AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Rafineria e naftës në Elbasan nën hetim për ndotjen e lumit me mbetje toksike

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Energjia, Korrupsioni, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rafineria e bitumit e ndërtuar nga R.B.H Beline në zonën e metalurgjikut në Elbasan | Foto nga : Bardha Nergjoni

Policia nisi të premten një procedim ndaj rafinerisë R.B.H Beline në Elbasan, pasi dyshohet se ndot me shkarkimet e saj industriale ujërat e përroit në fshatin Balldren, një akuzë që mohoet nga kompania.

Rafineria e bitumit e ndërtuar nga R.B.H Beline në zonën e metalurgjikut në Elbasan | Foto nga : Bardha Nergjoni

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të përpiluar të premten dhe të shpërndarë të shtunën, Drejtoria e Policisë në Elbasan njoftoi se rafineria e  ndërtuar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papër – e cila filloi punë në vitin 2016, do të ndiqej penalisht për “ndotje të ujërave” në bazë të nenit 203 të Kodit Penal.

Sipas policisë “gjatë ushtrimit të aktivitetit rafineria shkarkon mbetjet toksike në natyrë duke ndotur ambjentin dhe ujërat në përroin e fshatit Balldren”.

Të premten në mëngjes në zonën industriale në Elbasan, përfshirë dhe në rafinerinë e naftës të kompanisë R.B.H Beline ushtroi një inpektim kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, të cilët i kërkuan ministrit të Mjedisit Blendi Klosi nëpërmjet rrjetit social Facebook, të marrë masa ndaj kompanive që ndosin mjedisin.

“Rafineria e naftës është ndotës jo vetëm e ajërit, por është tepër e rëndë situata me mbetjet e naftës që derdhet në kanalet e kullimit të arave bujqësore dhe më pas në Shkumbin,” shkruan Balla “Është një vepër penale shumë e rëndë,” shtoi Balla.

Më herët Bashkia Elbasan gjithashtu nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook deklaroi se vizita në zonë ishte një inspektimin për të parë nga afër situatën, ndërkohë që Sejdini ka ftuar dhe ministrin Klosi ta monitorojë zonën.

Postimet e Ballës dhe Sejdinit u ndoqën nga njoftimi i policisë për hapjen e hetimeve, një sekuencë ngjarjesh që për presidentin e rafinerisë R.B.H Beline ngre dyshime se procedimi ndaj kompanisë është i motivuar politiksht.

I kontaktuar  nga BIRN presidenti i kompanisë së proceduar Rebani Likometa tha se shteti funksionon me institucione dhe jo me politikë Facebooku apo portalesh. “Nuk mund të nisesh nga deklarata politike për të proceduar një kompani”, tha Likometa.

Megjithatë ndotja  nga rafineria dhe ankesat e banorëve për të ishin denoncuar më herët në një investigim të BIRN në nëntor 2017.

Rafineria e përpunimit të naftës bruto nisi të ndërtohej në vitin 2014 në fshatin Balldren të Elbasanit nga kompania “R.B.H Belinë”, e cila më parë e ushtronte aktivitetin e saj në fshatin Zharrëz të Fierit. Kompania, e cila zotërohet 50 me 50 nga aksionerët Rebani Likometa dhe Halil Gashi nisi punimet në Elbasan falë një miratimi paraprak të Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë të vitit 2014.

Investigimi i BIRN gjeti se rafineria iu shtua problemeve shumëvjeçare të ndotjes së mjedisit në zonë, të shkaktuara nga një numër i madh biznesesh industriale si uzina e ferrokromit, ajo e prodhimit të çelikut e kompanisë “Kurum International”, fabrika të gëlqeres, e tullave refrektare apo disa industri të tjera më të vogla.  Të gjitha këto industri, sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN i kanë shkaktuar ndotje në shkallë të gjerë të ajrit, ujërave dhe tokës, si dhe kanë lënë gjurmë në shëndetin e popullatës, e cila vuan në nivele të larta të sëmundjeve tumorale dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

I pyetuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, Rebani Likometa mohoi se rafineria ndoste përtej masave të lejuara nga ligji.

“Ka agjenci të mbrojtjes së mjedisit nëse ka mangësi. Ne jemi të detyruar ti përgjigjemi detyrave që na lënë nga kontrollet që bëjne,” tha Likometa.

“Unë e kërkoj vetë që të na monitorojnë pasi vetë kam kontaktuar z. Balla dhe i kam thënë se nuk është rafineria që ndot duke e shoqëruar edhe me prova”, shtoi ai, ndërsa e cilësoi procedimin “të paligjshëm dhe tendencioz”.

Etiketa: AdministrativeBalldrenBanorëBashkiaBashkia ElbasanBIRNBlendi KlosielbasanFacebookHetimInvestigimKodit PenalKurumMasambetjeMjedisitNdotjandotjePartisë SocialistePoliciaprocedimProcedimiQazim SejdiniSHShkumbinTaulant Ballavizita
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Altina Xhoxhaj-anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Skeda e pasurisë së deklaruar-Altina Xhoxhaj-anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.