AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbeturinat urbane të tre bashkive rrisin ndotjen përgjatë Vjosës

Raimond KolangaRaimond Kola
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbeturina të varura në pemë buzë lumit të Drinos. Foto:Rajmond Kola.

Në mungesë të landfilleve, bashkitë e Tepelenës, Përmetit dhe Këlcyrës i depozitojnë mbetjet e tyre pranë shtretëve të lumenjve Drino dhe Vjosë, duke shkaktuar ndotje masive me qelq, plastikë dhe mbeturina të tjera.

Mbeturina të varura në pemë buzë lumit të Drinos. Foto:Rajmond Kola.

Ademi, një bari rreth të pesëdhjetave që kujdeset për tufën e tij të deleve në lëndinat buzë lumit Drino në Gjirokastër është bërë shpeshherë dëshmitar i momenteve kur makinat e bizneseve të ndryshme derdhin aty mbetje nga më të ndryshmet.

Shishe qelqi, bidona plastikë, paketime kartoni e letre, qese plastike që përhapen buzë lumit dhe kur rrjedha fryhet gjatë dimrit, mbeturinat shpërndahen deri në grykëderdhjen e Vjosës e më tutje në det. Vende- vende hedhurinat mbeten varur nëpër rrënjë e degë pemësh  buzë lumit, duke krijuar peisazhe absurde dhe ndotje masive.

“Në mjaft raste, mbeturinave u vënë zjarrin”,  thotë bariu, i cili shton se lugina pushtohet nga tymi dhe era e rëndë.

Aksionet vullnetare të gjimnazistëve apo edhe të tjera të ngjashme, ia kanë dalë vetëm të pastrojnë përkohësisht copëza të peisazhit. “Erdhën ca nxënës dhe pastruan, por ja si u bë prapë”, tregon Ademi një zonë, ku janë hedhur rishtas mbeturina qelqi dhe plastike.

Tre qytete që ndodhën buzë rrjedhjes së Vjosës,  Përmeti, Këlcyra dhe Tepelena i kanë sheshet e depozitimit të mbetjeve fare pranë lumit dhe ndotja prej këtu është e lartë pasi jo pak mbeturina përfundojnë në ujërat e lumit.

Aktivistët mjedisorë fajësojnë për këtë situatë bashkitë, të cilat në mungesë të një landfilli miratojnë grumbullimin e mbeturinave buzë lumit dhe mbyllin sytë ndaj kujtdo që ndjek të njëjtin shembull.

Olsi Nika, drejtues i Organizatës Eko Albania thotë se ndotja e Vjosës nga mbetjet urbane ka ardhur duke u rritur dhe se fajin për këtë e kanë kryesisht bashkitë.

“Nuk bëjnë menaxhimin e duhur dhe në mungesë të një landfilli i i grumbullojnë mbeturinat buzë lumit,” tha Nika për BIRN.

Zgjidhja në letër

Kryebashkiakët me të cilët BIRN bisedoi pranuan se sistemi i tyre i menaxhimit të mbeturinave “cenon Vjosën”, por ia vunë fajin për këtë mungesës së një landfilli rajonal.

I pyetur për grumbullimin e mbeturinave buzë lumit, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi i tha BIRN se bashkia që ai drejton nuk ka një zgjidhje për sheshdepozitimin dhe një landfill rajonal do ta zgjidhte këtë problem të ndotjes.

Njësoj si Peçi, edhe kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli fajëson mungesën e një landfilli për situatën e krijuar. Ai i tha BIRN se po synohej me Ministrinë e Mjedisit të sistemohej shesh depozitimi.

“Është paraqitur një projekt me preventivat përkatëse për sistemimin e sheshit deri në ngritjen e landfillit rajonal”, tha Shupuli.

BIRN nuk mundi të kontaktonte me kryebashkiakun e Këlcyrës.

Mbetje qelqi dhe plastike te grumbulluara buze lumit. Foto: R.Kola.

Landfilli rajonal u parashikua si zgjidhje për qarkun në një studim të vitit 2014, të cilin BIRN e zotëron. Studimi në kuadër të “Projektit Selea”, i financuar nga Programi IPA  i BE-së, i cili nisi në vitin 2011 dhe  përfundoi në vitin 2014,  parashikonte në fazën afatshkurtër mbështetjen me financime në Qarkun e Gjirokastrës për përmirësimin e sistemit të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve,  doli në konkluzionin se zonës ndër të tjera i duhej një landfill rajonal.

