AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-presidenti i Rumanisë akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-presidenti i Rumanisë Ion Iliescu duke dalë të martën 17 prill 2018 nga zyra e prokurorit. Foto Liviu Florin Albei, Inquam Photos

Prokurorët ushtarakë në Rumani akuzuan ish-presidentin Ion Iliescu për krime kundër njerëzimit gjatë revolucionit të vitit 1989 ku mbetën më shumë se 1,000 të vdekur dhe 2,500 të plagosur.

Ish-presidenti i Rumanisë Ion Iliescu duke dalë të martën 17 prill 2018 nga zyra e prokurorit. Foto Liviu Florin Albei, Inquam Photos.

Prokurorët ushtarakë rumunë akuzuan zyrtarisht ish-presidentin Ion Iliesku të martën për krime të dyshuara kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së dhunshme që rrëzoi liderin komunist të vendit Nikolai Çausheshku në dhjetor 1989.

Prokurorët thirrën në gjykatë Ilieskun, 88 vjeç, të martën në mëngjes dhe e njoftuan atë për padinë. Ish-kreu i shtetit ndenji rreth një orë me prokurorët dhe refuzoi të komentonte mbi aktakuzën.

Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë kërkoi leje më 2 prill për të ndjekur penalisht Ilieskun dhe ish-kryeministrin Petre Roman për krime kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së vitit 1989. Ish-zv/kryeministri Gelu Voican Voiculesku është vendosur gjithashtu të ndiqet penalisht.

Presidenti Klaus Iohannis e miratoi kërkesën më 13 prill.

Prokurorët thonë se Iliesku, Romani dhe Voiculescu ishin në krye të Këshillit të Fronit Kombëtar të Shpëtimit në dhjetor 1989, kur protestat kundër regjimit u kthyen të dhunshme, duke shkaktua më shumë se 1,000 të vdekur dhe 2,500 persona mbetën të lënduar.

Çështja e revolucionit të vitit 1989 ka qenë një nga hetimet më të gjata dhe më kontroverse në historinë e Rumanisë.

Në vitin 1990, Prokuroria Ushtarake e Bukureshtit hapi një hetim penal në lidhje me këtë çështje, por hetimi është ndalur dhe rihapur katër herë që atëherë.

Në vitin 2015, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi kundër Rumanisë dhe i kërkoi shtetit të paguante kompensim për tetë persona – nga 2,400 euro secili – për kohëzgjatjen e procedurës penale në një çështje që kishte lidhje me keqtrajtimin e tyre në dhjetor 1989.

Në nëntor 2016, prokurorët ushtarakë rifilluan hetimin për krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Në dhjetor 2017, prokurori ushtarak Marian Lazar njoftoi se hetuesit kishin zbuluar prova se kryengritja ishte e organizuar dhe se zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën të vrisnin diktatorin Çausheshku dhe gruan e tij Elena të paktën tri herë para se ata të gjykoheshin dhe ekzekutoheshin më 25 dhjetor 1989.

Një sërë protestash, shkëmbime zjarri dhe demonstratash midis 15 dhjetorit dhe 25 dhjetorit 1989, çuan në rënien e Çausheshkut dhe fundin e regjimit komunist.

Kjo është hera e dytë që Iliesku përballet me akuza për krime kundër njerëzimit. Në qershor të vitit 2017, prokurorët ushtarakë të Gjykatës së Lartë e paditën Ilieskun dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë për krime kundër njerëzimit për rolin e tyre në një goditje të dhunshme ndaj protestuesve të opozitës në Sheshin e Universitetit të Bukureshtit në 13-15 qershor 1990.

Dhuna la të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur në Bukuresht. Gjyqi vazhdon.

Iliesku njoftoi në shkurt 2010 se ai po tërhiqej nga politika.

Ai ishte president i Rumanisë midis viteve 1989 dhe 1996 dhe nga viti 2000 deri në vitin 2004.

Etiketa: aktakuzëAkuzadhunaEuroGjykataGjykatëGjykatësGjyqiHetimHetimetkompensimKrimepaktParapresidentprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProtestatRumaniThirrë
Tjetri
Kthimi i burrit “të zhdukur” shokon Kosovën

Të mbijetuarat e Kosovës duan drejtësi për këdo

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.