentTregVjenë
Tjetri
Mungesa e vaksinimit rikthen fruthin në Shqipëri

Revolucioni global i shëndetësisë dhe teknologjia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.