Por projekti, i cili parashikonte që brenda viteve 2018-2020 të mbulonte me shërbim pjesën më të madhe të qarkut dhe ndërtimin e një landfilli rajonal me kosto rreth 4 milionë euro, mbeti në letër pasi siç thotë Drejtoresha e Programve të Zhvillimit në këtë Qark, Hiriana Kokalari, “donatorët nuk e mbështetën fazën e pas-studimit”.

Landfillet rajonale parashikoheshin edhe në  strategjinë e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve 2010-2025, por megjithëse angazhimi kërkonte që deri në vitin 2020  Shqipëria t’i kishte ndërtuar 12 landfille inxhinierike për grumbullimin  e mbetjeve bashkiake sipas standardeve  të BE-së, puna për mjaft prej tyre nuk ka filluar.

Ndërkohë, investimi më i shtrejtë që qeveria bëri për tre inceneratorë të dhënë me koncesion  siç gjeti BIRN në një investigim të vitit të shkuar,  e ka bërë të paqartë nëse landfillet do të vazhdojnë të ndërtohen.

Mungesa e menaxhimit të mbetjeve në fshatra

Vetëm landfilli sidoqoftë nuk do e zgjidhte problemin. Bashkive iu duhet të investojnë në grumbullimin e mbetjeve në fshatra, të cilat sipas studimit të vitit 2014 në shumicën dërrmuese nuk mbulohen me kosha dhe as kanë grumbullim të mbetjeve.

Ambientalistët thonë se ky po ashtu është problem  sa i përket ndotjes së lumejve me mbetje urbane. Ata thanë se  fshatrat e vegjël kodrinorë në të tre rrethet e qarkut Gjirokastër, i hedhin kryesisht mbeturinat në përrenjtë që më pas derdhen në lumin Drino dhe Vjosë.

Vetëm në bashkinë Përmet, siç gjeti një monitorim i organizatës “Milieukontakt Albania”,  7500 banorë nuk mbulohen me shërbim të pastrimit dhe nuk kanë kosha të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa edhe në pjesën kur këto shërbime ofrohen një pjesë e koshave janë të amortizuar. Po ashtu sipas një studimi të financuar nga Bashkimi Europian në 2014, shumica dërrmuese e  fshatrave të bashkive të tjera të qarkut nuk kanë shërbim të grumbullimit të mbetjeve.

Por kryebashkiakët thanë se njësitë vendore nuk kishin shumë mundësi të ndryshonin këtë situatë pa mbështetje financiare.  “Njësitë vendore si Tepelena  kanë nevojë për mbështetje me financime për të zgjidhur grumbullimin e diferencuar dhe përpunimin e mbetjeve në një landfill”, tha kryebashkiaku Peçi.

Ndërsa Shupuli tha se po punohej për vend-depozitime të vogla në fshatra, pasi siç tha ai “në  disa nga zonat malore makinat e pastrimit nuk arrijnë për shkak të infrastrukturës”.

Drejtoria e Shëndetit Publik dhe OJF të ndryshme kanë dhënë alarmin se ndotja në Vjosë dhe në Drino është në rritje, duke dëmtuar mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.  “Ujërat e Lumit në verë kanë ndotje mjaft të lartë dhe përbëjnë rrezik infeksionesh për të rinjtë që lahen në lumë”, i thanë BIRN burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër.

Olsi Nika shpjegoi po ashtu se ndotja e Vjosës nga mbetjet urbane ka ardhur duke u rritur ndërsa në lumë kishte edhe prezencë lëndësh të dëmshme kimike. “Analizat e mbetjeve kimike  të tretura në ujë nga rrjedha e Vjosës në Përmet deri në Tepelenë dalin të larta dhe po kryhen studime për pasojat në faunën e lumit,” thotë ai.

Nika tha se një studim paraprak  i 15 shkencëtarëve shqiptarë, austriakë dhe gjermanë  të cilët po kryejnë aktualisht studime në lumin Vjosë kishte zbuluar prani të madhe edhe të kimikateve jo vetëm prej mbetjeve urbane, por edhe për shkak të përdorimit të pesticideve pa kriter.

Etiketa: ademiaktivistAktivistëambientalistBanorëBashkiaBashkimi EuropianBEBIRNDrinoEuroInceneratorInvestigimKëlcyrëKoncesionkostoKryebashkiaklandfillmbështetjembetjeMbetjet urbanembeturinaMjaftMjedisitNdotjandotjeOlsi NikaPërmetplastikePunaQeveriarrezikSHshqipShqipëriatërmet
Tjetri
Serbia ndalon ministrin kroat pas vetos për Vulinin

Serbia ndalon ministrin kroat pas vetos për Vulinin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.