AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjermania ende e pavendosur për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rama dhe Merkel në Berlin më 25 prill 2018. Foto: Facebook

Një tentativë e Kryeministrit Edi Rama për të bindur faktorët politikë në Gjermani për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë përfundoi të mërkurën me rezultate të përzjera pasi Kancelarja Merkel deklaroi se nuk ka marrë ende vendim ndërsa disa deputetë të partisë së saj shprehën qëndrimin kundër.

Rama dhe Merkel në Berlin më 25 prill 2018. Foto: Facebook

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian, por rekomandimi i komisionit i publikuar së fundmi, duhet të merret në shqyrtim nga krerët e shteteve anëtare, të cilët do të mblidhen në maj për ta diskutuar.

Në një përpjekje për të bindur mosbesuesit, kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Berlinin të mërkurën duke u kryer takime në parlamentin e Gjermanisë si dhe me kancelaren Angela Merkel por nuk arriti të marrë ndonjë premtim konkret për mbështetjen e vendit më të rëndësishëm anëtar të BE-së.

“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë”, shtoi ajo.

Para takimeve, Rama dha intervista me media të ndryshme ku dha disa argumente gjeopolitike në mbështetje të hapjes së bisedimeve ndërsa shmangu komentet mbi ecurinë e punës së qeverisë së tij për plotësimin e kushteve për anëtarësim.

Duke folur për agjencinë Reuters, Rama deklaroi se mohimi i perspektivës për anëtarësim mund të ushqejë radikalizimin islamik dhe të rrezikojë stabilitetin e rajonit. Ai shtoi se në mungesë të anëtarësimit, në rajonin tonë do të krijohet një hapësirë që mund të shfrytëzohet nga Rusia.

Gazeta gjermane Tagesspiegel ndërkohë raportoi mbi takimet e Ramës me deputetë të parlamentit federal të Gjermanisë dhe opinionet e ndryshme në këtë parlament, ku disa deputetë të Partisë KristianDemokrate të Merkel, mes të cilëve, edhe i shumëpërfoluri Gunther Krichbaum, kanë shprehur kundërshtimin publik të hapjes së bisedimeve me argumentin se Shqipëria nuk është ende gati. Nga ana tjetër, deputetë të forcave të tjera politike në Gjermani mendojnë se hapja e bisedimeve është një mundësi për të detyruar Shqipërinë të përgjigjet hap pas hapi për secilën nga qindra çështjet në të cilat Shqipëria duhet të bëjë përparime për të plotësuar kushtet për anëtarësim.

Ekspertët mendojnë se Bashkimi Europian konsideron si të gabuar vendimin për anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, anëtarësim që u bë me parimin se kriteret e të qenit vend anëtar, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mund të realizohen më lehtë duke qenë anëtar.

Në vitin 2014, Komisioni Europian shpalli një pushim disavjeçar në procesin e zgjerimit ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u përpoq të mbajë vendet e Ballkanit të angazhuara në reformat drejt integrimit. Por vendet e Ballkanit duket se e konsiderojnë ndryshimin e kërkuar nga Komisioni Europian si një çështje jo shumë të rëndësishme. Nga të 33 kapitujt ku vendet anëtare duhet të bëjnë progres, Shqipëria që nga viti 2015 ka marrë notën “pak progres” në shumicën dërrmuese të rasteve. Kjo është nota më e ulët kaluese në shkallën e vlerësimit të Komisionit Europian dhe kjo notë minimale jepet nga zyrtarë që janë veçanërisht mbështetës për zgjerimin dhe që duket se bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur sado pak progres e për të shmangur komentet negative.

Gjithesi, gjatë viteve të fundit, rikthimi i Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe përkeqësimi i balancave delikate të pushtetit në shumë vende të Ballkanit, ka shtyrë zyrtarët e Brukselit të mendojnë për zgjerimin jo thjeshtë si çështje kriteresh por edhe si çështje gjeostrategjike, gjë që Rama u përpoq ta theksonte edhe më shumë.

Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian dhe personi i cili në vitin 2014 shpalli rëndësinë dytësore të zgjerimit në axhendën e presidencës së tij dhe ngrirjen e zgjerimit për “pesë vjet”, javën e kaluar theksoi se BE duhet të pranojë vende të reja anëtare nga Ballkani Perëndimor “për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje”.

Por se sa do të bindë rreziku gjeopolitik për sigurinë e Europës vendet anëtare për përshpejtim të integrimit të Ballkanit pavarësisht ngathtësisë në plotësimin e kushteve nga kandidatët, kjo mbetet për t’u parë pas pak javësh.

Etiketa: Angela MerkelBallkaniBashkimi EuropianBEdeputetEdi RamaFacebookgazetaGjermaniGjermaniaKancelarja MerkelkandidatëtKomisioni EuropianLuftembështetjeMediaMerkelParaparlamentpresidentprogresPunëRamaRusiaSHshqipShqipëriaVendim
Tjetri
Plani për martesat e të njëjtit seks shkakton zemërim në Mal të Zi

Plani për martesat e të njëjtit seks shkakton zemërim në Mal të Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.