AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Taksë e re mbi të ardhurat për të gjitha profesionet e lira

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. Foto: Malton Dibra/LSA

Qeveria shqiptare urdhëroi regjistrimin si subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të të gjithë profesioneve të lira të regjistruara deri tani si biznes i vogël apo person fizik pavarësisht se sa të ardhura kanë.

Kyreministri Edi Rama dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj në Kuvend. Foto: LSA

Nëse je mjek, kontabilist, dentist, arkitekt apo inxhinier dhe i ofron këto shërbime përmes një subjekti tregtar, nga 1 prilli i këtij viti detyrohesh të lëshosh faturë tatimore me TVSH dhe të paguash 20% tatim mbi vlerën e shtuar. Ky është vendimi i fundit i qeverisë i marrë javën e kaluar, vendim që synon të taksojë një segment të aktivitetit ekonomik që më parë i nënshtrohej tatimeve si biznes i vogël dhe ishte subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të publikuar në faqen e internetit të kryeministrisë.

Qeveria synon të mbyllë në këtë mënyrë një hapësirë shmangie fiskale të krijuar nga politika e saj e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, miratuar në vitin 2013 si pjesë e premtimeve të partisë socialiste.

Deri në vitin 2013, profesionet me vetëpunësim i nënshtroheshin taksës së biznesit të vogël, një taksë referencë, e cila varionte nga qyteti dhe niveli i vlerësuar i xhiros së pritshme vjetore. Një profesion i lirë me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit me aktivitet në Tiranë, në atë kohë paguante sigurime shoqërore e shëndetësore, taksa bashkiake si dhe taksë të biznesit të vogël në masën 38 mijë lekë në vit. Nëse i njëjti aktivitet gjendej në një qytet të varfër, paguhej taksë në masën 22 mijë lekë në vit. Nëse xhiroja e biznesit ishte deri në 3 milionë lekë dhe aktiviteti zhvillohej në Tiranë, taksa rritej në masën 60 mijë lekë.

Qeveria socialiste e hoqi këtë taksë dhe e zëvendësoi me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, i cili është aktualisht 25 mijë lekë në të gjithë territorin e vendit për të ardhurat deri në masën 2 milionë lekë dhe 7.5% për të ardhurat nga 2 deri në 8 milionë lekë.

Skema e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin duket se dështoi duke dëmtuar para së gjithash të ardhurat e bashkive. Por ndërkohë, shumë profesionistë të punësuar me paga të larta, përfshirë avokatë, mjekë e të tjerë, e gjetën me leverdi të regjistroheshin si biznes i vogël dhe të faturonin bizneset që i kishin punësuar, me synimin për të shmangur sigurimet shoqërore e shëndetësore mbi pagat e larta si dhe tatimin mbi të ardhurat personale, të cilat arrijnë në deri 40% të të ardhurave sëbashku.

Qeveria tentoi fillimisht ta luftojë këtë shmangie fiskale duke vendosur paga referencë për zbatimin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Skema dështoi kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e qeverisë. Në vend të kësaj, qeveria vendosi të imponojë TVSH mbi të gjitha profesionet. Në këtë mënyrë, nëse një kontabilist siguron të ardhura në masën 50 mijë lekë në muaj, ai detyrohet të paguajë 10 mijë lekë tatim mbi vlerën e shtuar, krahas detyrimeve për sigurime shoqërore e shëndetësore dhe taksa bashkiake. Bizneseve të tilla u lind e drejta e TVSH-së së kreditueshme, gjë që do të thotë se për blerjet që kanë me TVSH do të paguajnë 20% të fitimit bruto. Por këto lloj biznesesh kanë zakonisht shumë pak fatura të tilla. Rrjedhimisht për shumicën e këtyre bizneseve, vendimi i qeverisë nënkupton tatim të ri në masën 20% të të ardhurave.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajEdi RamaGjykataGjykata KushtetueseKëshillit të MinistravekushtetueseKuvendliraMASMjekPagatParaPartisë SocialistePunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShoshshqiptaretaksaTVSHVendimVendimixhiro
Tjetri
Gjyqtari Fatos Lulo akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

Gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj “ngel” në testin e KPK-së për pasurinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.