AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Digat e Ballkanit vënë në rrezik peshqit më të rrallë të Europës

Marcus TannerngaMarcus Tanner
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi Neretva. Foto: Pixabay.

Një studim i ri tregon se një e dhjeta e peshqve të Europës rrezikojnë zhdukjen nga vërshimi i projekteve për ndërtimin e digave në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi.

Lumi Neretva. Foto: Pixabay.

Deri në një e dhjeta e llojeve të peshqve të Europës mund të zhduken ose shkatërrohen nga digat e planifikuara të hidrocentraleve në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Grazit, raportoi Guardian i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai citon profesor Steven Weiss, autori i gazetës, të ketë thënë: “Është plani më i madh sistematik i ndërtimit me ndikime negative mjedisore që njoh që nga koha e Luftës së Dytë Botërore”.

Raporti, Lumenjtë e Ballkanit, Shpërndarja e llojeve të peshqve në rrezik dhe kërcënimet nga zhvillimi i hidrocentraleve, thotë se digat e planifikuara kërcënojnë 49 nga 531 lloje peshqish të ujërave të ëmbla të Europës me një humbje 50 deri në 100 për qind të shpërndarjes së tyre në Ballkan, me sidomos 11 lloje endemike në rrezik zhdukje në Ballkan.

Raporti vëren se në rajon janë ndërtuar ose planifikohen të ndërtohen jo më pak se 2,800 diga, kryesisht në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi dhe shpreh shqetësim të veçantë për efektin e tyre në lumenjtë Neretva, Moraça dhe Drina e sipërme.

Ai përmban kontribute nga profesorë dhe ekspertë në Serbi, Shqipëri, Greqi, Bosnje, Kroaci dhe Bullgari dhe është pjesë e një fushate të nisur nga organet mjedisorë Riverwatch dhe Fondacioni Europian i Trashëgimisë Natyrore.

“Rajoni i Ballkanit është vendi më i rëndësishëm për molusqe dhe peshq në Europë,” vëren ai, duke shtuar se rreth 80 për qind e 35,000 km lumenjve të rajonit mbeten në gjendje të paprekur.

Pavarësisht kësaj, vazhdon ai, “rajoni është shënjestra e një prej planeve më ambicioze për zgjerimin e hidrocentraleve në botë, me aktualisht rreth 2,800 projekte të planifikuara, ku mbi një e treta e të cilëve ndodhen në zona të mbrojtura, siç janë parqet kombëtare”.

Ai vë në dukje se digat kanë një ndikim katastrofik në mjedis, jo vetëm duke bllokuar kalimin e peshkut, por sepse kur digat hapen, ato pjesë të lumenjve ku peshqit lëshojnë vezët e tyre fshihen nga faqja e lumit.

Disa nga peshqit më të kërcënuar janë blini rus, i Adriatikut dhe peshku beluga.

Duke iu kthyer disa zonave me shqetësim të lart, raporti thekson: “E gjithë pjesa e sipërme e lumit Neretva, përfshirë degët e tij ushqyese po vihen në shënjestër për ndërtime hidrocentralesh. Projekti më i madh, Kaskada e Bjelimikut, është në zemër të habitatit më të madh të troftës së butë në rrezik zhdukje në gadishullin e Ballkanit, së bashku me troftën ngjyrë mermeri dhe habitatin më të madh për merenën e egër të Neretvës.”

Në lumin Moraça, raporti thotë: “Një vizion shumë më i kujdesshëm (sesa termocentralet) do të ishte që lumi Moraça të deklarohet një lum i egër dhe skenik dhe të vendoset përgjithmonë larg rrezikut për ndërtimin e hidrocentraleve”.

“Kjo jo vetëm që do të mbronte një peizazh të bukur të lumit, me faunën e tij të rrallë dhe interesat rekreative shumë pak larg kryeqytetit të Malit të Zi, por edhe linjën hidrologjike për të gjithë ekosistemin e Liqenit të Shkodrës”.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për të ardhmen e lumit Tara, jo për shkak të ndonjë veprimi nga Mali i Zi, por për shkak se Bosnja fqinjë thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani kineze për të ndërtuar digën pranë Focas që do të dëmtonte lumin.

“Realizimi i shumicës apo të gjithë projekteve të planifikuara të hidrocentraleve në zonën e këtyre 69 llojeve të peshqve endemik të Ballkanit me shumë mundësi do të çojë në 11 zhdukje globale,” përfundon raporti.

Për raportin e plotë, shikoni:  http://balkanrivers.net/sites/default/files/Fish_Study_ëeb.pdf

Etiketa: BallkanBosnjaBosnjeBullgaridigaGreqiKroaciLumiMal të ZiMaliMali i ZimarrëveshjeMjedisndikimrajonrajoniRaportiRiverwatchrrezikSerbiSHshqipShqipërizhdukje
Tjetri
Rriten depozitat në euro, ulen ato në lekë

Rriten depozitat në euro, ulen ato në lekë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.